• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sulmet ajrore izraelite godasin qendrën e Bejrutit

22:32 : 18/11/2024
në BOTA

Një sulm ajror izraelit goditi të hënën vonë një zonë me popullsi të dendur në kryeqytetin e Libanit pranë ndërtesave kryesore qeveritare dhe diplomatike. Sulmi që shkaktoi vdekjen e të paktën pesë personave, ndodh ndërsa Uashingtoni po vazhdon përpjekjet për arritjen e armëpushimit.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se dy raketa goditën lagjen Zoqaq al-Blat ku ndodhen selia lokale e OKB-së, parlamenti dhe zyra e kryeministrit të Libanit.

Që nga fundi i shtatorit, Izraeli ka përshkallëzuar në mënyrë dramatike bombardimet ndaj Libanit, duke u zotuar të dobësojë grupin militant Hezbollah, të mbështetur nga Irani dhe të ndërpresë sulmeve të tij me raketa ndaj Izraelit. Grupi militant libanez ka thënë se kryen sulme me raketa ndaj Izraelit në solidaritet me palestinezët që janë të përfshirë në luftë me Izraelin në Gazë.

Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar përpjekjet për arritjen e një armëpushimi që do të largonte forcat tokësore izraelite nga Libani dhe do t’i shtynte forcat e Hezbollahut larg kufirit izraelit. Kryetari i Parlamentit të Libanit, Nabih Berri, aleat i grupit Hezbollah që përfaqëson militantët në negociata, pritet të takohet me të dërguarin amerikan Amos Hochstein në kryeqytetin libanez të martën. Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar vizitën e zotit Hochstein.

Ministri libanez i Punës, Mostafa Bayram, i cili u takua me zotin Berri të hënën, tha se Libani ka “qëndrim pozitiv” ndaj propozimit të fundit të Shteteve të Bashkuara.

Lexo edhe:

J.D. Vance në Izrael: Çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës, sfidë e madhe

JD Vance mbërrin në Izrael: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës

Ushtria izraelite nuk komentoi për sulmin, i cili gjithashtu plagosi 24 persona, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

Shumë zona në Bejrutin qendror, përfshirë lagjen Zoqaq al-Blat, janë bërë strehë për shumicën e rreth 1 milion njerëzve të zhvendosur nga konflikti i vazhdueshëm në Libanin jugor dhe periferitë jugore të Bejrutit. Sulmi ndodhi gjithashtu pranë një xhamie shiite, Hussainiye.

Objektivi i sulmit ajror mbetët i paqartë. Ushtria izraelite gjithashtu nuk dha një paralajmërim paraprak për sulmin. Sirenat e ambulancës jehonin nëpër rrugë ndërsa një fotograf i agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ njoftoi se kishte shumë viktima në rrugë.

Kjo është dita e dytë e sulmeve izraelite në qendër të Bejrutit pas më shumë se një muaji. Gjatë fundjavës, një sulm në zonën Ras el-Nabaa vrau zëdhënësin e grupit Hezbollah, Mohammed Afif, së bashku me gjashtë persona të tjerë, përfshirë një grua. Në të njejtën kohë, katër persona u vranë në një sulm tjetër në zonën tregtare Mar Elias.

Ushtria izraelite nuk ka thënë se cili ishte objektivi i atij sulmi.

Pak minuta pas sulmit të hënën, kryeministri në detyrë i Libanit Najib Mikati shkroi në rrjetin social X: “Të gjitha vendet dhe vendimmarrësit u kërkohet t’i japin fund agresionit të përgjakshëm dhe shkatërrues izraelit ndaj Libanit dhe të zbatojnë rezolutat ndërkombëtare, veçanërisht Rezolutën 1701”.

Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në vitin 2006, i dha fund luftës një mujore mes Izraelit dhe grupit militant Hezbollah. Rezoluta synonte të krijonte një zonë neutrale në Libanin jugor. Megjithatë, zbatimi i plotë i rezolutës është përballur me sfida nga të dyja palët.

Rezoluta po diskutohet në kuadër të propozimit amerikan për një marrëveshje armëpushimi, që synon t’u japë fund 13 muajve të sulmeve midis Izraelit dhe grupit libanez që Uashingtoni e ka shpallur si organizatë terroriste.

Propozimi parashikon që forcat tokësore izraelite, të cilat filluan një ofensivë në Libanin jugor më 1 tetor, të tërhiqen plotësisht nga Libani. Ushtria libaneze dhe forca paqeruajtëse e OKB-së UNIFIL do të ishin të vetmet që do të ishin të pranishme në jug të lumit libanez Litani. Hezbollahu do të tërhiqej nga zona.

Një diplomat perëndimor që ka njohuri mbi bisedimet i tha agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ se ka “një optimizëm të përmbajtur’. Diplomati, duke folur në kushte anonimiteti, tha se një marrëveshje përfundimtare, megjithatë, ishte “ende në dorë” të palëve ndërluftuese.

Izraeli thuhet se po kërkon garanci se mund të vazhdojë të veprojë ushtarakisht kundër Hezbollahut nëse është e nevojshme, një kërkesë që libanezët nuk ka gjasa ta pranojnë. Zëdhënësi i qeverisë izraelite, David Mencer tha se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë infrastrukturën e Hezbollahut, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera po vazhdojnë negociatat për armëpushimin. “Fushata ushtarake do të vazhdojë derisa të zhduket kërcënimi i menjëhershëm nga Libani”, tha ai.

Grupi militant Hezbollah, gjithashtu kreu një sulm ndaj Izraelit me dhjetëra raketa. Një raketë që goditi qytetin verior të Izraelit, Shfaram, vrau një grua dhe plagosi 10 të tjerë, sipas shërbimeve të shpëtimit të Izraelit Magen David Adom.

Mbi 3400 njerëz janë vrarë në Liban nga sulmet izraelite sipas ministrisë së shëndetësisë së Libanit.

Në Izrael, 77 persona, përfshirë 31 ushtarë, janë vrarë nga sulmet ajrore të grupit Hezbollah, ndërsa mbi 50 ushtarë janë vrarë gjatë ofensivës tokësore izraelite.

Izraeli ka thënë se synon të dobësojë Hezbollahun për të siguruar kthimin e mijëra izraelitëve në shtëpitë e tyre pranë kufirit me Libanin. /VOA

Etiketa: bejrutizraelLiban

Lajme të lidhura

BOTA

J.D. Vance në Izrael: Çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës, sfidë e madhe

15:42 : 22/10/2025
BOTA

JD Vance mbërrin në Izrael: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës

18:56 : 21/10/2025
BOTA

Hamasi i dorëzon sonte Izraelit trupat e dy pengjeve

21:18 : 15/10/2025
BOTA

OKB: Ushtria izraelite po ekzekuton civilë në Gaza, 15 palestinezë të vrarë

18:45 : 15/10/2025
BOTA

Trump i hapur për negociata me Iranin, kritikon Obamën për nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore

14:34 : 13/10/2025
BOTA

Incident brenda parlamentit izraelit teksa po fliste Donald Trump

13:29 : 13/10/2025
Para

SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të Hamasit

TË GJITHA

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com