• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“E bëri universiteti, jo ministria…” Vajza me çrregullime autizimi, hidhet në rrugë

21:40 : 18/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Nëna e një vajze 20-vjeçare me çrregullime të spektrit autik, kërkon që vajza të ndjekë universitetin, pasi ka prirje në not. Nga Universiteti i Sporteve ka mësuar që janë dy kuota për studentët me aftësi ndryshe, por nuk ka program për ta.

Në ministri zonja ka marrë informacion se ato dy kuota janë kthyer në kuota për studentë normalë, duke lënë vajzën e saj jashtë mundësisë së shkollimit.

 “Unë kam vajzën 20 vjeçe, e kam me aftësi ndryshe. Ka mbaruar shkollën e mesme. Vajza është shumë e mirë në not dhe në kërcim, ka shumë dëshirë që të bëhet mësuese noti. Unë shkova tek Universiteti i Sporteve, më thanë që ‘ne kemi një kuotë të lirë, por nuk kemi program, programin e bën ministria’. Unë shkova tek ministria dhe më tha që ‘programin e bën universiteti, ne thjesht e miratojmë.’ Ministria më kthen përgjigje dhe më thotë që kuota nuk është më, sepse është kthyer për fëmijë normal, ‘ne s’kemi pasur kërkesa’’, ndërkohë që unë ngela në derë të atyre. Kështu që vajza ime ngelet pa shkollë, ndërkohë që është një fëmijë që ka nevojë më shumë nga të gjithë për shkollë sepse po e pret me shumë dëshirë shkuarjen në shkollë, sepse ajo i ka me shumë qejf dhe me shumë pasion sportet dhe më thotë ‘mami unë kur do të shkoj në shkollë me shokët e mi?”, thotë denoncuesja.

Dekani i Universitetit të Sporteve e adreson këtë problematikë në Ministrinë e Arsimit. Ndërsa në ministri e njihnin problemin, por e kthyen sërish në Universitet, duke argumentuar se kthimin e kuotave për studentët me aftësi ndryshe, e ka bërë Universiteti.

Dekani: Vendosja e kuotave, rialokimi i kuotave, është një proces përtej meje. Lidhur me kuotat, ato janë vendime senati, që i kanë miratuar, i kanë… Por unë kujtoj, që nëse jam korrekt, që i kam thënë, që paralelisht duhet të ketë një korrespondencë midis dhe kryesisht me Ministrinë e Arsimit dhe këtu.

Lexo edhe:

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

Pas pronave publike dhe mashtrimit me taksat, Ismet Shehu fton minorene për mish në hell

Qytetarja: Ka qenë te Ministria e Arsimit është bërë kërkesa dhe nga Ministria i është thënë, që për këtë vendos institucioni, vendos universiteti në këtë rast.

Dekani: Kuotë për aftësi ndryshe, deri tani nuk ka. Kjo është për t’u parë, por s’është puna e këtij fakulteti. Kupton? Sepse kuotat vlerësohen, rivlerësohen, riorganizohen nga senati akademik.

Qytetarja: Si veprohet në këtë rast?

Dekani: Ky rast është që, nëqoftëse vendimmarrjet e autoritetit më të lartë, që është Ministria e Arsimit, që janë të gjitha me radhë, thonë ndryshe, ngaqë s’keni kuotë, merrni këtë kuotë dhe zbatojeni për kategorinë e aftësisë ndryshe.

Nëpërmjet kamerës së fshehtë zonja i drejtohet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku duhet thënë se rasti i 20-vjeçares me çrregullime të spektrit të autizmit njihet mjaft mirë nga kjo ministri, megjithëse zgjidhja sipas tyre jepet vetëm në Universitetin e Sporteve.

Qytetarja: Po vij direkt nga Universiteti i Sporteve. Atëherë mbesa ime është me aftësi ndryshe dhe ka pas për t’u regjistruar tek Universiteti i Sporteve. Aty ka marrë përgjigjen, që kuotat që kanë qenë për studentët me aftësi ndryshe, janë kthyer mbrapsht dhe janë për studentë normalë, le të themi.

Specialistja: Po këtë e ka bërë Universiteti besoj, ti e di, jo Ministria.

Qytetarja: Përgjigja e Universitetit ishte që ne e kemi bërë këtë gjë, duke qenë se kishin ngelur vendet bosh. Ndërkohë që ime motër prej 6-muajsh ka qenë te dera e universitetit, për t’u interesuar për këtë gjë.

Specialistja: Ata s’kanë sjellë për fëmijë me aftësi ndryshe. Po pse nuk e sollën ata, se XXX ka shkuar me qindra herë atje. Pse nuk e sollën ata? Kam lexuar vetë Universitetin e Sporteve dhe kam pritur të jetë 1 kuotë për gocën dhe kur i pashë që…, ja ti i ke të shkruara aty në letër, nuk ke… pra sporti nuk ka sjellë për asnjë fëmijë. Pse nuk e bëri sporti këtë, Universiteti i Sporteve, që të sillte një kuotë për këtë vajzën. Përgjegjësia i ngelet atyre, që nuk kanë thënë “vajzë e dashur, ti je në kohë. Hajde dorëzo dokumentet”. E kemi në kohë, ja ku është e jotja. Unë s’e di pse atë zonjë e binin këtu në Ministri.

Rektori i Universitetit të Sporteve Agron Kasa, i cili e njihte shumë mirë rastin, thotë se nuk janë kushtet, për studimin e kësaj kategorie. Sipas tij, po punohet me universitetet në Romë, për të krijuar grupe të fëmijëve me probleme të autizmit, që kanë prirje në sporte.

Agron Kasa: Çështja e kësaj kategorie që nuk janë sportistë elitarë, ne duhet të kemi një program të dedikuar për ta, i cili ky program nuk është bërë akoma. Ne nuk jemi në gjendje akoma për të mbajtur studentë, sepse duhet të kemi një grup të veçantë për ta, që të kenë programin e tyre dhe ekspertët e tyre, ne nuk kemi as ekspertët dhe as programin. Nuk e kemi programin, sepse duhet ta bëjnë ekspertët ata të cilët ne nuk i kemi. Ne jemi në një fazë me Universitetin e Romës që po punojmë fort, për të bërë një master për fëmijët autik. Unë shpresoj dhe besoj fort që brenda këtij viti ne të bëjmë një program për ta, duke e lidhur gjithmonë me masterin që ne kemi planifikuar të bëjmë me Universitetin e Romës. Nga vitin që vjen nëse çdo gjë do të shkojë kështu, atëherë ne do të kemi mundësinë për të hapur kuotat. Nëse ministria do të ketë vullnetin që bashkërisht me ne ta ndërtojmë këtë program, ne do të fusim të gjitha forcat, çfarë kemi këtu dhe ekspertë nga jashtë për ta bërë programin./tvklan

Etiketa: autizimicregullimemendoreuniversitetiVajza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025
AKTUALITET

Pas pronave publike dhe mashtrimit me taksat, Ismet Shehu fton minorene për mish në hell

18:26 : 16/07/2025
AKTUALITET

Eskorta dhe në burgun e Reçit/ Dy “VIP-e” të showbizit “takim special” në qeli me anëtarin e Bajrave

15:39 : 15/07/2025
SPORT

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

22:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

Spitali i Gjirokastrës pa antidot kundër pickimit të gjarprit, 26-vjeçarja rrezikon prerjen e këmbës

13:48 : 12/07/2025
AKTUALITET

Vajza nga Kolumbia dhe Panamaja/ Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë, arrestohet i riu

13:14 : 09/07/2025
Para

Dhimbjet e barkut, metodat natyrale për shërimin e shpejtë

TË GJITHA

Aksident me vdekje në Fushë Krujë, qytetarët: Ambulanca u vonua 1 orë

11:58 : 18/07/2025

Ku ishit kur u bënë ndërtimet pa leje në Theth? Rama justifikohet: Nuk ka funksionuar zinxhiri

11:54 : 18/07/2025

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

11:50 : 18/07/2025

​Sulmi në Banjskë/ Shtyhet seanca gjyqësore, shkak mungesa e dëshmitarit

11:43 : 18/07/2025

Zelensky emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si sekretar të këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare

11:39 : 18/07/2025

Rama premton turizëm elitar, autobuzi me turistë bllokohet në rrugët e ngushta të Tiranës

11:32 : 18/07/2025

Tërmet i fortë në Napoli

11:10 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com