• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aplikoi për deputet, këshilltarin e Ballës e bëjnë drejtor të Gjendjes Civile

16:27 : 21/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ndryshimet në Policinë e Shtetit nuk janë të vetmet në institucionet që varen prej Ministrisë së Brendshme. Pas emërimit të Enrik Banushit në krye të Illyrian Guard e rikthimit të Ajet Zyberit në krye të IKMT, së fundi mësohet se është emëruar edhe drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.

Një burim nga qeveria i tregoi Lapsi.al se në këtë institucion është emëruar Spiro Maliqi. 33-vjeçari ka qenë këshilltar i Taulant Ballës dhe kohët e fundit kishte aplikuar gjithashtu në platformën “Deputeti që duam”.

Kur Balla u emërua Ministër i Brendshëm e mori fillimisht Maliqin si këshilltar në kabinet e më pas e bëri drejtor të Agjencisë së Programeve të Veçanta të Shtetësisë. Maliqi pasoi në atë drejtori Jona Sulin, të besuarën e Ilir Beqajt e Mirela Kumbaros në krye të SASPAC.

Me ardhjen e Ervin Hoxhës nisën lëvizjet për ta larguar nga kjo agjenci, por siç duket është rikthyer prapë në Ministrinë e Brendshme. Lëvizja nuk është e rastësishme nëse kemi parasysh pjesëmarrjen e diasporës kësaj radhe në zgjedhje.

Taulant Ballën si drejtues politik i PS për diasporën do ta lidhë shumë puna me shërbimin e Gjendjes Civile për listat e zgjedhësve, por edhe për koordinimin e operacionit kriminal të patronazhimit që PS ka nisur të bëjë gjithashtu me shqiptarët jashtë vendit.

Lexo edhe:

Balluku e pandehur nga SPAK, a do e mbështesë PS në ushtrimin e detyrës së saj? Ja si përgjigjet Balla

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

Thënë të gjitha këto, në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile duhej një njeri i bindur i tij që i ka shumë borxhe Taulant Ballës. Ky i fundit e emëroi Spiro Maliqin, pa bërë ende 30 vjeç, prefekt të Qarkut Elbasan. Më pas e bëri edhe drejtor për pak kohë në Ministrinë e Brendshme.

Zyrtarizimi i Maliqit si drejtor i Gjendjes Civile tregoi burimi i Lapsi.al në qeveri, pritet të bëhet javës tjetër. Me ç’duket Ilva Gjuzi kishte këmbën e mbarë mes të rinjve të platformës “Deputeti që duam”. Ajo u bë zv.ministre e Turizmit kurse Maliqit i ndriti fati i partisë për të marrë drejtimin e Gjendjes Civile.

Në vjeshtë të këtij viti Lapsi.al raportoi për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Vangjush Stavro pas përplasjes me AKSHI-n lidhur me një tender të mirëmbajtjes së sistemit. Stavro i rezistoi presionit për të mos shkelur ligjin dhe kjo solli shkarkimin e tij. Sigurisht, kush përplaset me AKSHI-n, atë që Arben Ahmetaj e ka cilësuar si “kopshtin privat të Edi Ramës”, del gjithmonë i humbur./ LAPSI.al

Etiketa: drejtorgjendjes civilekeshilltarispiro maliqiTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku e pandehur nga SPAK, a do e mbështesë PS në ushtrimin e detyrës së saj? Ja si përgjigjet Balla

12:28 : 03/11/2025
AKTUALITET

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025
AKTUALITET

PS nuk miratoi shkarkimin e Peleshit, Bardhi: Kryevartës i Taulant Ballës

11:47 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balliu-Dumanit: Hetoni Taulant Ballën për moskallëzim krimi në dosjen Xibraka

19:30 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Ballës i ra maska”/ Përplasje për raportimet e drejtësisë, Berisha: Duan të kyçin parlamentin

12:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

Debati PS-PD për raportimin e krerëve të drejtësisë, Balla kërcënon se do kalohet në votim

12:17 : 27/10/2025
Para

Manchester City në kaos, ekipi i Guardiolës pëson humbjen e radhës në kampionat

TË GJITHA

Tenderi 2 mln €, Berberi i çoi foto me listën e renditjes së kompanive, Balluku ndërhyri për ndryshimin e fituesit

09:08 : 04/11/2025

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë nën hetim nga SPAK, favorizoi një grup kriminal

09:00 : 04/11/2025

OpenAI firmos kontratën 38 miliardë dollarëshe me Amazon/ Detaje

08:56 : 04/11/2025

Vrau të miturën shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg autori

08:54 : 04/11/2025

Gjermania nxit riatdhesimet në Siri dhe Afganistan

08:44 : 04/11/2025

Moti i keq përmbyt rrugët e Durrësit, vështirësohet qarkullimi

08:33 : 04/11/2025

Publikoi videon ku ushtarët abuzonin s*ksualisht me të burgosurin palestinez, arrestohet avokatja e IDF

08:29 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com