• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i WJP/ Berisha: Konfirmon dështimn e drejtësisë sorosiane, mos mbështetet më nga ndërkombëtarët

12:46 : 28/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët ka publikuar të dhënat e raportit të World Justice Project (Projekti i Drejtësisë në Botë) mbi drejtësinë në Shqipëri.

Berisha deklaroi se dështimi i plotë i reformës sorosiane në Shqipëri tashmë konfirmohet jo vetëm nga opozita dhe mediat, por edhe nga institucioni më i specializuar i fushës. Sipas liderit demokrat, World Justice Project vlerëson një seri treguesish të shtetit ligjor dhe të funksionimit të drejtësisë dhe konstaton një rënie dramatike të këtyre treguesve në vitin 2024, krahasuar me vitin 2015.

Berisha i tregoi një për një të gjitha të dhënat e nxjerra nga World Justice Project, ku theksoi se Shqipëria për korrupsionin ngjitet nga vendi i 78 në vendin e 107, teksa sipas tij, korrupsionin e udhëheq kreu i narkoshtetit, duke iu referuar kryeministrit.

Kreu i opozitës tha më teuj se këto tregues dëshmojnë se drejtësia e re është një drejtësi e munguar për qytetarët shqiptarë dhe një degë ekzekutivi për narkoshtetin shqiptar.  Në emër të PD-së, Berisha i bëri thirrje Parlamentit Europian, Komisionit Europian, vendeve partnere që të heqin dorë nga çdo mbështetje e kësaj drejtësie të kriminalizuar dhe të kontrolluar në çdo qelizë të saj nga Edi Rama dhe regjimi i tij.

Sali Berisha: Jam para jush për të theksuar se dështimi i plotë i reformës sorosiane në Shqipëri dhe drejtësisë së re konfirmohet tashmë jo vetëm nga qytetarët dhe opozita shqiptare, nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare, por konfirmohet nga institucione think-tanker më të specializuara të fushës. Kështu, World Justice Project, Projekti i Drejtësisë në Botë, vlerëson një seri treguesish të shtetit ligjor dhe të funksionimit të drejtësisë dhe konstaton një rënie dramatike të këtyre treguesve në vitin 2024, krahasuar me vitin 2015.

Lexo edhe:

“Kolaps në drejtësi”/ Avokatët e Vlorës denoncojnë bllokimin e çështjeve në Apel, akuza KLGJ-së

“Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve, në “shënjestër” gjyqtari Boshku

Këtu para jush do paraqes me grafiqe këtë rënie. Kufizimi i pushtetit të qeverisë. Shqipëria nga vendi i 52-të është ngjitur në shkallaren e tuprit në vendin e 106 për dorën e gjatë të ekzekutivit mbi pushtetet e tjera duke kaluar me disa ende Vietnamin dhe disa diktatura të tjera në botë. Po kështu për korrupsionin, Shqipëria ngjitet nga vendi i 78 në vendin e 107. Natyrisht në një vend ku korrupsionin e udhëheq kreu i narkoshtetit, nuk mund të ndodhë ndryshe. Liria e shprehjes ka një rënie dramatike, nga vendi i 65 është vidhisur në vendin e 92.
Sipas këtij raporti, e drejta e protestës dhe aktivizimit publik ka rënë nga pozicioni i 54 që kishte Shqipëria me rreth 48 vende, pra sot renditet në vendin e 102 për kufizim të të drejtës së protestave dhe lirive politike. Ndryshim dramatik ka pësuar zbatimi i ligjit. Nga vendi i 86 që ndodhej, sot Shqipëria është në vendin e 114. Por, porsa i përket procesit administrativ, World Justice Project gjen se administrata e narkoshtetit shqiptar është njëra prej 16 administratave më të dobëta të planetit. Shqipëria në vitin 2015 renditej në vendin e 89 dhe është ngjitur në përkeqësim në vendin e 128.

Për të drejtat civile, dhe këtu duhet të ndalem pak, Shqipëria edhe këtu ka një përkeqësim dramatik prej 44 vendesh. Mbante një pozicion në vendin e 55, kurse tani renditet në vendin e 101. Por dramatike dhe dëshmi flagrante e dështimit të reformës së drejtësisë dhe drejtësisë së re janë treguesit që vijojnë. Për shembull, mosndërhyrja e qeverisë në vendimet civile, Shqipëria para reformës së drejtësisë ishte në vendin e 65. Pas reformës në drejtësi dhe shndërrimit të drejtësisë në një degë ekzekutivi nga reforma e Xhorxh Sorosit, Shqipëria renditet në vendin e 110. Janë një seri vendesh si Nigeria, Kenia, Tunizia, Bangladeshi, të cilat renditen gjer në 25 vende më mirë se Shqipëria, kurse Kosova fqinje renditet 44 vende më mirë se Shqipëria. Në drejtësinë penale, Shqipëria renditej në vitin 2015, para reformës së drejtësisë, në vendin e 46. Pas shndërrimit të drejtësisë në degë ekzekutivi, Shqipëria renditet në vendin e 92. Ka humbur pra 46 vende.

Ky është një tregues dramatik, kjo është ‘pavarësi’ e mercenarëve të drejtësisë Dumani-Kraja apo fytyra e vërtetë e drejtësisë me Irena Gjokat e saj. Por jo më pak dramatike është ndërhyrja e qeverisë në drejtësinë penale. Në këtë kuadër, Shqipëria para reformës renditej në vendn e 62, kurse pas reformës sorosiane renditet në vendin e 106, duke pasur kështu shumë vende para, Vietnami, Banladeshin, Tunizinë, Kenian, Nigerinë, etj. Kurse Kosova renditet në këtë kontekst në vendin e 46. Pra, këto tregues dëshmojnë se drejtësia e re është një drejtësi e munguar për qytetarët shqiptarë. Është një degë ekzekutivi për narkoshtetin shqiptar.

Ndaj PD i bën thirrje Parlamentit Europian, Komisionit Europian, vendeve partnere të heqin dorë nga çdo mbështetje e kësaj drejtësie të kriminalizuar, të kontrolluar në çdo qelizë të saj nga kreu i narkoshtetit Edi Rama dhe regjimi i tij. Të angazhojnë Komisionin e Venecias për një rishqyrtim tërësor të këtij sistemi, në mënyrë që shqiptarëve t’u rikthehet e drejta themelore e një procesi ligjor të drejtë dhe drejtësia të nxirret nga kthetrat e politikës dhe të shndërrohet në një sistem të varur nga ligji.

Etiketa: drejtesiareformaSorosianeWorld Justice Project

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kolaps në drejtësi”/ Avokatët e Vlorës denoncojnë bllokimin e çështjeve në Apel, akuza KLGJ-së

20:35 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve, në “shënjestër” gjyqtari Boshku

14:57 : 15/09/2025
AKTUALITET

Dy karrige bosh në Kuvend, Altin Dumani dhe Olsian Çela refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

11:08 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

14:16 : 05/09/2025
AKTUALITET

“160 milionë euro borxhe pa përgjegjës” gazetari: Reforma e ujësjellësave dështim i pastër

20:27 : 03/09/2025
AKTUALITET

Rama pranon dështimin me ujin, por fajin ia lë pushtetit vendor: Niveli i papërgjegjshmërisë i frikshëm

11:37 : 03/09/2025
Para

GJKKO pushon hetimet për sherrin në Kuvend mes deputetëve Nallbati dhe Sinaj

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com