• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-gardianët dhe të burgosurit e punësuar pa paga, fondi u akordua pas 5 muajsh

22:23 : 27/11/2024
në AKTUALITET

Burokracitë mes Drejtorisë së Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave kanë vonuar disa muaj dhënien e pagave kalimtare të gardianëve që kanë lënë punën. Ndërkohë, edhe të dënuarit e punësuar s’kanë marrë pagat (marin 25 % të pagës minimale, rreth 10 mijë lekë). Ditën që Fiksi shkoi në Drejtorinë e Burgjeve, më 14 nëntor 2024, filloi shpërndarja e parave.

Në Fiks Fare u ankua Naim Xhaka, ish gardian në Burgun e Fushë Krujës dhe Burgun e Zaharisë. Zotëria ankohej se në muajin dhjetor të vitit 2023 ka dalë në reformë. Sipas ligjit, në momentin që largohet nga sistemi i burgjeve përfiton menjëherë 2 paga të plota dhe më pas, nëse nuk punësohet, merr gjysëm page deri në 22 muaj. Ai thotë se kjo është pagë kalimtare, teksa jepet çdo datë kur ndahet rroga edhe për personelin e burgut.

Ai thotë se, paga e muajit shtator dhe tetor nuk është paguar, me arsyetimin e s’ka fonde. Ka pyetur disa herë në Burgun e Fushë Krujës, por i kanë thënë se ashtu si puna e këtij janë në gjithë Shqipërinë ish gardianët që kanë lënë sistemin dhe marrin pagë kalimtare.

“Unë i kam shërbyer më së miri, dhe t’na e kthejnë kështu. Kemi kaluar kohë brenda dhe e meritojmë këtë trajtim, por si në gjithë fushat e tjera edhe këtu ka abuzime” thotë Naimi.

Teksa shton se ka pyetur me dhjetëra herë, por sërish asnjë gjë. Madje ai merr në telefon finacierin e Burgut të Fushë Krujës për ta pyetur sërish nëse kanë dalë këto paga apo një afat se kur mund të dalin. Financieri i thotë se ke 2 muaj pagë kalimtare që s’e ke marrë, por “s’ka fonde”. “Në këtë situatë janë në gjithë Shqipërinë. Ata në Lezhë kanë nga 4 a 5 paga që s’kanë marrë. Na thonë s’ka fonde, kur të kalojnë do t’ju lajmërojmë” i thotë financieri.

Lexo edhe:

Sulmohen dy policë në Kosovë, njëri prej tyre arrin të arratiset

“Më rrahu shefi i komisariatit”/ Policia pas denoncimit të qytetarit: E goditi vetë me kokë murin

Në lidhje me këtë problematikë Fiks Fare pyeti në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Vetë drejtori Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit z. Alket Malo pohoi në një intervistë se njihet me problematikën. Madje ka letër këmbime të shumta midis Drejtorisë së Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave në lidhje me këtë të drejtë që ua jep ligji ish gardianëve.

“Ne e mbyllim buxhetin në 3 mujorëshin e parë të vitit, këto kërkesa kanë ardhur më mbrapa siç vijnë nga çdo IEVP dhe bëhen shkresat për fonde shtesë, pasi kjo është praktika. Nuk është burokraci por edhe Ministria e Financave që merret me gjithë institucionet e tjera ka një rregull pune që merret me kërkesat jo tek e tek por të një 3- mujorëshi. Në disa IEVP kanë nga 4-5 muaj që nuk i kanë marrë dhe në disa kanë nga 2 muaj, por që ju informoj se fondi është aprovuar dhe në datën 14 nëntor janë njoftuar IEVP dhe ka filluar shpërndarja e pagave” thotë Malo për Fiks Fare.

Gjithashtu tha se detyrimi karshi këtyre pagave ishte 28 milion lekë që kanë filluar të shpërndahen.

Por në Fiks fare nuk janë ankuar vetëm ish gardianët, por edhe të burgosurit që gjatë periudhës së dënimit kanë qenë të punësuar në burgje. Këta të burgosur marrin 25 % të pagës minimale, që përkthehet me 10 mijë lekë në muaj. Shumë të burgosur s’e kanë marrë këtë pagë prej muaj me radhë.

Në lidhje dhe me këtë drejtori Malo sqaroi se edhe pagesa e të burgosurve bën pjesën në shumën e sipërpërmendur.

”Fondi prej 28 milion lekësh përfshin jo vetëm pagat kalimtarë të ish gardianëve, por edhe të të burgosurve. Në rang vendi janë rreth 400 të burgosur që marrin këtë pagesë. Z. Malo sqaroi për Fiksin se kjo kategori ka një tjetër problem, se jo të gjithë kanë llogari bankare.

“U kemi kërkuar t’i hapin, disa i kanë hapur e disa jo. Këta të burgosur edhe transferohen nga burgu në burg dhe, nëse në një burg janë të punësuar, në tjetrin ku shkojnë nuk janë. Janë edhe llogaritë që duhen bërë për ditët e punësimit.Por kemi nisur shpërndarjen dhe u kemi kërkuar që të hapin llogari, qoftë të dënuarit apo familjarët e tyre, kur marrin aprovimin e të burgosurve. Ne duam integrimin dhe ndaj kemi kërkuar që paga t’u jepet” përfundon drejtori i financave në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve./Top Channel

Etiketa: efektivepagapolice

Lajme të lidhura

RAJONI

Sulmohen dy policë në Kosovë, njëri prej tyre arrin të arratiset

15:05 : 02/08/2025
AKTUALITET

“Më rrahu shefi i komisariatit”/ Policia pas denoncimit të qytetarit: E goditi vetë me kokë murin

20:55 : 29/07/2025
AKTUALITET

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025
AKTUALITET

Konkursi për gradat në Policinë e Shtetit, “digjen” dhjetëra oficerë!

22:09 : 24/07/2025
AKTUALITET

Pronari i bujtinës në Theth e pranon: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve!

22:05 : 15/07/2025
AKTUALITET

Detaje nga hetimi/ Dyshohet se autorët e armatosur i bënë pritë Renis Dobrës, u prezantuan si policë

19:20 : 09/07/2025
Para

Qeveria franceze: Netanyahu është imun ndaj urdhërarrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

TË GJITHA

Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Tiranë, “mister” rrethanat

08:03 : 09/08/2025

Do kthehet në fabrikë armësh/ Policia rrethon godinën e News24, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

07:55 : 09/08/2025

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com