• Kontakt
Monday, May 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Universitetet miliona euro “rrush e kumbulla”/ Para për llaç e tulla, “thërrime” për shkencë

22:25 : 25/12/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Jo vetëm qeveria, por edhe vet universitetet gjatë dekadës së fundit janë bërë pjesë e shkatërrimit të tyre. Këtë e dëshmojnë raportet të shumta që monitorojnë financat e universiteteve publike.

Ajo që vihet re është fakti, se institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri shpenzojnë shumë para për tulla e llaç, paga personeli e luks dhe shumë pak, për të mos thënë aspak, për kërkim shkencor, që është në fakt qëllimi primar i një universiteti.

Universitetet në thelb, janë qendra të mëdha shkencore, ku jo vetëm përgatiten elitat e një shoqërie, por njëkohësisht zhvillohen platformat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të një vendi.

Në Shqipëri, nocioni i shkencës në universitetet tona duket se nuk ekziston. Të dhënat zyrtare, të paktën ato financiare, tregojnë se universitetet në Shqipëri janë kthyer në njësi të rëndomta shpenzuese për paga personeli e investime në infrastrukturë, ndërsa shumë pak prej buxhetit të tyre shkon për shkencë.

Një raport i OJF-s Qëndresa Qytetare, tregon se gjatë vitit 2022-2023, 7 nga 10 universitetet kryesore në vendin tonë, kanë shpenzuar në total një buxhet prej 87.8 milionë euro. Universiteti me buxhetin më të lartë në vend është universiteti i Tiranës, me rreth 25.7 milionë euro.

Lexo edhe:

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

Merz nga Tirana: Të punojmë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

SHPENZIMET E UNIVERSITETEVE

• Unversiteti i Tiranës 25,773,842 Euro

• Univeristeti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan 7,714,043 Euro

• Universiteti “Fan S. Noli” Korcë 5,021,655 Euro

• Universiteti i Mjeksisë 10,787,008 Euro

• Universisteti “Aleksandër Moisiu” Durrës 13,779,412

• Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër 6,620,653 Euro

• Universiteti Politeknik i Tiranës 17,572,354 Euro

Universiteti i Korçës ka koston më të lartë për një student. Një student i kushton  buxhetit 2100 Euro kur në Universitetin e Tiranës kostoja për një student llogaritet  1400 Euro. 5 nga 7 universitetet e monitoruara dedikojnë më shumë se 55% të shpenzimeve për personelin, gjë që kufizon fondet për zhvillimin akademik dhe përmirësimin e infrastrukturës. Universiteti i Shkodrës shpenzon 71.8% të buxhetit vjetor për paga.

Universiteti Politeknik i Tiranës ka kryer shpenzime në vlerë 1,366,764 Euro për  mjete dhe pajisje teknike, ku peshën kryesore e zënë investimet në modernizimin e laboratorit të makinave elektrike në vlerën 363,567 Euro, kontratë kjo e lidhur me LIGUS shpk. Ky laborator nuk aksesohet nga studentët.

7 Universitete kanë shpenzuar 7.6 milionë Euro për rikonstruksionin e godinave të tyre, ku vetëm UAMD për këtë zë ka shpenzuar 4 milionë Euro. Shpenzimet për Studime dhe Kërkime zënë vetëm 0.17% të shpenzimeve totale të universiteteve të analizuara, ku përkatësisht Universiteti Politeknik dhe Universiteti i Durrësit kryesojnë me 35,605 Euro dhe 26,450 Euro. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë shpenzon për kërkime dhe studime më shumë se 60% e universiteteve të monitoruara.

Pavarësisht se Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 493,794 Euro për pajisje informatike dhe rritur me 71% shpenzimet për kancelari krahasuar me një vit më parë, studentët dhe pedagogët vijojnë të ankohen për mungesën e internetit, kompjuterave dhe kostot shtesë për printime jashtë universitetit.

Universiteti i Shkodrës vazhdon të ketë shpenzime të larta për blerje karburanti ku në një vit ka shënuar vlerën 113,397 Euro, këto të kontraktuara vetëm me një operator ekonomik ndërsa edhe Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës ka shpenzuar për blerje nafte për traktorin e disponuar nga universiteti në vlerën vjetore 8,261 Euro.

Universiteti Politeknik dhe Universiteti Tiranes kanë kryer shpenzimet më të larta për shpenzime sigurimi, përkatësisht me 1.57 dhe 1.59 milionë Euro, kryesisht për sigurimin dhe ruajtjen e ndërtesave. Universiteti Tiranes  kryeson me 789,700 Euro për sigurinë e godinave, i ndjekur nga Universiteti Elbasanit me 584,740 Euro.

Pas denoncimeve të vazhdueshme në media nga Qëndresa Qytetare që nga viti 2018 lidhur me shpenzimet për blerjen e makinave dhe detergjentëve nga  universitetet, evidentohet një kujdes i shtuar nga ana e organeve drejtuese të universiteteve për këtë zë të thesarit.

Në këtë mënyrë pasqyrimi, rezulton që shpenzimet për Studime dhe Kërkime zënë vetëm 0.17% të shpenzimeve totale të institucioneve të arsimit të lartë të marra në shqyrtim. Shpenzimet më të larta i ka bërë Universiteti Politeknik i Tiranës, me përkatësisht 35,605 Euro, ndjekur nga Universiteti i Durrësit, me 26,450 Euro.

Nga monitorimi i kryer rezulton se Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë alokon një buxhet për Sudime dhe Kërkime më shumë se 60% e universiteteve të bëra pjesë e analizës, ndonëse këto të fundit duhet të ishin institucionet kryesore të zhvillimit të kërkimit shkencor. Ndërsa ajo që vihet re, është fakti skandaloz se universiteti i Mjekësisë, në Tiranë, sot sipas të gjitha të dhënave më i preferuari nga studentët, ka shpenzuar zero lek për studime dhe kërkime shkencore.

SHPENZIME PËR KËRKIM SHKENCOR:

Universiteti Mjekësisë: 0 lek

Universiteti Tiranës: 413,170 lek

Universiteti Shkodrës: 546,777 lek

Universiteti i Elbasanit: 977,280 lek

Universiteti Korçës: 1,496,280 lek

Universiteti i Durrësit: 2,608,897 lek

Universiteti Politeknik: 3,516,507 lek

Totali: 9,667,533 lek

/EMISIONI “PLUG”

Etiketa: kerkim shkencorllac e tullarrush e kumbullashkencashpenzimetUniversitetet

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

16:32 : 22/05/2025
AKTUALITET

Merz nga Tirana: Të punojmë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

14:45 : 16/05/2025
AKTUALITET

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

13:06 : 14/05/2025
AKTUALITET

Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, i ulin për investimet

08:23 : 18/04/2025
AKTUALITET

Fëmijët gëzojnë në letër “shëndetësinë falas”, por kostot i paguajnë prindërit

08:17 : 11/04/2025
AKTUALITET

Projekti “Poli i Dijes” ngre pikëpyetje për efikasitetin e investimeve të Qeverisë

10:25 : 31/03/2025
Para

Kabo: Gjyqtarë dhe Prokurorë që dalin nga Shkolla e Magjistraturës këndojnë këngë për mafien

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com