• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Dita e gjykimit

15:45 : 05/11/2024
në BOLD BLOG, BOTA

Nga Kevin Agolli

E marta e këtij 5 nëntori mbase është dita më e rëndësishme e gjithë këtij viti, që si çdo herë vjen i çuditshëm dhe këtë e vërejmë dhe kuptojmë vetëm kur jemi drejt fundit të tij. Por jo, ky shkrim nuk është një rezyme e këtij viti, ose e çfarëdo viti që kemi lënë pas, por pa diskutim nuk do të lej pa përmendur atë që do të sjellë e nesërmja e këtij 5 nëntori. Këtë të martë mbahen zgjedhjet presidenciale në ShBA dhe kjo ditë nuk është vetëm e amerikanëve.

Për këtë besoj nuk ka dyshim, që nga Shqipëria jonë e vogël, që hera herës duket dhe si shteti i 51 i ShBA-ve (por i lënë pas dore); prej aleatëve tek kundërshtarët, sytë do të jenë tek vendi përtej Atlantikut. Një përballje jashtëzakonisht e fortë dhe e ngushtë midis kandidatit Republikan Donald Trump dhe asaj Demokrate Kamala Harris, e ndjekur nga një fushatë si një Halloween i tejzgjatur. Megjithatë, dyshimet janë më shumë se të shumta nëse e nesërmja do të na bëjë të festojmë ndonjë shenjtor, ashtu siç ndodh zakonisht të nesërmen e Halloweenit.

Temat janë të shumta dhe tejet të përsëritura në këtë përballje që do të vendosë botën që njohim sot përballë një të nesërmeje që ende se dimë. Pakkujt do ja priste mendja që në vitin 2024, pas një mandati të mbyllur në një mënyrë të tmerrshme me menaxhimin e Covid, ish- Presidenti Trump do të rikthehej jo vetëm kaq i fortë, por që dhe me shumë gjasa do të zgjohet si fitues të nesërmen në 6 nëntor. Mesa duket amerikanët do kenë zbuluar shprehjen “ishim mirë kur ishim keq”.

Lexo edhe:

Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i dhëndrit të Trump në Sazan

Trump mohon që Irani ka lëvizur uranium para sulmit: Asgjë nuk u nxor nga objekti

Megjithatë jo pa të drejtë! Trump nuk është një hap larg rimarrjes së çelësave të Shtëpisë së Bardhë, prej faktit se “ajo që nuk të vret të bën më të fortë”. Në rastin e kandidatit republikan kjo shprehje vlen literalisht, pasi disa muaj më parë në një tubim elektoral, i shpëtoi një atentati që në rastin më të keq atë do ta hyjnizonte dhe në rastin më të mirë, ashtu siç po ndodh, do i shtronte rrugën për në presidencë.

Edhe pse establishmenti demokrat dështoi në këtë përpjekje vrasjeje politike, ata njëkohësisht dështuan dhe në korrjen e fitoreve të tyre. Ekonomia, emigracioni dhe siguria janë temat kryesore të kësaj fushate shpirtrash të vdekur, për të kaluar më pas tek të drejtat e njeriut, aborti, deri tek promovimi i çdo lëvizjeje që përjashton identifikimin gjinor dhe bashkë me të dhe neuronet tona.

Donald Trump jo vetëm ka arritur të identifikojë siç duhet shumicën dërrmuese të këtyre shqetësimeve, por me karizmën dhe sensin e tij pragmatik ka arritur të përçojë mesazhin e tij, tek ajo që mbase në fund të kësaj dite do të jetë shumica që do ta ribëjë atë president. Nga ana tjetër Kamala Harris është gruaja e dytë që garon për t’u bërë presidentja e parë femër në ShBA. Për ironi të fatit, të dyja gratë që kanë marrë këtë sipërmarrje jashtëzakonisht të vështirë në një shtet si ShBA, që nuk i ngjason aspak propagandës Hollywoodiane, përballë kanë gjetur Donald Trump.

Dhe meqë jemi tek propaganda, kjo fushatë nuk është vetëm një përballje e dy kandidatëve me njëri-tjetrin. Një sfidë paralele është duke u vendosur me botën e biznesit kundër botës së spektaklit, ku këta të fundit kanë dalë në masë në mbështetje të Zv. Presidentes aktuale Harris dhe nga ana tjetër sipërmarrësit më të mëdhenj në ShBA, të udhëhequr nga Elon Musk kanë bërë fushatë çdo ditë bashkë me kandidatin republikan Donald Trump. Ky i fundit është ndërthurja e artë që bashkon këto dy botë që sot janë përballë tyre, dhe këto zgjedhje do të na tregojnë se kush ka realisht më shumë influencë brenda Shteteve të Bashkuara.

Nëse në rastin e parë, humbja e Hillary Clinton erdhi si një rrufe në qiell të hapur, kësaj rradhe nuk është e thënë të jesh meteorolog për të kuptuar vranësirat e një qielli që të gjithë bëjmë pjesë në të. Lufta në Ukrainë dhe agravimi i tensionit në Lindjen e Mesme do të jenë dy çështjet kryesore për këdo që do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Por nëse me Kamala Harris politika e jashtme amerikane do të vazhdonte në kursin e saj tradicional, me Donald Trump, do të riktheheshin tensionet me aleatët e ShBA dhe batutat me ata që janë kundërshtarët e tyre.

Vështirë të besohet që Trump të ketë kuptuar që politika dhe biznesi nuk janë gjithmonë e njëjta gjë dhe investimi politik amerikan prej shumë dekadash, si një eksportues i demokracisë anekënd botës të jetë një investim i gabuar dhe që mund të tërhiqesh sa hap e mbyll sytë. Në fund të ditës kjo është dilema, nëse sot amerikanët do të zgjedhin “presidentin e botës” që përfaqësohet nga Kamala Harris, apo do të zgjedhin presidentin e vendit të tyre, që do të tentojë sërish të izolojë një perandori që kufijtë i ka kudo të shpërndarë.

Mbase qielli është apokaliptik si në ditën e gjykimit. Mbase ishim vërtetë mirë kur ishim keq dhe mbase pas 4 vitesh do të rithemi të njëjtën gjë.

Mbase!

Etiketa: donald trumpKamala HarrisKevin AgolliZgjedhjet në SHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i dhëndrit të Trump në Sazan

11:18 : 27/06/2025
BOTA

Trump mohon që Irani ka lëvizur uranium para sulmit: Asgjë nuk u nxor nga objekti

15:40 : 26/06/2025
AKTUALITET

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

15:29 : 26/06/2025
BOTA

Erdogan: Izraeli dhe Irani t’i kushtojnë vëmendje thirrjes së mikut tim, Trump

19:30 : 25/06/2025
BOTA

Donald Trump mbërrin në Amsterdam për samitin e NATO-s

21:31 : 24/06/2025
BOTA

Trump zgjat me një vit tjetër gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor

16:06 : 24/06/2025
Para

Neymar dëmtohet sërish, pak minuta në fushë dhe zëvendësim

TË GJITHA

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

12:11 : 27/06/2025

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025

Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës

12:01 : 27/06/2025

“Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes

11:47 : 27/06/2025

Shifra alarmante/ Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, Shqipëria po plaket

11:35 : 27/06/2025

Flamur Noka tregon arysen pse u thirr në SPAK

11:32 : 27/06/2025

Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i dhëndrit të Trump në Sazan

11:18 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com