• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbante identitet fals/ Mediat greke: Si u kap rastësisht Jani Alia mëngjesin e 31 Dhjetorit

14:09 : 03/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Mediat greke kanë zbardhur detaje nga operacioni për arrestimin e 48-vjeçarit Jani Aliajt, i cili u kap në Athinë, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Sipas mediave fqinje, Jani Alia është kapur rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person të dyshimtë teksa ecte në rrugë në vendin e quajtur “Platonos kai Korai” në Moskato të Athinës.

Gjatë kontrollit të të dhënave të tij në sistemin elektronik që policët greke mbajnë me vete, ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke, Aleksan Kreshnik me vitlindje 1976 dhe për këtë është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato për hetime të mëtejshme.

Nga verifikimi i mëtejshëm në sistem, rezultoi se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, më 1 qershor 2015, duke shkelur lejen e rregullt 11-ditore. Në burg ai vuante dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shtetasi shqiptar, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarje të ndodhura në vitin 2006 në Athinë.

Gjithashtu rezultoi se ky shtetas kërkohej në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh, të ndodhura në Shqipëri në tetor 2015 dhe maj 2016.

Lexo edhe:

Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë/ Vrasësi e priti dhe e qëlloi nga afër

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale, zbardhet identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në Athinë

Historiku i përplasjes me Elton Çiçon

Elton Çiço ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me parëmendim”, pasi vrau me thikë djalin e shtetasit Shyqo Ballazhiu, me origjinë nga Tepelena.

Në vitin 2000 Jani Alia vret me thikë E.Ballazhiun, në fshatin me emrin Zhabakin. E. Ballazhiu, 20 vjeç, ishte shok fëmijërie me Elton Çiçon. Ata ishin rritur bashkë në Tepelenë, ndërsa Çiço ishte interesuar shumë për të mësuar se kush ishte vrasësi i shokut të tij. Në momentin që ka marrë vesh se kush ishte vrasësi i shokut të tij, Elton Çiço i ka dërguar fjalë në burg Alisë, duke i thënë se do merrtë hak për këtë vrasje.

Jani Alia, në atë kohë 23 vjeç, ishte arrestuar nga policia greke dhe mbahej në paraburgim. Rreth 3 vite më vonë edhe Elton Çiço arrestohet nga policia greke, dhe burgoset në burgun e Koridhalos. Ironia e fatit bën që në të njëjtin burg të jetë edhe Jani Alia, i dënuar me 18 vjet për vrasje, ndërsa Çiço u dënua me 5 vite për drogë.
Aty ndodhi edhe përplasja e parë fizike mes tyre, pasi Çiço plagosi me thikë Alinë, gjatë kohës që kishin dalë në ajrim.

Disa javë pas ngjarjes, Jani Alia del nga burgu me leje, pasi kishte kaluar 10 vite në qeli, por nuk kthehet më dhe shpallet në kërkim nga policia.

Pak kohë më pas del edhe Elton Çiço, pasi përfundon dënimin. Pas këtij momenti fillojnë edhe atentatet.

Në 10 janar 2016 Elton Çiço tenton të ekzekutojë Alian në Tiranë, te rruga e Kavajës.
Çiço qëllon disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, por nga plumbat plagoset vetëm një person i rastësishëm me inicialet A.Q.

Pas hetimeve të policisë u zbulua se objektivi kishte qenë Jani Alia, i cili ishte në makinë tip “BMË X6” me targë AA 727.., të cilën më pas e ka zhdukur, megjithëse ky mjet aktualisht është i bllokuar nga policia.
I vendosur për hakmarrje, Çiço organizoi edhe një atentat tjetër, këtë herë në Gjirokastër.

Në 25 prill 2016, Jani Alia po lëvizte me makinën e një mikut të tij, kur Çiço hapi zjarr ndaj tij. Alia u plagos lehtë në dorë, por ia doli të mbijetonte edhe këtë herë. Policia nuk mundi të provonte autorësinë e Elton Çiços, ndërsa vetë Jani Alia deklaroi se ishte vetëm një ngatërresë.

Prej këtij momenti Jani Alia zhvendoset në Tiranë dhe kërkon ndihmën e Renato Milloshit, me të cilin kishte miqësi të hershme. Vetëm 1 javë më vonë, më 1 maj 2016 në një lokal në Bllok ekzekutohet me 2 plumba Elton Çiço. Për ngjarjen policia shpalli si autorë Jani Aliajn dhe Renato Milloshin. Pas vrasjes së Elton Çiços, miqtë e tij, mes tyre Andi Mustafaraj premtuan hakmarrje. Vetëm 4 muaj pas vrasjes së Çiços, dhe pak kohë pas mesazhit të Mustafarajt, më 21 gusht të vitit 2016, rreth orës 15:35 në një lokal në afërsi të ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë iu bë atentat me armë Nelgert Patës, i cili njihet si mik dhe bashkëpunëtor i Jani Aliajt.

Për shkak të disa bimëve dekorative që kishte lokali, Nelgert Pata i shpëtoi fushëpamjes së atentatorit dhe mbeti i plagosur lehtë në vesh. Menjëherë pas ngjarjes Pata u largua në drejtim të paditur.

E njëjta skemë është ndjekur edhe në atentatin me armë ndaj Andi Mustafarajt me 28 tetor në një lokal në zonën e Ish-ekspozitës. Ai është mbajtur në vëzhgim derisa ka zbritur nga makina dhe është ulur në kafe, ku u qëllua 3 herë me armë duke mbetur i plagosur.

Vrasja e tretë është ajo e 34-vjeçarit Nelgert Pata, mik i Jani Aliajt dhe rival i grupit të Elton Çiços. Pata u ekzekutua në makinën e tij dhe u gjet vetëm pak minuta më vonë nga policia. Po ashtu në periferi të Fierit policia gjeti një makinë të djegur që dyshohet se ishte e autorëve, raportuan mediat në atë kohë.

Etiketa: arrestimiathineelton cicojani alia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë/ Vrasësi e priti dhe e qëlloi nga afër

10:44 : 19/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale, zbardhet identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në Athinë

22:42 : 18/08/2025
AKTUALITET

Vritet me armë zjarri një shqiptar në Athinë

21:59 : 18/08/2025
BOTA

Do të përfundonte në Izrael, kapet gjysmë ton drogë në Athinë! Ishte fshehur në…

11:26 : 17/08/2025
AKTUALITET

Ky është Ligor Doko, pronari i hotelit ku fshihej “Pole Qorri”

15:59 : 04/08/2025
Në foto: Flodian Plaku
AKTUALITET

Detajet/ “Pole Qorri” kishte marrë sërish porosi për vrasje, kush e shoqëronte kur u kap

18:39 : 03/08/2025
Para

Atentati në Berat për "pazare droge"/ Policia: Kemi identifikuar autorët, i shpallëm në kërkim (EMRAT)

TË GJITHA

Vuçiç: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni dhe te të drejtat e serbëve

13:03 : 26/08/2025

Tre javë para se ai ta vr*ste, 36-vjeçarja i shpëtoi jetën bashkëshortit nga vetëv*rja

12:39 : 26/08/2025

REL: Nga Republika Sërpska kërkohet shkëputje e pamundur

12:27 : 26/08/2025

Hapet ura e re për automjete mbi lumin Ibër

12:24 : 26/08/2025

Të shtënat me a*më drejt automjetit në Kombinat/ Lihen në burg dy të rinjtë: Nuk doja t’i vr*sja

11:57 : 26/08/2025

3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

11:47 : 26/08/2025

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

11:32 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com