Para 2 javësh, në Serie A pati momente ankthi pasi lojtari i Fiorentinës Edoardo Bove humbi ndjenjat për shkak të një problemi në zemër, megjithatë qetësia në kampin “vjollcë” u rikhtye pasi djaloshi u përmend.
Ditën e sotme 22-vjeçari italian ka vizituar qendrën sportive të klubit të Fiorentinës duke takuar të gjithë shokët e tij të ekipit. Të pranishëm ishin drejtuesit e klubit dhe Presidenti i klubit, Roço Commisso.
Mesfushori iu nënshtrua një operacioni të martën e kaluar duke vendosur një befibrilator në zemër. Bove do të vazhdojë ende rehabilitimin e tij përpara se të kthehet sërish në fushën e lojës.
EDO⚜️ pic.twitter.com/izX6W6Znk3
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) December 14, 2024