• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKANDALI/ Pedagogia e Elbasanit me “Sky Ecc”, komunikime të vazhdueshme me bandën e Suel Çelës

09:06 : 27/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) tre ditë më parë lëshoi 21 masa sigurie për goditjen e bandës së Marjus Lulajt alias Suel Çelës në Elbasan, ku 18 prej tyre ishin “arrest me burg”, një avokate “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për dy gazetarë.

Mbi këtë grup kriminal rëndojnë akuzat nga vrasjet tek korrupsion e deri tek trafiku i lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Një prej personave të arrestuar është edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetah, e cila kishte komunikime të vazhdueshme në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc” me anëtarët e bandës së Suel Çelës, për të marrë një sërë vendimesh në favor të tyre, si dhe për të urdhëruar goditjen e gazetarëve që denoncojnë korrupsionin e saj.

Por, në dosjen e SPAK del në mjaft episode edhe vajza e Pajtime Fetah, Megi Fetah, edhe pse ndaj saj nuk ka një masë sigurie të lëshuara nga SPAK.

Burime për mediat bëjnë me dije se ajo është pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ku në website-n e universitetit thuhet se ajo jep mësim në Fakultetin e Biznesit dhe i Drejtësisë.

Lexo edhe:

Mediat italiane: Familja kriminale shqiptare riinvestoi paratë e drᴏgës në mes të Veronës

Sekuestrimi i pasurive/ Lala rrëfen biseden e tensionuar me babin e Suel Çelës: Hodhi akzua mbi SPAK

Siç mund ta shihni dhe në fragmentet e mëposhtme nga dosja e SPAK, Megi Fetah ka komunikime të vazhdueshme me shtetasin Klaus Matishi alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja, i përfshirë në shumë ngjarje kriminale, madje në shumicën e rasteve i drejtohet me fjalën “zemër”.

Nga komunikimet kuptohet se pedagogia 33-vjeçare Megi Fetah bën ndërmjetësen mes bandës së Suel Çelës dhe mamasë së saj, gjyqtares Pajtime Fetah, për të marrë vendime gjyqësore në favor të grupit kriminal.

Megi Fetah: zemer neser eshte masa. prok ka kerku arrest me burg me afat 20 dite.
Klaus Matishi: Ouuu. Po mam ca do bej.
Megi Fetah: do i nxjerri mduket. ta kam nis qe qpar po skishte ardh zemer. ajo nuk thote asnjehere do e nxjerr ose do e le brenda ose kshu te sigurt asnjehere se thote. po nga sa arrij ta kuptoj do i nxjerri

Një episod tjetër

“Më datë 08.07.2020 në orën 12.10 Klaus Matishi komunikon me Megi Fetah e cila i dërgon mesazh “mshkrinti mam 25… duke e bërë me dije për dënimin që është dhënë për shtetasin Astrit Sinanaj.

Megi Fetaj: mshkrinti mam 25..
Klaus Matishi:
25? Hallall… super ded prredh……
Megi Fetah: mos ka shkrujt direkt ajo sa kan mar vendimin ne dhome keshillimi…mbase ska mbaru. une kisha harru fare qe ishte sot…po jo si gje tjeter 25 vjet shkrujti… as ne tel asigje…une sot skam fol fare me mamin…do ket shkrujt pa u dhene vendimi ajo…. dmth sdo tia dije fare e kupton? me shkruj ne ëjatsapp… i the babit kronit thote qe te jesh e para qe jep lajmin…

Një episod tjetër

Matishi komunikon me Megi Fetah të cilës i kërkon ti japë telefonin mamit kur të vij se kërkon të flasë Marjus Lulaj me të, që ta falenderoj.

Klaus Matishi: Zemer kur te vi mam ipi tel te flasi me shokun fo qevta falenderoj….

Klaus Matishi komunikon me Megi Fetah dhe kjo e fundit bën me dije në lidhje me shtetasin Kelmend Xhaferri i cili është i burgosur dhe kanë bërë kërkesa për amnisti. I tregon që “Blerina” (e dyshuar Blerina Hazizolli, avokatja e Kelmend Xhaferrit) ishte shprehur që shpreson ti bjerë gjyqtares Pajtime Fehah për shqyrtim. Megi e njofton Klausin që Pajtimes i ka rënë ky si rast dhe Klausi i shkruan që atë amnisti po presin që të dalë.

Megi Fetah: per kelin kishin bere 3 kerkesa. nje lirim me kusht, nje perfitim amnistie dhe nje tjeter denim alternativ se di ca ishte me duket. dhe blerina kishte thene qe tha ai per shok qe ishalla i bi fates amnistia. ahah asaj i ra perfitimi amnistis.
Klaus Matishi: Pi ate te amiatis dum dhe del ai direkt mduket.

Nga biseda mes tyre, pjesë e dosjes së SPAK të siguruara nga Boldnews.al, kuptohet se ka qenë Megi, ajo e cila i ka dhënë telefonin me aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc” mamasë së saj, Pajtime Fetah, që më pas kjo e fundit komunikon me “kokën” e grupit kriminal Suel Çelën.

“Më datë 01.03.2020, ne orën 15:51 Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishi të cilit i kërkon t’i dërgojë telefonin shtetases Pajtime Fetah “…coj pak telefonin fates…du te flas un sa me shpejt…”.

Klaus Matishi i shkruan përdoruesit të SkyECC SRLNLI duke e bërë me dije që po vjen Megi Fetah dhe jepi telefonin. Telefonin e ka në përdorim Megi Fetah dhe Klaus i shkruan që ti shkruaj “shokut” (Marjus Lulaj) që të flasë me mamin. Gjithashtu e porosit që mbasi të kryejnë komunikimin ato, tja dërgoj bisedën që kanë bërë.” – thuhet në dosjen e SPAK.

Në një episod Megi Fetah dhe Klaus Matishi alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja, të cilët i drejtohet njëri-tjetrin me fjalën “zemër”, bisedojnë rreth një dhurate që mund t’i bëjnë Pajtime Fetahut, nga Marjus Lulaj, pas lirimit të Kelmend Xhaferrit i njohur si Kel Çami. Megi i kërkon Klausit që të mos i bëjë dhuratë, por t’i japë lekë “cash”.

Klaus Matishi: Dhe me tha ca i duhet naigje tja bej dhurat se lek sne mer. Ti them ti mari i aple te madh per zyr dhe nje nga ato mek per shpi.
Megi Fetah: asigje ca i duhet ca thu. jo zemer mos i thuj. sbehet fjale. se thote ia ka kerku kjo. se une i thash do ta blej une per dil. sbehet fjale. se mendon qe kam thene une. Klaus Matishi, … Se nje gje fo ja mari ka qef. Po ca tjeter. Se nje gje fo ja mari ka qef. Lesh lesh.
Klaus Matishi: Po ca ti mari ai ka qef… Me vjen zor ti jap nai lek tha se sna i mer ca mund ti mar nai dhurat….Ivjen dhe ati zor vetem kerko ne nere… Ka dhe kelin tani i vjen zor dhe ka te drrejt….
Megi Fetah: jepi lek…
Klaus Matishi: Ti japi lek?
Megi Fetah: po ti po mthu ca ti bleje. une sdi qe ti duhet gje, por do ta pys…

Ndërsa në një komunikim tjetër, Klaus Matishi i tregon pedagoges Megi Fetah që pasi të mbyllin disa gjyqe, do të kërkojnë që të vendosin “Luanin” drejtor të spitalit të Elbasanit, pasi aty ka tendera dhe lekë, dhe sipas tij, do të kërkojnë dhe shefin e Antidrogës, që të kontrollojnë qytetin për të shitur “mall” vetëm ata dhe të bëjnë ndonjë lek çunat.

Një episod interesant është dhe momenti kur Klaus Metishi i lëvdon Megi Fetah, mamanë e saj, Pajtime Fetah, duke e konsideruar si burrnesh, teksa i shkruan se “balla na do për vota”.

Ky përbën një skandal, ku një person i cili pretendohet se arsimon studentët, mban komunikime të vazhdueshme me anëtarë të bandave kriminale, madje duke lënë të nënkuptohet se ka më shumë se një raport shoqëror.

Deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga Qeveria, si nga ish-ministrja e Arsimit, deputetja e Elbasanit, Evis Kushi, po ashtu edhe ajo aktuale Ogerta Manastirliu, për të ndërmarrë ndonjë akt për shkarkimin ose pezullimin e pedagoges Megi Fetah.

Etiketa: bandaCopjaKlaus MatishiMegi FetahPajtime Fetahsuel cela“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mediat italiane: Familja kriminale shqiptare riinvestoi paratë e drᴏgës në mes të Veronës

21:59 : 04/07/2025
AKTUALITET

Sekuestrimi i pasurive/ Lala rrëfen biseden e tensionuar me babin e Suel Çelës: Hodhi akzua mbi SPAK

21:25 : 03/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Sekuestrimi i pasurive të Suel dhe Mario Çelës në Itali, publikohen PAMJET nga operacioni

18:25 : 03/07/2025
Suel Çela dhe SPAK
AKTUALITET

SPAK i sekuestroi 4 mln euro pasuri, babai i Suel Çelës: Janë të ligjshme, disponoj 3 vendime gjykate

15:54 : 03/07/2025
AKTUALITET

E lidhur me bandën e Suel Çelës, lihet në burg ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

13:43 : 02/07/2025
AKTUALITET

Përplasja mes bandave të Vlorës/ Si u tentua eliminimi i Kevin Hajrullës dhe Bernard Sinomatajt

20:50 : 01/07/2025
Para

Si e ndihmoi TikTok-u kandidatin e djathtë ta fitojë zgjedhjet në Rumani

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com