• Kontakt
Sunday, June 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qytetarët braktisin ONE Albania, kompania humbet 180 mijë abonentë për një vit

10:34 : 12/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Rënia e popullsisë si pasojë e emigrimit masiv është shndërruar në një problem serioz edhe për kompanitë celulare, të cilat po humbasin me shpejtësi klientët. Të dhënat e fundit zyrtare nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike tregojnë se numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare u rrudh me me gati 8 për qind në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas AKEP, numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare zbriti 2.57 milionë vetë në fund të tremujorit të dytë, nga 2.79 milionë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia ka qenë veçanërisht e fortë për kompaninë ONE, e cila ka humbur 180 mijë abonentë ose 12.6 për qind të përdoruesve aktive vetëm në harkun kohor të një viti. Sipas AKEP, numri i përdoruesve aktivë të rrjetit ONE ra nga 1.42 milionë që ishte në tremujorin e dytë vjet, në 1.24 milionë në tremujorin e dytë të këtij viti.

Lexo edhe:

Mes shqetësimeve për sigurinë, Irani ndërpret internetin në të gjithë vendin

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

Për Vodafone, rënia ka qenë më e përmbajtur. Gjigandi ndërkombëtar i telefonisë ka pësuar një rënie vetëm me 2.9 për qind të përdoruesve aktivë duke humbur vetëm 40 mijë abonentë.

ONE zbret sërish poshtë Vodafone

Në fillim të vitit të kaluar One Albania u bashkua me kompaninë tjetër celulare Albtelecom. Të dy kompanitë që u bashkuan në një vetme rezultuan me një bazë përdoruesish aktivë prej 1 milionë e 425 mijë vetë. Për të njëjtën periudhë, Vodafone regjistronte 1.36 milionë abonentë.

Por kryesimi i ONE në tregun celular nuk ka zgjatur më shumë se një tremujor. Kompania ka humbur me shpejtësi bazën e abonentëve të saj dhe në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, Vodafone kaloi sipër duke u bërë kompania më e madhe celulare në vend.

Kompania ONE nuk e kishte një shpjegim të qartë për rënien dyshifrore të abonentëve. Sipas saj, një pjesë e rënies lidhet me pastrimet e numrave, edhe pse të dhënat i referohen përdoruesve aktivë.

Në rastin e ONE, rënia e fortë duket se nuk lidhet vetëm me emigrimin, por edhe me një trend braktisje të kompanisë nga abonentët e saj. Shifrat tregojnë se një pjesë e abonentëve të Albtelecom nuk kanë preferuar të qëndrojnë në rrjetin ONE, veçanërisht pas probleme të shumta në verën e vitit të shkuar kur shërbimet e kësaj kompanie kolapsuan për shumë ditë./kapitali.al

Etiketa: abonenteakepcelularInternetklienteONE Albania

Lajme të lidhura

BOTA

Mes shqetësimeve për sigurinë, Irani ndërpret internetin në të gjithë vendin

19:38 : 18/06/2025
AKTUALITET

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025
BOTA

“Amazon” lëshon satelitët e parë në sfidë ndaj ”Starlink” të Musk

17:53 : 29/04/2025
AKTUALITET

Klientët e Gogel të njëjtë me ata të Bashkisë/ Si u fuqizua në treg kompania e vëllait të Veliajt

21:59 : 23/04/2025
AKTUALITET

20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online, rritje e shpejtë pas pandemisë

10:40 : 09/04/2025
Para

Becchetti mori 110 mln euro, PS e quan "shpifje"/ Rrëzohet interpelanca e kërkuar nga PD

TË GJITHA

Key with keychain in a house shape in the door keyhole. Buy new home concept. Real estate market.

Shtimi apartamenteve po godet tregun, në shtëpitë me qira ditore po fitohet më pak

10:32 : 22/06/2025

Lezhë/ Zjarr në afërsi të Rriles, tymi mbulon zonën

10:22 : 22/06/2025

Armando Broja kalon pushimet në SHBA, sulmuesi poston fotot me partneren e tij

10:07 : 22/06/2025

Sulmi ndaj Iranit, BE: Palët të tërhiqen, armë bërthamore s’mund të lejohen

10:05 : 22/06/2025

EMRI/ Mbolli 1 mijë rrënjë kanabis përgjatë kanaleve kulluese, arrestohet 48-vjeçari në Fier

10:00 : 22/06/2025

Sulmi i SHBA, Irani letër OKB-së: Duhet dënuar me forcë

09:42 : 22/06/2025

Me probleme financiare, ‘Air Albania’ nuk paguan 5 mln euro ushqim pasagjerësh

09:33 : 22/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com