• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Po kalbet o burrë”/ I moshuari në Elbasan me plagë deri në kockë e pa kurim në azil

22:08 : 10/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një e re nga Elbasani, që jeton dhe punon si kryeinfermiere në Gjermani, tregon, se ka një të afërm në Azilin Shtetëror në Elbasan, siç njihet ndryshe “Qendra Balashe”. Ajo thotë se i afërmi 77-vjeçar, Sadik Biba, po vuan nga hapja e plagëve që i shkojnë deri në kockë për shkak të papastërtisë, mungesës së lëvizjes dhe kujdesit mjekësor.

I moshuari është kuruar muaj më parë në Elbasan dhe Tiranë, por në Shtator e kthyen sërish në Azil, pa u rikuperuar plotësisht. Tani trupi i Sadikut ka filluar të kalbet dhe punonjësit e azilit thonë, se nuk kanë se çfarë t’i bëjnë. I moshuari nuk ka një diagnozë, por sipas denoncueses, plagët i janë bërë nga papastërtia, moslëvizja dhe mungesa e kujdesit në Azil.

“Përshëndetje unë jam një banore e qytetit të Elbasanit prej disa vitesh punoj në Gjermani ku aktualisht punoj dhe si kryeinfermiere. Kam një të afërmin tim në Azilin e të Moshuarve në qytetin e Elbasanit. Ka katër vite që banon atje për pasi nuk ka asnjë familjar që të kujdeset, është i vetëm. Unë sa herë që shkoj dhe vij nga Gjermania në Shqipëri mundohem që të interesohem të shkoj atje dhe t’i plotësoj nevojat kryesore që ka. Herën e fundit kam qenë në Shtator, ka pasur një problem shumë të madh mjekësor, një infeksion shumë të rëndë shëndetësor. Plagë që shkaktohet kur rri pa lëvizur, nga higjiena, lagështira ose moslarja apo moskujdesi në tërësi i pacientit bën që të shkojnë aq të thella, deri në kockë. Unë jam traumatizuar, ka në disa vende, në kurriz, në të dyja anët e këmbëve ku njëra është deri në kockë. Në kushte çnjerëzore, ishte shtruar në Urgjencën e Elbasanit, më është dashur që të shkoj vetë atje 3-4 ditë derisa t’i jepet drejtim, ku do shkojë dhe kush do e marrë përsipër. U mor më në fund përsipër në Infektivin e Tiranës, në spitalin Infektiv ku dhe u trajtua për disa javë, 3-4 javë. Kam qenë në kontakt me mjekët se si ka qenë procedura, vazhdimi derisa më në fund u tha që do të kthehej përsëri në Elbasan, në spitalin e Elbasanit dhe më pas sërish në Azil”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.

“Stop” shkoi në azil, por punonjësit pohojnë, se kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Elbasanit, ndihmë, që është neglizhuar për shumë arsye e për shkak të mos koordinimit të hallkave shëndetësore në këtë qytet.

Punonjësi i Azilit: Të çoj unë ku të duash ti?

Lexo edhe:

U rrëzua nga muri i banesës, humb jetën i moshuari në Himarë

E rëndë në Malësinë e Madhe, i moshuari i jep fund jetës në banesën e tij

Gazetari: Tek Sadiku, ta çojmë në spital, se mund t’ju vdesë këtu…!

Punonjësit e Azilit: Këtu o burrë, të çoj unë, ku të duash ti, po tashi…

Gazetari: Bëni detyrën vëlla!

Punonjësit e Azilit: Nuk bëjmë ne detyrën…çojeni atje, ku duhet, në spital!

Gazetari: Po atij i janë qelbëzuar plagët.

Punonjësit e Azilit: Një minutë! Mos hajde me tendencë! Hajde hyr ku të dush! Jemi shumë të çlirët..

Gazetari: Fare, fare…! Po jo mo, ça do bëj spektakël unë me persona, që janë të moshuar, janë në hall?! Unë po them, ai ka plagë, ta çojmë në spital! Pse nuk e keni çuar?

Punonjësit e Azilit: Po e kemi çuar…

Gazetari: Ngrini alarmin, o burrë! Ka një muaj pa u kuruar.

Punonjësit e Azilit: Po ju kemi thënë.

Gazetari: Denonconi në polici, nuk vjen mjeku, se nuk mund të bëhet kështu…Një kafshë në rrugë, që është sëmurë, e marrin e kurojnë… atij i ka zënë qelb…i është kalbur plaga.

Punonjësit e Azilit: O vëlla! Ne kemi edhe të tjerë si ai këtu…

Gazetari: Aq më keq, që keni edhe të tjerë si ai!

Punonjësit e Azilit: Pse aq më keq…?

Gazetari: T’i çoni, t’i kuroni…!

Punonjësit e Azilit: Po i kurojmë. I kemi 24 orë më oksigjen…

Gazetari: Ku e keni kuruar zotëri? Ja këtu qelb era.

Punonjësit e Azilit: Sepse është po kalbet, o burrë…

Denoncuesja thotë se i moshuari nuk flet dot.

“Trajtimin e plagëve dhe në fund të fundit të mos vuajë, një qetësues nuk e di se kur ka qenë hera e fundit që është bërë, isha vetë dje dhe i thashë infermieres të lutem një qetësues zotërisë, “po nuk më ka thënë gjë”, Ai nuk ka gojë të flasë e të thotë, nuk flet dot sepse ka dhe sëmundje të tjera, flet shumë pak dhe shumë ulët, por më shumë rënkon sepse dhimbjet e atyre plagëve janë thjesht të tmerrshme.”

Nga ana tjetër punonjëset e azilit shprehen se nuk kanë çfarë të bëjnë dhe s’dinë ku të denoncojnë.

Gazetari: Denoncoje, moj zonjë…!

Punonjësit e Azilit: Po ku ta denoncoj?!

Gazetari: Tek Stop-i, në polici…!

Punonjësit e Azilit: Qe vet familjari atij, kur ika unë, e tërhoqa pacientin, përfituesin dhe doktoresha më tha, që…

Gazetari: E di, po s’mund të mbahet në atë gjendje këtu…

Punonjësit e Azilit: Po tani, çfarë t’i bëjmë ne tani?! Këto mundësi kemi…

Gazetari: Çoje në spital!

Punonjësit e Azilit: Nuk e mban spitaliiii…

Gazetari: Po si nuk e mban spitali?! Spitali nuk mund të mbajë dot një kufomë, që nuk jeton.

Punonjësit e Azilit: E kemi çuar, ka qenë Elbasan…Do më  dëgjosh pak? E çuam në Elbasan, Elbasani e çoi në Tiranë, Tirana e bëri daljen.

“Stop” njoftoi urgjencën e Elbasanit, ku mjekja ekzaminoi gjendjen e Sadikut dhe vendosi tamarrë në spital, në repartin e reanimacionit.

“Normalisht do të merren të gjitha ekzaminimet do të bëhet trajtimi i duhur, do të merren këshillat e specialistëve dhe nëse do të kthehet në qendër ne do të jemi në kontakt dhe për çfarëdolloj nevoje të ketë ne do e suportojmë me medikament ose nevojat që mund të ketë për mjekime të vazhdueshme”, tha mjeku.

Rasti i këtij të moshuari nxjerr në pah nevojën urgjente për krijimin e Qendrave Rehabilituese për këtë kategori të pamundurish në kushte ekstreme të shëndetit./tvklan

Etiketa: Azilelbasanii moshuarikalbetSadik Biba

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U rrëzua nga muri i banesës, humb jetën i moshuari në Himarë

14:26 : 19/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Malësinë e Madhe, i moshuari i jep fund jetës në banesën e tij

09:00 : 17/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Vlorë/ I moshuari godet të riun me çekan në kokë, 25-vjeçari përfundon në spital

13:57 : 16/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet 78-vjeçari nga Korça, akuzohet se ngacmonte seksualisht dy gra

12:47 : 09/08/2025
SPORT

Elbasani i thotë lamtumirë legjendës së futbollit, Xhevahir Taushani

19:57 : 04/08/2025
AKTUALITET

Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës kërkojnë garanci për shqyrtim gjyqësor efektiv

18:22 : 01/08/2025
Para

E rëndë në qytetin shqiptar, nxënësja e shkollës plagoset me thikë nga bashkëmoshatari

TË GJITHA

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit Ilir Beqaj, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025

Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të lënduar

10:18 : 20/08/2025

EMRI/ Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

10:00 : 20/08/2025

Zbardhet dinamika e krimit në Divjakë, si u vra 32-vjeçari për një kanal vaditës

09:44 : 20/08/2025

EMRI/ Plagosje me thikë në Laç, arrestohet autori

09:40 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com