• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Konferenca për ndryshimet klimatike në Baku, mungojnë udhëheqësit e shteteve kyçe

15:31 : 12/11/2024
në BOTA

Udhëheqësit botërorë u mblodhën sot në Baku të Azerbajxhanit për konferencën vjetore të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike. Por në konferencë nuk janë të pranishëm udhëheqësit e vendeve më të fuqishme, përfshirë ata nga 13 shtetet të cilat konsiderohen si ndotësit më të mëdhenj, përgjegjës për mbi 70 për qind të gazeve të çliruara që shkaktojnë efektin serrë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres bëri thirrje të martën për “drejtësi klimatike” gjatë pjesëmarrjes në konferencën vjetore për klimën që këtë vit po mbahet në Azerbajxhan.

Ai tha se marrja e masave për ndryshimet klimatike nuk duhet të negociohet dhe se koha për të marrë vendime për këtë çështje po ikën.

“Duhet të bëni më shumë për të mbrojtur popujt tuaj nga katastrofat e krizave klimatike. Më të pambrojturit po braktisen përballë motit ekstrem. Dallimi ndërmjet nevojave për t’u përshtatur dhe fondeve mund të arrijë deri në 359 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030. Këto shifra nuk janë numra abstraktë, por janë jetë të shuara, prodhime të humbura dhe zhvillim i mohuar”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm Guterres.

Lexo edhe:

Media italiane: Bregdeti shqiptar nën kërcënim, ndryshimet klimatike po zhdukin territorin

Stres nga nxehtësia/ Punonjësit shqiptarë më të cenuarit në Rajon nga ndryshimet klimaterike

Në këtë konferencë vjetore në Baku, zyrtarët po negociojnë se si shtetet e pasura mund të paguajnë në mënyrë që shtetet e varfra të zvogëlojnë ndotjen duke zëvendësuar shfrytëzimin e fosileve me energji të pastër, të ofrojnë kompensim për katastrofat klimatike dhe të përgatiten për t’iu përshtatur motit ekstrem.

Por Kina dhe Shtetet e Bashkuara, që janë ndotësit më të mëdhenj dhe ekonomitë më të fuqishme, nuk po përfaqësohen nga udhëheqësit kryesorë të tyre në konferencë. As udhëheqësit e Indisë dhe Indonezisë, dy shteteve të tjera me numrin më të madh të banorëve në botë, nuk janë të pranishëm në Baku.

Këtë mungesë të udhëheqësve kryesorë disa aktivistë të ndryshimeve klimatike po e interpretojnë si mungesë të vullnetit politik për të vepruar.

“Është simptomë e mungesës së vullnetit politik për të vepruar. Nuk ka një ndjesi urgjence”, thotë shkencëtari për çështjet klimatike Bill Hare, drejtor i “Climate Analytics”. Sipas tij, kjo është arsyeja se “përse po ballafaqohemi me një kaos të këtillë”.

Këshilltari kombëtar për çështje klimatike Ali Zaidi i siguroi pjesëmarrësit se Shtetet e Bashkuara do t’i respektojnë angazhimet e tyre për të luftuar ndryshimet klimatike përkundër rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump, i cili mbetet skeptik rreth tyre.

Gjatë mandatit të parë, zoti Trump ka zhvlerësuar shumë nga rregulloret për ambientin, ndërsa gjatë fushatës ai është zotuar se do Shtetet e Bashkuara do të largohen nga Marrëveshja e Parisit dhe se do të shtojë nxjerrjen dhe prodhimin e karburanteve.

“Ka kohë që ne e dimë që krizat klimatike dhe pasojat e saj nuk njohin kufij gjeografik apo prirje politike. Ajo që kemi bërë gjatë katër viteve të fundit është të sigurohemi se gjeografia e zgjidhjeve klimatike i përfshin të gjithë, pavarësisht se ku jetojnë”, deklaroi këshilltari Zaidi.

Ai tha se shumica e teknologjive për prodhimin e energjisë së gjelbër prodhohen në shtetet që udhëhiqen nga guvernatorët republikanë, të cilët nuk do t’i shuajnë programet të cilat sigurojnë vende pune.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara shpresojnë që shtetet të arrijnë një marrëveshje për financimin e nismave që të ndihmojnë vendet në zhvillim e sipër të kalojnë nga varësia e djegies së karburanteve drejt energjisë së pastër si dhe të ballafaqohen me pasojat e ndryshimeve klimatike. Një marrëveshje e tillë parashikon një kosto prej 100 miliardë deri në 1 trilion dollarë në vit./VOA

Etiketa: BakuNdryshimet klimatike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Media italiane: Bregdeti shqiptar nën kërcënim, ndryshimet klimatike po zhdukin territorin

19:42 : 02/05/2025
AKTUALITET

Stres nga nxehtësia/ Punonjësit shqiptarë më të cenuarit në Rajon nga ndryshimet klimaterike

08:48 : 30/04/2025
AKTUALITET

Ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet në mjedis kanë zgjeruar përmasat e erozionit në bregdet

19:40 : 15/02/2025
BOTA

Ndryshimet klimatike që pritet të ndodhin në vitin 2025/ Efektet e ‘La Nina’, a do të ‘thyhet’ sërish rekordi i nxehtësisë?

17:48 : 31/12/2024
BOTA

Ndryshimet klimatike, shtetet e prekura kërkojnë qartësi mbi detyrimet ligjore për vendet ndotëse

15:16 : 11/12/2024
BOTA

Mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës po thahet përgjithmonë për shkak të ndryshimeve klimatike

19:37 : 09/12/2024
Para

Real Madrid futet në garë për 22-vjeçarin e Premier League

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com