• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shifrat/ 136 diga në vend kanë humbur funksionin, Shqipëria s’ka asnjë dekomisionim

08:51 : 23/10/2024
në AKTUALITET

Ndryshimet klimatike por edhe fenomenet natyrore më ekstreme si efekt i tyre, kanë kthyer vëmendjen kudo në botë tek masat që duhet të merren, për rreziqet potenciale që vijnë nga këto zhvillime.

Në Shqipëri viteve të fundit ka gjithashtu një theks të vazhdueshëm për masat që duhet të merren sa i takon digave të mëdha të cilat janë me funksione të ndryshme.

Një institucion që vazhdimisht në dokumente ka vënë theksin për vëmendjen që duhet të ketë ky aspekt është Komiteti i Digave të Mëdha i cili vlerëson se ka nevojë për masa konkrete në disa rajone.

Por një prezantim i fundit në një simpozium për Sigurinë e Digave nga kryetari i këtij institucioni Arjan Jovani vlerëson se në vend janë të paktën 136 diga jofunksionale sa i takon qëllimit të tyre kryesor se pse janë ndërtuar sipas projektit origjinal.

Nga këto janë 35 diga të mëdha dhe 101 më të vogla. Sipas studimit 9 diga të vogla nuk ekzistojnë nga ana strukturore kurse 17 të tjera janë pranuar nga bashkitë për ti dekomisionuar. Shifrat tregojnë se 46 digave të tjera u mungojnë koordinatat kurse në 8 raste rezervuarët janë kthyer në toka bujqësore.

Lexo edhe:

Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona problematike, nevojitet ndërhyrje

Raporti: Bashkitë neglizhojnë sigurinë e digave, 115 pre tyre jashtë funksioni në 2024

Sipas shifrave zyrtare të prezantuara janë të paktën 650 diga (350 të mëdha dhe 300 të vogla) që janë ndërtuar për qëllime të ndryshme duke nisur nga ujitja ku bëjnë pjesë 626 diga dhe ku përfshihen edhe funksione të tjera të integruara si turizmi, peshkimi, rekreacioni dhe adresimi i problematikave të prurjeve të larta të ujit në momente të caktuara. Të paktën 24 diga të tjera kanë si funksion parësor prodhimin e energjisë por shërbejnë edhe në funksion të transportit, peshkimit dhe turizmit. Dy diga të tjera kanë për qëllim furnizimin me ujë.

Sipas kreut të Komitetit të Digave aktualisht kuadri ligjor për dekomisionimin e digave është në rregull, por duhet të përgatiten udhëzuesit dhe standardet teknike për procesin e dekomisionimit apo ‘eliminimit’ të digës.

Sipas ligjit dhe vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.147, datë 18.03.2004, digat do të dekomisionohen në momentin që do të kenë humbur funksionet kryesore dhe rezervuarët do të jenë mbushur me sedimente. Aktualisht nuk është bërë asnjë dekomisionim dige në Shqipëri teksa shumë diga janë shumë të vjetra pra mbi 50 vjeç dhe shumë rezervuarë janë mbushur me sedimente duke paraqitur rreziqe për komunitetet në pjesën e poshtme të tyre./ MONITOR

Etiketa: 136 digadekomisionimdigafunksionin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona problematike, nevojitet ndërhyrje

09:20 : 02/09/2025
AKTUALITET

Raporti: Bashkitë neglizhojnë sigurinë e digave, 115 pre tyre jashtë funksioni në 2024

11:45 : 09/07/2025
AKTUALITET

Dalin PAMJET/ Sherri që agravoi në përdorimin e pistoletës, konflikti nisi në lokal

20:48 : 16/04/2025
AKTUALITET

Një dërrasë si “sistem sigurie”, sa e rrezikuar është diga e Liqenit Artificial

19:48 : 30/03/2025
AKTUALITET

Hidrocentrali i “dy Vasilëve”, historia e projektit koncesionar që përmbyti Bunecin

12:11 : 17/01/2025
AKTUALITET

Çarja e digës së hidrocentralit të Sasaj, Lukavoa dhe Borshi prej disa orësh pa energji elektrike

19:38 : 16/01/2025
Para

SHBA paralajmëron: Rusia, Irani dhe Kina po nxisin përçarje mes amerikanëve

TË GJITHA

Qëlloi me a*më gjahu pas një konflikti në Hamallaj, arrestohet 27-vjeçari/EMRI

09:55 : 06/09/2025

Kush e ‘kërcënon’ Serbinë dhe ku furnizohet me armë?

09:41 : 06/09/2025

Pë*dhunoi një 18-vjeçare italiane në plazh, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

09:11 : 06/09/2025

Verë zhgënjyese për turizmin, Rama mbulon dështimin me reklama nga mediat ndërkombëtare

08:53 : 06/09/2025

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 06/09/2025

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për sot

08:15 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com