• Kontakt
Tuesday, June 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si po na rriten kostot e transportit nga nafta e shtrenjtë dhe rrugët me pagesë

08:22 : 31/10/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Vitin që vjen qeveria e Shqipërisë do të angazhojë edhe tre koncesione të reja PPP në Korridorin Adriatiko-Jonian, të cilat do të ndërtohen nga privati kundrejt pagesës direkte në toll.

Teksa me 2025 numri i rrugëve për të cilat do të paguhet tarifë përdorimi do të arrijë në tre (Milot-Rrëshen, Thumanë-Kashar, Tuneli i Vlorës) dhe pas pak vitesh do të jenë së paku në 6. Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria ka tarifat më të larta të pagesës në rrugë.

Përveç kësaj Shqipëria futet në vendet me çmimet më të larta të karburanteve në  rang global.

Sipas të dhënave globale mbi çmimet e naftës, çmimi mesatar i naftës në mbarë botën është 1,18 dollarë amerikanë për litër, në Shqipëri ishte 1,89 dollarë amerikane. Të dhënat që i takojnë datës 28 tetor 2024 tregojnë se çmimi i naftës në Shqipëri është 60 për qind më shumë se mesatarja globale. Të dhënat tregojnë se Shqipëria renditet e treta në botë për çmimet e larta të naftës.

Vitin e kaluar buxheti i shtetit arkëtoi 19,5 miliardë lekë ose më shumë se 190 milionë euro nga taksat e qarkullimit mbi naftën. Kjo taksë që ka qëllim që të grumbullojë të ardhura që të mund të përballojnë mirëmbajtjen e rrugëve siguron arkëtim disa herë më shumë se nevojat.

Lexo edhe:

SHBA/ Bien çmimet e naftës, tregjet nuk po ndikohen nga përshkallëzimi i tensioneve me Iranin

Trump paralajmëron kompanitë e naftës: Mos ngrini çmimet, po luani lojën e armikut!

Luigj Alijaj nga shoqata e Hidrokarbureve thotë se, Shqipëria takson naftën së paku 48 lekë për litër më shtrenjtë se Rajoni. Taksimi i lartë përveçse ul konkurueshmërinë frenon konsumin e produktit.

Nëse çmimi i naftës do të ishte më i ulët buxheti nuk do të humbiste nga taksat, pasi një pjesë e bizneseve dhe qytetarëve që furnizohen aktualisht në pikat kufitare të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës do të konsumonin në Shqipëri duke rritur qarkullimin e për rrjedhojë edhe të ardhurat buxhetore.

Shoqëria shqiptare nëpërmjet pagesave direkte dhe rishpërndarjes së buxhetit po paguan kosto të larta për rrugët. Vitin që vjen programi i “Transportit rrugor” financohet me 33 miliardë lekë, të cilat merren nga taksat e përgjithshme për te financuar infrastrukturën rrugore.

Financimet e larta të buxhetit, pagesat direkte në rrugë dhe çmimet e larta të naftës rrisin kostot e transportit të cilat janë jetike për zhvillimin e një shoqërie.

Sipas Global Petrol Prices çmimi mesatar i naftës në rang global aktualisht është afërisht 1,1 USD për litër, por ka dallime të konsiderueshme në këto çmime midis vendeve. Si rregull i përgjithshëm, vendet më të pasura kanë çmime më të larta, ndërsa vendet më të varfra dhe vendet që prodhojnë dhe eksportojnë naftë kanë çmime dukshëm më të ulëta.

Një përjashtim i dukshëm është SHBA-ja, e cila është një vend ekonomikisht i avancuar, por ka çmime të ulëta të gazit. Dhe nga ana tjetër Shqipëria si vend i varfër ka çmime të karburanteve për shkak të taksave të larta ndaj tyre.

Ndryshimet në çmime ndërmjet vendeve janë për shkak të taksave dhe subvencioneve të ndryshme për naftën.

Të gjitha vendet kanë akses në të njëjtat çmime të naftës në tregjet ndërkombëtare, por më pas vendosin taksa të ndryshme. Si rezultat, çmimi me pakicë i naftës është i ndryshëm, sipas Petrol Global Prices .

Shqipëria renditet në krye të listës për çmimet e larta të naftës, por nga ana tjetër ka te ardhura për frymë sipas fuqisë blerëse vetëm sa 34 % e mesatares së BE-së./Monitor

Etiketa: Cmimie shtrenjtekostrotnaftapagesarrugettransporti

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA/ Bien çmimet e naftës, tregjet nuk po ndikohen nga përshkallëzimi i tensioneve me Iranin

17:52 : 23/06/2025
BOTA

Trump paralajmëron kompanitë e naftës: Mos ngrini çmimet, po luani lojën e armikut!

16:30 : 23/06/2025
AKTUALITET

Bombardimi i Iranit/ Tregjet tronditen, nafta kap nivelet më të larta në 5 muaj

10:16 : 23/06/2025
BOTA

Ngushtica e Hormuzit, 3 kilometrat më të ndjeshme të ekonomisë botërore

20:27 : 22/06/2025
AKTUALITET

5 drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

18:39 : 22/06/2025
AKTUALITET

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit, 13 lekë kg me shumicë

17:15 : 22/06/2025
Para

KE për Malin e Zi: Përparim në reforma, por institucionet të cenueshme ndaj krizave politike

TË GJITHA

FOTO/ Çfarë i ndodhi këngëtarit? Luiz Ejlli përfundon në spital: Më filluan krizat kur…

13:11 : 24/06/2025

Shkrimi i Neshos për “Ramaduron”, Berisha: Vjollca Hoxha të kontrollojë mirë para se të sulmojë

13:06 : 24/06/2025

Aksident tragjik në Divjakë/ Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin me motor

13:03 : 24/06/2025

Abuzimet me tenderat, SPAK merr të pandehur kreun e KPP-së Jonaid Myzyrin

12:59 : 24/06/2025

Shfryhet ‘fluska’ e turizmit/ Hyrjet e të huajve nga jashtë në stanjacion të plotë

12:58 : 24/06/2025

Hapet tenderi 60 mln euro për Bypassin e Tiranës, dy fazat për Kashar-Vaqarr

12:45 : 24/06/2025

Të shtënat me armë në Institut, reagon policia: Kemi shoqëruar një person

12:29 : 24/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com