• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Klevi Qefalija: Dinamo është e kompletuar, kemi objektiva të mëdha

22:02 : 20/11/2024
në SPORT

Seria e rezultateve pozitive të Dinamos u ndërpre në derbin me Partizanin, ku blutë humbën 1-2, edhe pse bënë volum loje dhe krijuan disa raste për shënim.

Ajo humbje dhe dëmtimi i Dejvi Bregut e kanë prishur pak humorin në radhët e kryeqytetasve, por ata nuk demoralizohen, siç pohon në një intervistë për “Panorama Sport” mesfushori Klevi Qefalija.

Futbollisti 20-vjeçar u penalizua nga një dëmtim në javët e para të kampionatit, ndërsa tani ka zënë vend në formacionin e trajnerit Daja dhe po ndihmon skuadrën.

Ai pohon se Dinamo e këtij sezoni nuk i mungon asgjë për të arritur diçka, pasi është e kompletuar në çdo aspekt.

Humbja në derbi ndaj Partizanit – Mendimi im është se në atë ndeshje thjesht nuk patëm fat për të marrë pikë. Nuk e meritonim humbjen për atë që bëmë në fushë gjatë 90 minutave. Pjesa e parë ishte më e mirë për ne, krijuam edhe disa raste, që për fat të keq nuk mundëm t’i shfrytëzonim. U goditëm më ata dy gola, ku duhej të tregonim pak më shumë kujdes, ndoshta duke bërë faull. Por ajo ndeshje ka kaluar tashmë. Edhe pse çdo humbje nuk është e mirë, ne nuk jemi demoralizuar.

Lexo edhe:

Superliga/ Vllaznia kryeson e vetme, triumfon minimalisht ndaj Dinamos

Superliga/ Dinamo dhe Teuta ndajnë nga një pikë, Elbasani feston kreun në Vlorë

Gjendja pas dëmtimit- Ndihem mirë, por besoj se kam akoma më shumë për të dhënë. Po mundohem të bëj më të mirën për skuadrën. Me Tolin dhe Gudiabin që luajnë përpara mbrojtjes, ndihme mirë, ata na ndihmojnë shumë në të dyja fazat e lojës. Goli, të them të drejtën, më mungon. Kisha një mundësi të mirë në derbin me Partizanin, por nuk arrita të kthej në gol.

Dinamo e këtij sezoni – Kam bindjen se kemi një skuadër të fortë, të konsoliduar. E kemi treguar në fushë me lojë në shumë ndeshje dhe besoj se kemi merituar më shumë pikë se sa kemi aktualisht në renditje. Dinamo ka bërë lojëra të mira dhe ka ardhur në rritje. Nuk na mungon asgjë për të bërë një sezon kompetitiv, duke filluar nga kushtet që na ka krijuar presidenca. Trajneri po ashtu na jep besim të gjithëve dhe besoj se kemi një grup solid, një nga më të mirët e kampionatit. Për fat të keq, na u dëmtua Bregu, i cili ishte në një formë shumë të mirë dhe po na ndihmonte shumë. Edhe mua personalisht. Por nuk kemi çfarë të bëjmë, këto gjëra ndodhin në futboll.

Rivaliteti për “Final 4”-Janë disa skuadra që kërkojnë të shkojnë në “Final 4”, por besoj shumë se Dinamo do të jetë aty. Siç e theksova edhe më parë, skuadra jonë ka gjithçka për të arritur objektivat e sezonit. Nuk demoralizohemi nga humbja në derbi, jemi të angazhuar maksimalisht të gjithë për të reaguar nga ndeshja e radhës me Skënderbeun në Korçë.

Etiketa: DinamoKlevi Qefalija

Lajme të lidhura

SPORT

Superliga/ Vllaznia kryeson e vetme, triumfon minimalisht ndaj Dinamos

19:16 : 08/11/2025
SPORT

Superliga/ Dinamo dhe Teuta ndajnë nga një pikë, Elbasani feston kreun në Vlorë

20:14 : 03/11/2025
SPORT

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025
SPORT

Dinamo del nga kriza, fiton derbin me Tiranën/ Partizani prek fundin, e mund dhe Bylisi

18:23 : 27/09/2025
SPORT

Superliga/ Dinamo zhgënjen në “Selman Stërmasi”, Vora mposht Flamurtarin

18:16 : 21/09/2025
SPORT

Teuta triumfon në “Niko Dovana”, durrsakët i shkaktojnë Dinamos humbjen e dytë radhazi

17:18 : 17/09/2025
Para

Atentati/ Klaudio Prendi konflikt me klanin Duka për bastet? Administronte një website llotosh

TË GJITHA

Horokopi për ditën e martë, 11 nëntor 2025

23:02 : 10/11/2025

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

22:55 : 10/11/2025

U plagos me thikë pas një sherri, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

22:49 : 10/11/2025

Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë

22:37 : 10/11/2025

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025

Hetimi ndaj Ballukut/ Shkullaku: A po shkon SPAK drejt Ramës dhe sistemit të tenderave ?

22:17 : 10/11/2025

“Libër llogarish kriminale”/ Media spanjolle: Si ‘ditari’ i kreut të klanit shqiptar fundosi rrjetin e kanabisit në Katalonjë

22:09 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com