• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sot Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas

Vendi më i rrezikshëm për femrat, sipas statistikave të OKB, është shtëpia e tyre. Edhe në Gjermani dhuna ndaj gruas është prezente. Gati çdo ditë një femicid, sipas statistikave.

09:41 : 25/11/2024
në BOTA, SOCIALE

Dhuna ndaj grave është një problem global. OKB vlerëson se deri në 70 për qind e grave vuajnë nga dhuna seksuale, fizike ose psikike të paktën një herë në jetën e tyre. Dita e 25 Nëntorit konsiderohet si ditë aksioni kundër dhunës ndaj grave dhe kërkon të tërheqë vëmendjen kudo në botë për dhunën ndaj tyre. Synimi është denoncimi i dhunës në familje,  si edhe dhuna kundër gruas në luftëra apo kur janë në arrati. Protesta e grave sot drejtohet kundër abuzimit dhe përdhunimit, kundër martesave të detyruara dhe prostitucionit të detyruar.

Në vitin 2022, 48.800 gra në botë prej tyre u shuan nga kjo dhunë, sipas OKB. Edhe në Gjermani gati çdo ditë një grua vritet nga partneri, sipas autoriteteve. Çdo tre minuta një grua apo një vajzë përjeton dhunë.

Pllakat në Gjermani ku shkruhet "Burri nuk vret nga dashuria"
Autoritetet janë të shqetësuara, se dhuna ndaj grave vazhdon të rritet edhe në GjermaniFotografi: Schoening/picture alliance

Dhuna ndaj grave në Gjermani

Dhuna ndaj grave vazhdon të rritet edhe në Gjermani.  Këtë e tregon raporti aktual i situatës mbi dhunën ndaj gruas i titulluar “Krimet specifike gjinore ndaj grave në vitin 2023”. Raporti i prezantuar nga Zyra Federale e Kriminalistikës javën e kaluar shfaqet për herë të parë në këtë formë, pasi ai përmban të dhëna edhe për krimet ndaj grave për shkak të paragjykimeve ndaj tyre, si dhe shifra për krimet që kryhen kryesisht në dëm të grave. 322 krime si pasojë e paragjykimeve kundër gruas u regjistruan nga policia vitin e kaluar si dhe 938 delikte të vrasjes së grave, 9 më shumë se në vitin 2022.

“Dhuna ndaj grave na prek të gjithëve. Ne shohim një femicid në Gjermani pothuajse çdo ditë.  Çdo tre minuta një grua apo vajzë në Gjermani përjeton dhunë në familje. Çdo ditë më shumë se 140 gra dhe vajza në Gjermani bëhen viktima të një krimi seksual. Ato bëhen viktima sepse janë gra. Kjo është e padurueshme – dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm,” u shpreh ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser gjatë prezantimit të raportit të situatës aktuale në këtë drejtim nga Zyra Federale e Kriminalistikës.

Lexo edhe:

No Content Available

Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj gruas u thirr për herë të parë në vitin 1981 nga gratë në Karaibe dhe Amerikën Jugore. Gratë përkujtuan me këtë ditë tre motra që jetonin në Republikën Domenikane, të cilat u rrëmbyen, përdhunuan dhe u vranë. Patricia, Minerva dhe Maria Teresa Mirabal vdiqën më 25 nëntor 1960 nga dhuna e ushtarëve të regjimit famëkeq Trujillo, i njohur si regjim diktatorial dhe brutal. Në vitin 1999 kjo ditë aksioni u njoh zyrtarisht nga OKB. Në deklaratat ndërkombëtare dhuna ndaj gruas sot klasifikohet si shkelje e të drejtave të njeriut./DW

Etiketa: dhune ndaj gruas

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com