• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Kokainë në banane, Gjykata e Durrësit i heq arrestin Trifon Muratit të Banaking

19:38 : 08/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Elton Qyno

Trifon Murataj, bosi i kompanive “Bana King” dhe “Zico Sh.a” është liruar nga masa e “arrestit në burg”, duke u vendosur në masën e sigurisë “detyrim për tu paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore”.

Vendimi për lirimin e Murataj, vjen pas dy viteve qëndrim në kërkim, pasi në datën 4 nëntor 2022 gjatë operacionin “Again” ndaj Murataj u firmos një mandat “arresti me burg”, pasi dyshohej se ishte i implikuar në trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të portit të Durrësit.

Ky mandat arresti nuk u ekzekutua asnjëherë nga Policia e Shtetit, duke bërë që Murataj të qëndrojë dy vjet me radhë i shpallur në kërkim pa u arrestuar në asnjë moment nga policia.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se vendimi për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij, është marrë pak kohë më parë nga gjykata e Durrësit, e cila konstatoi se ndaj biznesmenit Trifon Murataj, nuk ishin kushtet e domosdoshmërisë që ndaj tij të vijonte të qëndronte në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg”.

Lexo edhe:

“Racë e degjenerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

Gjykata e Durrësit “detyron” familjen të jetojë në një pallat me vrasësin e djalit të tyre

Nisur nga kjo situatë gjykata ka çmuar dhe argumentuar se Murataj duhej të dalë nga masa e “arrestit në burg” dhe ndaj tij hetimi penal të vijojë të zhvillohet në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Tashmë Murataj dhe personat e tjerë janë në gjendje të lirë, ndërkohë hetimet kundër tyre zhvillohen për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Sipas dosjes hetimore biznesmeni Trifon Murataj u shpall në kërkim në muajin Nëntor 2022, pasi në kontejnerin e kompanisë së tij “Bana-King” u kap në portin e Durrësit një sasi prej 33.5 kg kokainë.

Sasia e kokainës është dërguar përmes ngarkesës së bananeve që vinte nga Ekuadori në drejtim të portit të Durrësit.

Për këtë rast u arrestuan fillimisht punonjësit e kompanisë Petrit Demishaj, Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj, të cilët u akuzuan për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “Falsifikim kompjuterik”.

Të tre personat u mbyllën në masën e sigurisë “arrest shtëpie” por më pas gjykata e Apelit Tiranë i liroi në masën e sigurisë “detyrim për tu paraqitur tek oficeri”.

Ndërsa në një operacion të mëparshëm të zhvilluar në dhjetor 2021 në Vaqar, policia kriminale zbuloi dhe sekuestroi brenda kontejnerit me banane një sasi prej 119 kg kokainë që kishte mbërritur nga Ekuadori në Shqipëri.

Për këtë episod, policia arrestoi administratorin e kompanisë Marson Murataj dhe dy shoferët e firmës “Zico” Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu.

Pas disa muaj qëndrim në burg, të tre personat tashmë janë liruar nga gjykata e shkallës së parë dhe ajo e Apelit, me masën e sigurisë detyrim për paraqitje.

Në të dyja episodet e trafikimit të lëndës narkotike të gjithë personat janë liruar.

Etiketa: Banakinggjykata e durresitTrifon Murati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Racë e degjenerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

21:34 : 24/06/2025
AKTUALITET

Gjykata e Durrësit “detyron” familjen të jetojë në një pallat me vrasësin e djalit të tyre

21:08 : 29/05/2025
AKTUALITET

Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në gjykatën e Durrësit Xhevdet Plaku dhe 6 të arrestuarit e tjerë

11:49 : 25/05/2025
AKTUALITET

Punonjësi humbi shikimin/ Mediat “zgjojnë” Policinë, shpallet në kërkim Trifon Murataj i BanaKing

17:55 : 24/02/2025
AKTUALITET

Punonjësi i “Banaking” aksidentohet në vendin e punës, rrezikon shikimin në njërin sy. Policia nuk raporton ngjarjen

11:08 : 24/02/2025
AKTUALITET

Dhunoi të dashurin e vajzës/ Gjykata lë në burg babain dhe dy afërmit e tjerë

11:35 : 30/05/2024
Para
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 90?

Dosja në SPAK/ BKT, Raiffeisen dhe Procredit, tre banka në aferën e vjedhjes 40 mln euro

TË GJITHA

Partizani-Kalju, Xhuljano Skuka gabon nga pika e bardhë e penalltisë

21:42 : 17/07/2025

Sherri Lapaj-Shabani, Bushati: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

21:35 : 17/07/2025

Vora prezanton afrimin e radhës në merkato

21:34 : 17/07/2025

FOTO/ Kjo është amerikania që u gjet e vdekur në Sarandë, dyshohet nga mbidoza e drogës

21:31 : 17/07/2025

Korçë/ Zjarr në brendësi të ish-repartit ushtarak të Pocestës

21:25 : 17/07/2025

Shteti la të hapur konfliktin e pronësisë, fqinja i hedh gruas vaj makine në fytyrë

21:18 : 17/07/2025

Azilet me dhunë, rrezik, korrupsion dhe pa mjekë/ Rrëfehen të moshuarit: Drejtoresha na vjedh lekët!

21:09 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com