• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi me ‘Call Center’/ GJKKO dënon me 6.8 vite burg dy pjesëtarët e grupit të Amant Josifit

16:33 : 06/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Këtë të premte Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar dy persona për ‘Mashtrim Kompjuterik’ dhe ‘Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’.

Bëhet fjalë për Irisa Puca dhe Adrian Korriku, ndaj të cilëve gjykimi u zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar dhe GJKKO me trup gjykues Flora Haredinaj, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri vendosën shpalljen fajtor dhe dënimin për të dy me 6 vjet e 8 muaj burg.

Irisa Puca: Fajtor për “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, e dënuar me 10 vjet burg për mashtrimin dhe 2 vjet burg për grupin kriminal. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj u ul në 6 vjet e 8 muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga 08.11.2022 në burg të sigurisë së lartë.

Adrian Korriku: Fajtor për “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, i dënuar me 10 vjet burg për mashtrimin dhe 2 vjet burg për grupin kriminal. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 6 vjet e 8 muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga 08.11.2022 në burg të sigurisë së lartë.

Ata ishin pjesë e një rrjeti që ka mashtruar qytetarë në vende të ndryshme të Evropës përmes call-center-ave me “investime në bursë” dhe platforma financiare mashtruese online, me një dëm që përllogaritet miliarda euro.

Lexo edhe:

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

Pjesë e rrjetit është edhe Amant Josifit, ish-këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes në kohën kur drejtohej nga Olta Xhaçka dhe bashkëpunëtor i ngushtë biznesi me Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama.

Hetimet

Irisa Puca dhe Adrian Korriku ishin pjesë e grupit të Amant Josifit, ndaj të cilëve SPAK mbylli hetimet më 10 shkurt të vitit 2024.

Nga hetimet me autoritete gjermane rezultoi se Erlind Çekaj së bashku me Irisa Puca, Endri Bulku dhe Ardian Korra ishin personat prapa platformave mashtruese të kompanisë së IT “PumaTS/SMCompany” të lidhur me kompaninë “Milton Group”.  Ndërsa Merxhan Çeliku, kishte komunikime të drejtpërdejta me viktimat e mashtrimit në Austri dhe Gjermani, nëpërmjet këtyre platformave. Kjo provohej nëpërmjet adresave IP nga ku janë bërë komunikimet, si dhe lëvizjet e llogarive bankare dhe ato të valutave në modhedha virtuale, në të cilat kanë kaluar paratë e viktimave. Bazuar në provat vetëm gjermanëve bavarezë grupi kishte arritur t’i zhvaste 6.1 mln euro, ndërsa dëmi konsiderohet të jetë edhe më i madh.

Grupi kriminal i emërtuar si (OCG) dyshohet se është përfshirë në mashtrime përmes investimeve online me kriptomonedha. Grupi kriminal përdorte Call Centera dhe platforma të tjera online si Absolut Global Markets, AurumPro, Finaxis, SNP Broker, CapitalMarketsBanc etj, dhe mashtronte qytetarët që të investonin online përmes kriptovalutave.

Ata u prezantoheshin qytetarëve si ndërmjetës që do t’i ndihmon të investonin në kriptovaluta shuma të vogla parash dhe përfitimet më pas do të ishin kolosale. Por këto shuma që investoheshin nga qytetarët, kryesisht të vendeve të BE, përvetësoheshin nga ky grup kriminal. Qindra mijëra investitorë në të gjithë botën kanë rënë viktima të mashtrimit të paktën që nga viti 2016. Dëmi i shkaktuar llogaritet në 50 milionë euro në tremujor.

 

Etiketa: Adrian KorrikuAmant Josificall centerGJKKOIrisa Pucamashtrimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Irena Gjoka po hetohet për fshehje dënimesh nga Greqia

18:56 : 27/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen e Sali Berishës, arsyeja

13:38 : 27/10/2025
Para

Merr fund pritja, konfirmohen dy opinionistët e "Big Brother Vip 4"

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com