• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“FINAL” i kërkon kredinë dy herë, gruaja e divorcuar rrezikon kujdestarinë e vajzës

21:21 : 05/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Ankesa e radhës në emisionin “Stop” ka të bëjë me një kredi, të cilën denoncuesja thotë se e ka shlyer, por ia kërkojnë ta paguajë sërish. Në vitin 2019, Edra Koroveshi ka marrë një kredi 40 mijë lekë të reja dhe për shkak të mosshlyerjes në kohë, kjo kredi është shitur.

Një ditë të bukur, qytetarja kontaktohet nga një përfaqësuese e shoqërisë “Final sh.a”, e cila i kërkon që pagesën e kredisë ta kryejë ndaj kësaj shoqërie plot 120 mijë lekë të reja. Edra tregon se telefonoi përfaqësuesen e “Final” që i thotë se nuk ka më kompetencë për këtë kredi. Përmbaruesi shprehet se duhet ta shlyejë detyrimin. Ndërkohë zonja është në një situatë të vështirë, pasi është në proces divorci dhe po rrit e vetme një vajzë.

Me këtë pretendim për kredi të pashlyer ajo ka frikë se mund të humbasë vajzën. Sipas dokumenteve të përmbaruesit, kreditori është Micro Credit Risk, tashmë me emrin Credital por në asnjë shkresë nuk ndodhet emri i shoqërisë “Final sha”.

Edra Koroveshi: Pse duhet ta paguaj unë kur unë kam faturat dhe mua kjo kredi më hap shumë probleme në gjyq?

Përmbaruesi: Ti ke faturat që ke paguar diçka dhe nuk përshkruan që ke paguar kredi aty dhe për më tepër nuk t’i ka komunikuar kurrkush këto letra përveç meje që po flasim. Çfarë të kanë thënë të tjerët që të paguash nuk e di dhe do ta sqarosh me të tjerët se çfarë ke paguar te ata të tjerët.

Lexo edhe:

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

“Do ju varros! Ai b***q*** të hedhi lekët”/ Vlonjati një vit pa parë vajzën, gruaja e kërcënon

Edra Koroveshi: Juve kush jua ka sjellë këtë letrën?

Përmbaruesi: Shoqëria Credital sh.p.k ka sjellë gjithë dosjen tek neve që ka këtë debi me këtë vendim gjykate origjinal që i kam në zyrë. Gjeji ata dhe thuaju çfarë kam shlyer se në përshkrim thotë pagesë, po ku e dimë ne që s’ke pasur detyrime të tjera tek ata, që ta kesh bërë me një kontratë tjetër apo për diçka,  prandaj bëhet përshkrimi për filan kontratë, çdo pagesë që bëhet.

“Stop” bisedon me Credital, shoqëria që ka blerë kredinë e cila pretendon se kjo kredi mund të jetë shitur dy herë.

Punonjësja: Kjo është kredi e blerë nga ne. Totali që ju ka shkuar si debitor është 197 mijë. Në shkurt të 2021, këtë kredi na e ka shitur ne dhe normalisht  duke qenë se ne nuk kemi pasur kontakt, nuk kemi pasur një mundësi komunikimi, ky ka kaluar në përmbarim. MicroCredit Risk jemi po ne që jemi Credital.  Ne kemi  dokumente që ju keni firmosur, them si i ka pasur edhe “Finali” në të njëjtën kohë?

Qytetarja: Kjo është pyetja ime ndërkohë. Nëse unë nuk kam një kredi tjetër dhe pagesën ia kam bërë gabimisht “Finalit” sepse “Finali” mund të më ketë mashtruar, çfarë ndodh?

Punonjësja: Në këtë rast do të duhet të shkosh të pyesësh që pse jua ka shitur dy herë kredinë. Dhe në momentin që ne na konfirmon që jua ka shitur dy herë dhe ju e keni shlyer, patjetër që ne ia kthejmë mbrapsht gjithë dokumentacionin.

Pano Soko, ekspert ekonomie, tregon se kjo është një skemë mashtrimi dhe zgjidhja është nëpërmjet administratorit shtetëror që është vendosur në krye duke paraqitur faturat pasi nëse do të vazhdojë në gjykatë, do të ketë kosto të lartë.

Etiketa: dy hereEdra KoroveshifinalkrediakujdestarinëVajza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Do ju varros! Ai b***q*** të hedhi lekët”/ Vlonjati një vit pa parë vajzën, gruaja e kërcënon

21:44 : 07/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Mashtrimi me 31 mijë euro në Bitcoin, Prokuroria pezulloi hetimet, autori i pakapshëm

21:39 : 24/09/2025
AKTUALITET

Familjarët ngrenë alarmin në Polici, zhduken dy vajza minorene në Kavajë

15:55 : 24/09/2025
AKTUALITET

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

13:29 : 20/09/2025
AKTUALITET

44-vjeçari nga Kruja bashkë me të birin dhunon vajzën dhe gruan, në banesë i gjenden dhe armë

09:47 : 12/09/2025
Para

Real Madrid-Milan/ Dy gola të shpejtë, vendasit i përgjigjen kuqezinjve (VIDEO)

TË GJITHA

Mjekët: Trump është 79 vjeç, por ka një “moshë kardiake” si një 65-vjeçar

08:35 : 11/10/2025

Këmbimi valutor 11 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 11/10/2025

Administrata Trump nis shkarkimet masive, mbi 4 mijë punonjës humbin vendin e punës

08:14 : 11/10/2025

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:04 : 11/10/2025

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com