• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Cikloni Chido shkakton katastrofë në Francë, autoritetet: Qindra, ndoshta mijëra viktima!

21:55 : 15/12/2024
në BOTA

Qindra persona, ndoshta edhe mijëra, mund të kenë humbur jetën nga cikloni Chido në arkipelagun francez Mayotte në Oqeanin Indian, tha të dielën në televizionin lokal një zyrtar i lartë francez.

Qindra persona, ndoshta edhe mijëra, mund të kenë humbur jetën nga cikloni Chido në arkipelagun francez Mayotte në Oqeanin Indian, tha të dielën në televizionin lokal një zyrtar i lartë francez.

“Mendoj se do të jenë me siguri qindra, ndoshta edhe mijëra, disa mijëra”, tha në kanalin televiziv Mayotte La 1ere, prefekti Francois-Xavier Bieuville.

E pyetur për viktimat, ministria e brendshme franceze tha se “do të jetë e vështirë të evidentohen të gjitha viktimat” dhe se një shifër e saktë nuk mund të përcaktohej në këtë fazë.

Cikloni Chido goditi në Mayotte gjatë natës, tha administrata zyrtare e metereologjisë Meteo-France, me erëra me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë që dëmtuan vendstrehimet, godinat e qeverisë dhe një spital. Sipas Meteo-France, kjo ishte stuhia më e fuqishme që ka goditur ishullin në mbi 90 vite.

Lexo edhe:

Cikloni shkatërrimtar në Mayotte të Francës, dyshohet për të paktën 1000 të vdekur

Franca goditet nga cikloni “Chido”, qindra të vdekur dhe të plagosur

Pamjet e marra nga ajri nga forcat e xhandarmërisë franceze tregonin rrënojat e qindra barakave nëpër kodrat e njërit prej ishujve Mayotte, ku ka pasur një përqendrim emigrantësh të paligjshëm nga Comorosi fqinj.

Rezultoi e vështirë përllogaritja e viktimave pas ciklonit, që shkaktoi shqetësime edhe për qasjen tek ushqimi, për ujin e pijshëm dhe higjienën, thanë autoritetet.

“Për numrin e viktimave, do të komplikohet situata, pasi Mayotte është territor mysliman ku të vdekurit varrosen brenda 24 orëve”, tha më herët një zyrtar i ministrisë së brendshme franceze. Sipas ministrisë, në Mayotte gjenden mbi 100 mijë emigrantë pa dokumente.

Duhen katër ditë udhëtim me anije që të mbërrihet në Mayotte, e gjendur gati 8 mijë kilometra larg Parisit. Mayotte është më e varfër se pjesa tjetër e Francës dhe është përballur prej dekadash me dhunën nga bandat dhe trazirat sociale.

Rreth 77% e banorëve në Mayotte jetojnë nën pragun e varfërisë. Tensionet ishin shtuar më herët këtë vit për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

Cikloni u zhvendos të dielën drejt Mozambikut verior, ku nuk ishin ende të qarta pasojat e goditjes. Sipas një njoftimi në rrjetin X të monitoruesit të internetit NetBlocks, reshje të mëdha dhe erërat kishin dëmtuar furnizimin me energji dhe infrastrukturën e telekomunikacionit. /VOA/

Etiketa: ciklonidemet france

Lajme të lidhura

BOTA

Cikloni shkatërrimtar në Mayotte të Francës, dyshohet për të paktën 1000 të vdekur

09:13 : 16/12/2024
BOTA

Franca goditet nga cikloni “Chido”, qindra të vdekur dhe të plagosur

19:55 : 15/12/2024
BOTA

Fredi, cikloni që zgjat prej një muaji, të paktën 400 viktima

22:49 : 17/03/2023
BOTA

Cikloni “Gabrielle” lë pas dëme katastrofike në Zelandën e Re

20:48 : 15/02/2023
BOTA

Pas ciklonit, Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

10:35 : 15/02/2023
AKTUALITET

Cikloni që goditi Italinë vjen në Shqipëri, ja zonat që do të preken

21:59 : 01/11/2021
Para

Nga 1 janari Dumani merr kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com