• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë do të sjellin zgjedhjet presidenciale të SHBA-së për tregtinë botërore

Çfarë do të sjellin zgjedhjet presidenciale të Amerikës për tregtinë botërore. Një analizë e pasojave të zgjedhjeve presidenciale amerikane në tregti, shkruan The Economist

11:55 : 02/11/2024
në AKTUALITET, BOTA

Në vitet 1990, kandidatët presidencialë debatonin se sa e hapur duhet të jetë Amerika ndaj tregtisë me vendet e tjera. Në ditët e sotme, debati tregtar vërtitet rreth pyetjes se sa duhet të mbyllet në vetvete Amerika.

Donald Trump është më radikali nga dy kandidatët. Ai ka një vizion për tarifat që do ta kthenin pas në kohë strategjinë ekonomike amerikane me gati një shekull.

Kamala Harris është më pak e skajshme, por gjithsesi përfytyron një botë ku Amerika përfiton nga një proteksionizëm i butë, duke dhënë subvencione për industritë më jetike.

Është e qartë se në çfarë drejtimi do të shkonte politika amerikane nën Trump. Në mandatin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ai e quajti veten “njeriu i tarifave”, duke pretenduar se taksat ndaj vendeve të huaja janë një mënyrë për të maksimizuar fuqinë ekonomike amerikane.

Lexo edhe:

Pas Shtëpisë së Bardhë dhe Senatit, republikanët shpresojnë të fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve

Këlliçi nga Amerika: Shqiptarët mund të bëjnë diferencën në Miçigan! Ja kë mbështesin

Ai e nisi tatimin me tarifat ndaj lavatriçeve dhe paneleve diellore, më pas ju drejtua çelikut dhe aluminit, derisa hyri në një luftë tregtare me Kinën. Dhe kjo mund të ketë qenë thjesht një hyrje për atë që kishte ndër mend të bënte në mandatin e dytë.

Ai është zotuar të vendosë tarifë për të gjitha importet në Amerikë. Në fillim të fushatës, tha se kjo tarifë e përgjithshme mund të jetë 10%. Tani ka thënë se do të jetë 20%. Sulmet më të ashpra i ka bërë ndaj Kinës, duke kërcënuar se do të vendosë tarifa deri në 60% për mallrat e prodhuara në Kinë.

Ai ka hedhur si ide edhe heqjen e statusit të Kinës si komb i favorizuar, një vendim që do të godiste themelet e Organizatës Botërore të Tregtisë, tashmë të dobësuar.

Tarifa më të larta ndaj Kinës

Nga një këndvështrim ligjor, Trump do ta ketë mjaft të lehtë të vendosë tarifa më të larta ndaj Kinës. Ai mund të argumentojë se Kina ka shkelur marrëveshjen tregtare të nënshkruar gjatë mandatit të tij të parë (importet e Kinës nga Amerika kanë rënë shumë më poshtë se synimet jorealiste) dhe më pas mund të rrisë tarifat si ndëshkim.

Nga ana tjetër, rruga ligjore drejt një tarife të përgjithshme (universale), është më e vështirë. Disa ekspertë mendojnë se Trump mund ta shpallë deficitin tregtar të Amerikës si një emergjencë kombëtare, gjë që do t’i lejonte të vinte në zbatim Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave, i cili do t’i jepte autoritetin të vendoste tarifën në fjalë.

Sigurisht, kompanitë mund ta hedhin në gjyq dhe mund ta përmbysin me sukses tarifën. Ama, procesi ligjor do të zgjaste me muaj, duke i dhënë zotit Trump mjaftueshëm kohë për ta zhytur sistemin global të tregtisë në një rrëmujë të plotë.

Skepticizmi

Shumë republikanë mbeten skeptikë në lidhje me efektet ekonomike të tarifave. Por Trump do të ketë një argument që do t’i joshë: tarifat do të ndihmonin për të paguar për uljet e taksave që ata dëshirojnë. Amerika importon mallra me vlerë rreth 3 trilionë dollarë në vit, kështu që një tarifë prej 10%, në teori, do të sillte të ardhura federale me vlerë rreth 300 miliardë dollarë.

Problemi është se tarifat do të rëndonin mbi rritjen ekonomike të Amerikës, sidomos kur shtetet e tjera do fillojnë t’ia kthejnë me të njëjtën monedhë. Politikat tregtare të Trump do ta çonin ekonominë amerikane në një rrugë të pasigurt dhe të rrezikshme.

Këndvështrimet e znj.Harris

Pikëpamjet e zonjës Harris për tregtinë, si për shumë tema të tjera, janë më të turbullta. Nuk mund të thuhet se ajo është një mbështetëse e thekur e tregtisë së lirë.

Kur Trump bisedoi për rishqyrtim marrëveshjen tregtare të Amerikës me Meksikën dhe Kanadanë në vitin 2020, ajo ishte një nga dhjetë senatorët që votuan kundër saj, duke argumentuar se marrëveshja ishte veçanërisht e dobët në mbrojtjen mjedisore.

Dhe ashtu si Biden, zonja Harris nuk ka treguar entuziazëm për marrëveshjet tradicionale tregtare. Në të njëjtën kohë, nuk mund të thuhet se ajo është një “njeri i tarifave” si Trump.

Harris e ka përshkruar vazhdimisht idenë e tarifës universale të Trump, si një taksë kombëtare mbi shitjet. Tarifa është një nga pikat e planit ekonomik të zotit Trump që ajo e ka qortuar më tepër, duke argumentuar se një tarifë e tillë do të rriste çmimet për një familje tipike amerikane me rreth 4,000 dollarë në vit.

Për sa u përket synimeve të zonjës Harris, duket se një pjesë e mirë e pozicioneve të saj mbështeten në qasjen e presidentit Joe Biden për tregtinë në dy fronte.

Së pari, ajo ka bërë thirrje për subvencione për të forcuar prodhimin vendas. Ajo ka përdorur sloganin “America përpara”, duke thënë se do të mundësonte dhjetëra miliarda dollarë për të ndihmuar Amerikën të ketë sukses në industritë e së ardhmes, duke përfshirë energjinë e pastër, një masë që mund të jetë e ngjashme me subvencionet industriale të Aktit të Uljes së Inflacionit të zotit Biden. Ky është një akt që i ka shqetësuar vendet e tjera.

Fronti i dytë është gatishmëria për të ndërmarrë veprime ndëshkuese tregtare ndaj Kinës “kur ajo thyen rregullat”, siç thotë Harris. Kjo nënkupton se ajo do të vazhdonte me tarifat ndaj Kinës, të ngjashme me rritjen që imponoi së fundmi Shtëpia e Bardhë kundër automjeteve elektrike dhe gjysmëpërçuesve kinezë.

Harris argumenton se tarifat e saj janë strategjike, ndërsa ato të zotit Trump pasqyrojnë një qasje të gabuar. Shumë ekonomistë nuk janë aq të sigurt: pak proteksionizëm është më i mirë se shumë, por gjithsesi, është i dëmshëm për rritjen ekonomike.

Duke marrë parasysh gjithë këto, bota duhet të ndihet shumë e shkurajuar nga drejtimi që duket se po merr Amerika karshi tregtisë. Nën drejtimin e Trump, Amerika do të ndërtonte mure tarifore. Zonja Harris nuk do të ndërtonte mure ndaluese, por as ura lidhëse.

Pritshmëritë

Bota duhet të ndihet shumë e shkurajuar nga drejtimi që duket se po merr Amerika karshi tregtisë. Nën drejtimin e Trump, Amerika do të ndërtonte mure tarifore. Zonja Harris nuk do të ndërtonte mure ndaluese, por as ura lidhëse.

/Monitor

Etiketa: tregtia boteroreZgjedhjet në SHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Pas Shtëpisë së Bardhë dhe Senatit, republikanët shpresojnë të fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve

16:48 : 09/11/2024
AKTUALITET

Këlliçi nga Amerika: Shqiptarët mund të bëjnë diferencën në Miçigan! Ja kë mbështesin

21:31 : 05/11/2024
BOTA

Nis procesi i numërimit në qarkun kryesor të Xhorxhias, rezultatet priten nga momenti në moment

19:57 : 05/11/2024
BOTA

Shtetet që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale

19:19 : 05/11/2024
BOTA

Donald Trump voton në Florida: Ndihem i sigurt, po ecim shumë mirë

18:25 : 05/11/2024
BOTA

Gara presidenciale mes Trump dhe Harris në SHBA, kur do të njihemi me fituesin

16:29 : 05/11/2024
Para

Aksident me vdekje në aksin Milot-Morinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar/ EMRI

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025

Samitin në Tiranë/ Macron: Duhet të këmbëngulim për të siguruar paqen në Ukrainë

13:47 : 16/05/2025

EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit

13:39 : 16/05/2025

Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë

13:26 : 16/05/2025

VIDEO/ Rama “show” edhe në Samit, i kthen liderët e BE-së në kukulla

13:12 : 16/05/2025

Gjobë dhe dy dënime, ish-futbollisti i Kombëtares e pëson keq

13:07 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com