• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Padia e Pëllumb Gjokës për bisedat e “Sky Ecc”, Kushtetuesja cakton datën për seancën e parë

17:27 : 06/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën e seancës së parë, për të shqyrtuar padinë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkon shpalljen e pavlefshme të mesazheve të përftuar nga aplikacionet e inkriptuara “Sky Ecc” dhe “EncroChat”.

Burime për mediat bëjnë me dije se seanca e parë do të mbahet më 19 Nëntor. Bisedat e “Sky ECC” përfunduan në Kushtetuese, pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë “arrest me burg” Pëllumb Gjokës.

Kujtojmë se me shumicë votash, trupa prej 9 gjyqtarësh e Gjykatës Kushtetuese vendosi në muajin korrik që të kalojë për shqyrtim në seancë plenarë kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Pëllumb Gjoka u arrestua më 27 Korrik të vitit 2023, në bazë të një hetimi të zhvilluar nga SPAK. Bashkë me Gjokën u arrestuan edhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales së Policisë së Shtetit, Oltion Bistri dhe personazhe të tjerë të kronikës së zezë në zonën e Shkodrës.

Ata akuzohen si pjesë e një grupi kriminal dhe mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme, nga vrasja, sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerje vrasjeje, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e të tjerë.

Lexo edhe:

Nga i dënuar në Serbi, në gjyqtar në Kosovë e rrezik për sigurinë/ Kush është Radomir Llaban?

Kushtetuesja pro betonizimit të zonave të mbrojtura/ Zhupa: Turpi i ngelet gjykatës, e çojmë në Strasburg

Hetimi për këtë grup personash nisi, pasi SPAK administroi nga autoritetet franceze dhe belge të dhënat e ç’koduara nga aplikacionet Sky dhe Enchrochat.

Sipas SPAK-ut, Pëllumb Gjoka rezulton të ketë komunikuar me mesazhe me anëtarë të fisit Bajri në Shkodër për kryerje atentatesh, përfshirë pagesa për ekzekutorët dhe financim për blerje armësh.

Pëllumb Gjoka dhe të tjerët kanë kundërshtuar provat e Prokurorisë së Posaçme, duke vënë në pikepyetje edhe vlefshmërinë e marrjes dhe përdorimit të mesazheve nga Sky në procese penale në Shqipëri. Kërkesa e biznesmenit Gjoka është rrëzuar në tre shkallët e gjyqësorit.

Përdorimi i bisedave të “Sky Ecc” në procese gjyqësore penale ka hapur një debat të fort juridik edhe në vende të Bashkimit Europian.

Pak muaj më parë, Gjykata Europiane e Drejtësisë dha një vendim orientues për gjykatat e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian.

Sipas atij vendimi, të dhënat duhet të vlerësohen nga gjykatësit lokale, në frymën e legjislacionin vendas.

Të dhënat e përftuara nga Sky/Ecc nuk janë përdorur si prova nga prokuroritë e vendeve të ndryshme, përfshirë edhe atë shqiptare, por kanë shërbyer si indicje për të shkuar tek prova.

Një mjet i ngjashëm i kërkimit të provës është përgjimi. Por, rasti i informacionit të siguruar nga Sky/Ecc nuk ndjek të njëjtën rrugë proceduriale, si përgjimi.

Legjislacionet proceduriale penale, ku mbështetet edhe ai shqiptar, e vënë në lëvizje mjetin e përgjimit në rastet e (1) hetimeve të regjistruara, (2) me persona konkretë të dyshuar dhe (3) me afate të përcaktuara qartë.

Ndërsa, në rastin e të dhënave Sky, situata është shumë më ndryshe. Pak vite më parë, autoritetet belge dhe franceze arritën të hynin në serverat e kompanive që menaxhonin platformat e komunikimit të koduar Sky/Enchrochat dhe arritën të gjenin “minierë informacioni” për grupet kriminale në mbarë botën, mes tyre edhe shqiptare.

Tashmë, debati është i përqëndruar në faktin se si mund të përdoren këto të dhëna si indicje apo si mjet të kërkimit të provës në një proces penal, kur ato nuk janë marrë në formë strikte-pra, nuk ka pasur më herët një hetim të regjistruar për një pjesë të mirë të të dyshuarve apo të veprave penale të zbuluara në komunikimet Sky; nuk ka pasur persona në përgjim sipas parashikimeve klasike të Kodit të Procedurës Penale; si edhe nuk ka pasur afate “përgjimi”.

Gjithësesi, këto pyetje dhe të tjera pritet të marrim përgjigje në vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila do të shprehet për kërkesën e biznesmenit të arrestuar, Pellumb Gjoka.

Etiketa: bisedatGjykata KushtetuesepadiaPëllumb Gjoka“Sky ECC“

Lajme të lidhura

BOTA

Nga i dënuar në Serbi, në gjyqtar në Kosovë e rrezik për sigurinë/ Kush është Radomir Llaban?

21:16 : 06/08/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pro betonizimit të zonave të mbrojtura/ Zhupa: Turpi i ngelet gjykatës, e çojmë në Strasburg

20:19 : 31/07/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja tjetër vendim pro Ramës, rrëzon padinë e PD për ligjin që betonizon zonat e mbrojtura

18:54 : 31/07/2025
RAJONI

Kriza politike në Kosovë: Çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?

14:50 : 31/07/2025
AKTUALITET

BIRN: Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK

20:40 : 29/07/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja i kthen bashkëpunëtores së ngushtë të Klod Allajbeut telefonin e sekuestruar nga SPAK

18:50 : 29/07/2025
Para

"Bild" publikon listën: 4 sulmuesit që kërkon Bayern Munich pas Harry Kane

TË GJITHA

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025

Në Arabi “joshin” Ramadanin, mund të largohet nga Lecce

22:22 : 07/08/2025

Në kërkim nga Shqipëria për trafik emigrantësh, 35-vjeçari shqiptar kapet në Itali, punonte në fermë

22:14 : 07/08/2025

Barazim pa gola ndaj Olimpija Ljubljanës, Egnatia mbijeton në Slloveni

22:06 : 07/08/2025

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë (Pikëtakimi: Emiratet e Bashkuara Arabe?)

21:57 : 07/08/2025

Eurogol i Dejvi Bregut, Dinamo kalon në avantazh ndaj Hajduk Split (Video)

21:40 : 07/08/2025

“Ça karriere ka Arben Rakipi?”/ Avokati: Një ish-prokuror mediokër që do ishte shkarkuar për paaftësi

21:39 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com