• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ku janë studentët!?

09:23 : 27/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Sot, arsimi i lartë në vend, po përballet me probleme, që në pamje të parë duket se lidhen me zhvillimet e pafavorshme demografike dhe emigracionin.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në krahasim me vitin 2016, kur është informacioni më i hershëm i publikuar, universitetet kanë “humbur” 24 mijë studentë, ose 17%. Tkurrja më e lartë vërehet në Universitetin Publik, që sot numëron 32 mijë studentë (27%) më pak.

Plakja graduale e popullsisë që ka ulur grupmoshën e re, rënia e lindjeve së bashku me emigrimin e të rinjve, vlerësohen si arsyet kryesore që kanë ndikuar në këtë tendencë. P.sh., grupmosha 15-24 vjeç ka zbritur në 13% të totalit në fund të vitit 2023, nga 17% në 2001.

Emigracioni i të rinjve, përfshi edhe emigrimin e brendshëm, është faktori tjetër, që ka ndikuar, sidomos në rrethe. Në pesë vjet, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër ka humbur më shumë se gjysmën e studentëve, duke pasur rreth 3.7 mijë të regjistruar në vitin akademik 2022/2023, nga 8.2 mijë në 2016.

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan kishte 37% më pak studentë në 2022, në raport me pesë vite më parë. Në universitetet “Fan S.Noli” në Korçë dhe “Ismail Qemali” në Vlorë, nga rreth 30% më pak.

Lexo edhe:

Pasi e “ndriti” me Arsimin në Shqipëri, ish-ministrja e Ramës kërkon që të drejtojë Prishtinën

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Universiteti i Tiranës, (Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë) më i madhi në vend, me 22 mijë studentë, ose 24% të totalit të studentëve të regjistruar, ka shënuar gjithashtu tkurrje të lartë me 25% të numrit të nxënësve në pesë vitet e fundit. Alternativat për të studiuar jashtë janë një tjetër faktor që kanë ndikuar.

Të dhënat e Eurostat kanë treguar se mesatarisht 2500 leje qëndrimi në vit nga vendet e BE-së jepen për arsye edukimi për shtetasit shqiptarë, shifër që është dy herë më e lartë sesa në vitin 2013, ku dominojnë shtete si Gjermania dhe Italia. Edhe zgjedhja e degëve në Shqipëri po orientohet drejt fushave për të cilat ka kërkesë në vende të tjera, pra në favor të emigracionit.

Ka një dyndje në fushat e studimit që lidhen me shëndetësinë, por më shumë sesa kërkesë reale e tregut të brendshëm, kjo prirje tregon tendencat e emigracionit të profesionistëve në të ardhmen.

Numrat janë vetëm njëra anë e medaljes. Pavarësisht rënies së viteve të fundit, Shqipëria ofron mundësi pa fund për t’u diplomuar për ata që mbarojnë arsimin e mesëm, që ka ardhur nga rritja e vazhdueshme e kuotave në universitetet publike, ashtu dhe zhvillimi i shpejtë i tregut privat. Cilësia është elementi më i diskutueshëm.

Teorikisht, arsimi i lartë është një nga nxitësit kryesorë të rritjes, prosperitetit dhe konkurrencës në ekonomitë kombëtare.

Një rol kyç i institucioneve të arsimit të lartë është të nxisin inovacionin, me synimin për të gjetur zgjidhje për sfidat globale në fusha që kanë rëndësi për shoqërinë, si kujdesi shëndetësor, mbrojtja e mjedisit, siguria e burimeve, zhvillimi ndërkombëtar dhe tendencat e popullsisë. Është një sinergji dinamike ku eficienca e sistemit arsimor, sidomos atij të lartë, nxit rritjen ekonomike dhe përparimin shoqëror.

A po ndodh kjo në Shqipëri?! Vështirë të themi po. Të dhënat e indeksit të novacionit global nga “Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale” e kanë renditur Shqipërinë gjithnjë në fund të listës në Europë dhe afër të ashtuquajturave vende të botës së tretë.

Ky indeks zbulon ekonomitë më inovative në botë, mat performancën e ekosistemeve dhe gjurmon tendencat e reja të inovacionit dhe përparimin teknologjik.

Që Shqipëria nuk po orientohet drejt inovacionit, këtë e vërteton lehtësisht dhe në strukturën e ekonomisë, ku vitet e fundit, gati gjysma e rritjes po vjen nga sektorë me vlerë të shtuar të ulët, si ndërtimi apo pasuritë e paluajtshme.

Cili është motivimi për një gjimnazist ekselent për të studiuar e më pas për të jetuar në Shqipëri, kur kërkesa më e lartë në tregun e punës është për punonjës ndërtimi, sanitarë, kamerierë, sportelistë, madje janë këta që po përfitojnë dhe rritjet më të larta të pagave, që shpesh po ua kalojnë dhe niveleve hyrëse e të mesme në sektorë që janë konsideruar si të privilegjuara, si ato financiare

Sistemi arsimor sot është pasqyrë e nivelit dhe sofistikimit të ulët të ekonomisë, por kjo duhet të ndryshojë, nëse duam që vendi të ecë përpara dhe talentet të nxiten të studiojnë e të kontribuojnë për një perspektivë më të mirë.

Sidomos, arsimi universitar duhet të jetë në pararojë të novacionit, kërkimit dhe zhvillimit, duke krijuar një model që në të ardhmen të nxisë investimet, të promovojë eksportet dhe e bën ekonominë më të ekuilibruar, duke shtuar aftësitë konkurruese të saj përballë tregjeve globale në hapje, me efekt afatgjatë në rritjen e qëndrueshme të një vendi.

Dhe për këtë, fusha e arsimit, kërkimit dhe shkencës nuk duhen parë si fusha të reja ku mund të përqendrohen fondet dhe të rishpërndahen sipas modelit klientelist. Këto janë fusha ku po u kufizua liria akademike dhe dëshira për mësim e shkencë, është cenuar cilësisht e ardhmja dhe zhvillimi.

Nuk është rastësi që përparimi e mbrothësia kanë ardhur nga mendje dhe breza të iluminuar. E këta janë prodhim vetëm i një arsimi cilësor, konkurrent dhe të mbështetur me burime./Monitor

Etiketa: arsimishkencastudentet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pasi e “ndriti” me Arsimin në Shqipëri, ish-ministrja e Ramës kërkon që të drejtojë Prishtinën

17:43 : 03/06/2025
RAJONI

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025
BOTA

Arrestohen 97 studentë në Stamboll pas protestës në universitet

19:39 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve

14:49 : 14/05/2025
AKTUALITET

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

13:06 : 14/05/2025
AKTUALITET

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

15:26 : 07/05/2025
Para

Çamçakëzi që përgjum nxënësit/ Policia: Nuk ka lëndë psikotrope, ka në përbërje vitaminën E

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com