Gazeta e njohur spanjolle ‘Marca’, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë ndikimit që ka te skuadra e Granada-s sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni.
“Marca” e ka cilësuar Uzunin si një bekim për Granadën, por ka paralajmëruar ekipin spanjoll se varësia ndaj një futbollisti mund të sjellë probleme për skuadrën.
Shkrimi i “Marca-s”:
“Granada e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit (La Liga 2) me 35 gola, duke u bërë skuadra e dytë më sulmuese e kategorisë, menjëherë pas Almerías.
Ky rendiment sulmues është arritur kryesisht falë frymëzimit të Uzunit, i cili me 14 gola ka shënuar 40% të totalit të golave të kuqebardhëve.
jo sepse kur kundërshtari arrin ta mbajë nën kontroll Uzunin, sulmi i Granada-s dobësohet ndjeshëm, siç ndodhi kundër Oviedo-s dhe Eibar-it.
Pas një fillimi të luhatshëm, lojtari nga Berati ka rikuperuar instinktin e tij për të shënuar gola, duke realizuar 12 nga 23 golat e fundit të Granada-s.
Megjithatë, skuadra ka vështirësi për të fituar kur sulmuesi nuk arrin të shënojë.
Në katër ndeshjet e fundit ku Uzuni nuk ka arritur të gjejë rrjetën, Granada ka regjistruar dy humbje dhe dy barazime, duke ndier shumë mungesën e kontributit të tij sulmues, pasi shqiptari është kthyer në pikën kryesore të referimit për ekipin.
Për fazën e dytë të kampionatit, Granada shpreson që Boyé të kapërcejë problemet fizike dhe të shndërrohet në partnerin ideal për Uzunin, i cili, ndërkohë, po fillon të kuptohet në mënyrë perfekte me Rodelas.
Kjo do të ishte një armë shtesë për repartin sulmues të kuqebardhëve, të cilët kanë nevojë për mënyra të tjera për të shënuar gola.”