Horoskopi, e hënë, 11 Nëntor 2024
Dashi
Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë sot duhet patjetër të ndryshoni disa prej tyre dhe pse jo të hiqni edhe dorë nga disa zakone. Situata në jetën tuaj në çift do jetë e mirë, por shmangni me çdo kusht të viheni në gare me partnerin. Kjo do sillte edhe ndonjë mosmarrëveshje me të. Ju beqarët nga ana tjetër do takoni dikë i cili do iu bëjë të ndiheni mire. Do përjetoni emocione të forta. Në punë do iu jepen përgjegjësi të reja të cilat me pak mundim do i përmbushni me sukses. Do ndiheni krenare për veten dhe nga ana tjetër do merrni shpërblime të majme nga shefat. Për financat do përkujdeseni shumë dhe do sakrifikoni edhe ndonjë shpenzim të nevojshëm. E gjithë kjo do kompensohet.
Demi
Sot nuk do ju kushtoni shumë rëndësi gjërave thelbësore dhe ky do jetë një gabim i madh. Nëse keni një lidhje të qëndrueshme duhet të jeni shumë vigjilentë. Tregohuni edhe më të butë dhe kujdesuni më shumë për partnerin, përndryshe do mund të keni edhe surpriza të pakëndshme. Për beqarët nuk do ketë asnjë ndryshim në jetën sentimentale. Në punë do i bëni gjërat si duhet dhe do kaloni edhe sfidat e vështira që mund t’iu dalin para. Ndonjëherë mund të përhumbeni, por disa kolegë të vjetër do iu nxisin të ecni para. Në planin financiar do keni tendence të merrni rreziqe, ndërkohë që është më mirë të prisni edhe pak ditë më shumë për të hedhur hapa.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do jeni paksa nostalgjikë dhe do mendoni gjatë për çastet e bukura që keni kaluar. Për ju që keni një lidhje, lumturia dhe qetësia e lidhjes tuaj do jetë prioritet. Nëse e bëni të mundur këtë do ndjeheni mjaft mirë me veten. Ju beqarët do keni një ditë plot ngjyra dhe aventura. Nga fundi i ditës mund të realizoni edhe një takim të rëndësishëm. Merrini gjërat pak më seriozisht. Në punë do iu shkoni gjërave deri në fund me çdo kusht. Në disa momente kolegët mund të bëhen edhe ziliqarë, por nuk duhet t’ua vini shumë veshin. Bëni kujdes me financat dhe mos shpenzoni më shume sesa duhet.
Gaforrja
Bashkëpunimi i Hënës me Jupiterin do ju ndihmojë të zgjidhni disa mosmarrëveshje dhe të kaloni disa pengesa që keni pasur në çdo fushë. Ju që keni një lidhje do jeni shumë tolerantë. Gjithçka do shkojë më së miri edhe nëse nuk dini të thoni shumë fjalë të bukura. Përfitoni nga kjo ditë sa të mundeni. Ju beqarët nuk do qëndroni ne vetmi, por do keni një jetë sociale shumë aktive. Falë mbështetjes së disa planetëve do keni mundësinë të bëni edhe ndonjë takim. Në punë do fokusoheni dhe më shumë dhe nuk do e keni problem edhe të qëndroni me orë më të zgjatura. Buxhetin menaxhojeni më mire në mënyrë që të mos keni probleme më pas.
Luani
Sado të mundoheni nuk do arrini dot të keni një ditë të qetë sot. Mirë është që të strukturori gjithmonë mendimet para se t’i thoni. Lidhja juaj do jetë nën tension dhe do keni goxha probleme me partnerin. Mos i përkeqësoni gjërat, por mundohuni të sqaroheni me qetësi. Vetëm komunikimi mund t’iu ndihmojë. As ju beqarët nuk do keni fat në dashuri. Për të mos e mbajtur mendjen atje më mirë takohuni me miqtë dhe organizoni diçka të këndshme. Në punë për fat të mirë do jeni me fat dhe do e keni më të lehtë të arrini atë që dëshironi. Në planin financiar pritet të keni fat, por gjithsesi vëruni pak fre shpenzimeve marramendëse.
Virgjëresha
Sot të gjithë do ju ndihmojnë e do ju mbështesin dhe kjo do ua mbushë zemrën me gëzim të madh. Ju të dashuruarit do keni shumë dëshirë të përjetoni emocione të fuqishme. Venusi do ua japë këtë mundësi dhe do kaloni një ditë të veçantë pranë atij që doni. Në disa momente pasioni mund të arrijë edhe kulmin. Edhe për ju beqarët do jetë një ditë shumë e mirë për te projektuar të ardhmen. Në punë do i keni të gjitha mjetet për të arritur atë që dëshironi dhe askush nuk do ju ndalojë dot. Financat do jenë të mira, por ju do bëni shpenzime të pamenduara mirë dhe gjendja do dobësohet shpejt.
Peshorja
Një projekt shumë i dashur dhe i ëndërruar prej kohësh do mund të realizohet gjatë kësaj dite. Fati do jetë në anën tuaj dhe çdo gjë ka për t’iu ecur për mrekulli. Klima në jetën tuaj në çift do jetë mjaft harmonike dhe e bukur. Do i përkushtoheni më tepër partnerit dhe do bëni plane afatgjata me të. Ju beqarët do bëni mirë të mos hidhni asnjë hap të nxituar sepse sot nuk është koha e duhur. Prisni edhe disa ditë për të filluar një histori dashurie. Në punë do iu hapen horizonte të reja dhe gjithçka ka për t’iu ecur akoma dhe më mirë. Në planin financiar do përballeni me vështirësi, por sërish do ja dilni mbanë.
Akrepi
Ka mundësi që sot të mos jeni shumë realistë dhe të kërkoni gjëra të pamundura. Sidoqoftë, për ju të dashuruarit, klima në çift do jetë përgjithësisht e ngrohtë. Jupiteri do iu bëjë të përjetoni momente të mrekullueshme që nuk do i harroni për një kohë të gjatë. Nëse jeni beqarë nuk do keni një ditë shumë të qëndrueshme. Here do keni nevojë për dikë e herë do ndiheni mirë ashtu si jeni. Vendosni se çfarë do bëni dhe mos prisni gjatë. Në punë, para se të pranoni përgjegjësi të reja duhet të reflektoni me kujdes. Në sektorin financiar do keni shumë fat dhe buxheti do rritet.
Shigjetari
Mijëra ide do ju lindin në kokë gjatë kësaj dite, por nuk duhet të veproni pa qenë plotësisht të bindur për atë që doni të bëni vërtet. Të influencuar nga Saturni, ju të dashuruarit, do bashkëpunoni më shumë me partnerin tuaj. Ai do dijë si t’iu bëjë të ndiheni mirë dhe të lumtur. Ju beqarët, falë Marsit do keni mundësi për një takim shumë të veçantë. Në jetën tuaj do ndizet pasioni i dashurisë. Në punë do jetë Dielli ai që do ju bëjë të keni vullnet dhe të mos ndaleni përpara sfidave. Edhe sektori financiar do shkojë më së miri. Papritur do merrni goxha lek. Kujdes, mos i harxhoni të gjitha menjëherë sepse do iu duhen për më vonë.
Bricjapi
Ka mundësi që sot të përhumbeni në mendimet tuaja dhe ndonjëherë edhe të mërziteni pse gjërat nuk do ju ecin si i kishit planifikuar. Kujdes nga kapricot në jetën tuaj në çift sepse ato mund t’iu sjellin disa konflikte me atë që keni në krah. Nëse keni krijuar një familje dhe keni fëmijë mundohuni të merreni pak më shumë me ta. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër. Shpirti juaj binjak ndodhet shumë afër dhe po iu pret. Në punë përgatituni të kaloni një ditë të ngarkuar. Mund t’iu kërkohen edhe të bëni zgjedhje. Planetët nuk do iu ndihmojnë me financat. Ata mund t’iu shtyjnë edhe për shpenzime të mëdha.
Ujori
Sot do dalloni nga të tjerët. Do ndiheni të lirë për të bërë atë që do keni në mendje e nga ana tjetër nuk do i nënvlerësoni as të tjerët. Gjithçka në lidhjen tuaj do shkojë më mirë sesa e prisnit. Do komunikoni më shumë me të dhe do kaloni edhe momente pasionante. Mos e lini asnjë moment t’iu ikë dem. Ata që janë vetëm do kenë ndryshime dhe surpriza. Duket se takimi i shumëpritur do të ndodhe sot. Në punë do jeni me shumë fat dhe gjithçka do ju realizohet ashtu si keni dashur. Askush nuk do mundet t’iu sfidojë dot. Marsi do iu mbrojë në planin financiar dhe ju mund të përfitoni për të bërë edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Peshqit
Gjatë kësaj dite duhet të bëni të pamundurën për të pranuar kritikat që do ju bëhen dhe për të mos bërë më gabimet e mëparshme. Nëse keni një lidhje shikojini gjërat me një sy tjetër dhe çdo gjë do shkojë mirë. Partneri do mundohet me sa ka mundësi t’ua plotësojë dëshirat që i keni shprehur. Plotësojani edhe ju disa. Yjet do iu ndihmojnë ju beqarëve të hidheni në detin e kënaqësisë dhe ndjenjave. Do keni disa takime shumë të veçanta sot. Në punë do ndërgjegjësoheni disi pas disa gabimeve që keni bërë dhe gjërat do ju ecin më mirë. Pritet një ditë me fat edhe për sa i përket buxhetit. Blijeni më në fund atë veshje që e keni parë prej kohësh.