• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Puckett zbulon të vërtetat mbi kthimin e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri

20:47 : 27/10/2024
në AKTUALITET

Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit, Jim Puckett, ka shpjeguar në Syri Tv situatën e ndërlikuar që lidhet me dërgesat e mbetjeve të dëmshme drejt Shqipërisë.

Puckett thekson se ishin shfaqur probleme të pazakonta gjatë rrugës, duke filluar nga fikja e gjurmuesve të anijeve që transportonin mbetjet, çka kishte vështirësuar ndjeshëm procesin e lokalizimit të tyre në Oqeanin Indian.

Puckett u shpreh se kalimi i dërgesave përmes vendeve si Portugalia dhe Turqia ngrinte dyshime të forta për transparencën dhe ligjshmërinë e këtij eksporti.

Ai theksoi se ishte e nevojshme që qeveria shqiptare të ofronte informacion të qartë për publikun dhe të merrte mostrave nga dërgesat në mënyrë që të vlerësonte përmbajtjen e tyre.

Lexo edhe:

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

Puckett shprehu shqetësimin se, pa një hetim të plotë dhe të pavarur, nuk ishte e mundur të kuptohej se çfarë materialesh po transportoheshin dhe se si ato mund të ndikojnë në mjedisin dhe shëndetin publik.

Çfarë ka ndodhur gjatë rrugës, sepse më pas do t’ju pyes edhe për komunikimet që ju jeni përpjekur të keni, të paktën, dhe letrat që i keni dërguar qeverisë shqiptare. Por a ka pasur dyshime, le të themi, të dyshimta në itinerarin drejt Shqipërisë? Ju jeni një ekspert, kuptoni çdo detaj në momentin kur ka diçka që nuk shkon.

Puckett: Në fakt, gjërat ishin disi të çuditshme, sepse anijet që mbanin fillimisht këto mbetje ishin dy anije dhe ato i fikën transmetuesit dhe gjurmuesit satelitorë, kështu që ishte e pamundur të lokalizoheshin në Oqeanin Indian. Kjo ishte tërësisht e pazakontë, kjo nuk ndodh zakonisht asnjëherë, prandaj na lindi dyshimi se çfarë po ndodhte. Kontaktuam linjën e anijeve MSC dhe MARSK dhe u siguruam që gjurmuesit do të ndizeshin dhe që ngarkesa e mbetjeve të kthehej përsëri në vendin e origjinës në Durrës për të kuptuar se cilët ishin përgjegjës për këtë eksport që s’duhet të kishte ndodhur.

Po gjatë rrugës së kthimit, ka pasur diçka të dyshimtë, të çuditshme të cilën ju e keni vënë re? Nuk e di lidhur me destinacionet që përdoren zakonisht, lidhur me portet e caktuara, një qëndrim më gjatë në port, një ndryshim të anijeve, apo nuk e di. Ka diçka që vlen të ndalemi?

Puckett: Në fakt, ishte e pazakontë edhe kthimi, pasi dërgesa kaloi në Portugali, në Spanjë, në Turqi. Nuk e dimë përse kaloi në Turqi gjatë rrugës në Mesdhe. Ndonjëherë ndodh edhe kështu me dërgesat, por në fakt ne nuk e dimë nëse këto janë mbetje me të cilat mund të ketë pasur ndonjë ndikim dhe duam që të shmangim çfarëdo lloj problematike dhe të sigurojmë transparencën. Duhet që qeveria t’i hapë ato në sy të publikut dhe të marrë kampionet në sy të publikut, në mënyrë që të merren kampionë dhe mostra të ndryshme nga kontejnerë të ndryshëm. Unë do t’i kërkoj ministrisë së Mjedisit të marrë mostrën që kërkojmë, por këto i duhen dhënë edhe autoriteteve të pavarura në mënyrë që analizat që dalin të tregojnë se është e njëjta mbetje dhe të mund të gjëjmë informacionin e duhur dhe të kuptojmë se çfarë përmbajnë këto materiale.

Etiketa: Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të BazelitJim Puckettmbetje te rrezikshmeporti i durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

15:54 : 28/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

13:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit

10:45 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

12:47 : 27/10/2025
AKTUALITET

Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët

16:27 : 13/10/2025
AKTUALITET

Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

08:14 : 08/10/2025
Para

Shokon e reja: S'më punësojnë sepse jam e shëndoshë, më kërkojnë favore s*ksuale

TË GJITHA

Këto 3 shenja të horoskopit e mbyllin muajin me momente magjike dhe shumë surpriza

09:32 : 30/10/2025

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

09:22 : 30/10/2025

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com