• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Erdha për qendër masazhi, por…”/ Tutoret ukrainase u kapën pas rrëfimit të kolumbianes, “Tommy” gjente klientët

15:12 : 16/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Tiranës njoftoi më 24 Tetor ekzekutimin e operacionit të koduar “Escort”, ku u arrestuan dy tutore, të cilat akuzohen se shfrytëzonin vajzat e huaja për prostitucion.

Bëhet fjalë për Elena Maslovan, një ruse 37-vjeçare dhe ukrainasen Anna Tkachenko, 27 vjeçe. Mbi dy tutorët e lindura në Ukrainë rëndojnë akuzat për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

“Këto dy shtetase janë kapur në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion. Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se këto shtetase mblidhnin shumat e parave të përfituara nga shtetaset e huaja që dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion, të cilat reklamoheshin në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas këto shuma parash ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar.” – thuhej në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, blutë e kryeqytetit proceduan penalisht dhe 11 shtetas të tjerë për ushtrim prostitucioni.

Por, si u arrit në zbërthimin e këtij grupi nga ana e sektorit të Trafiqeve në Policinë e Tiranës?

Lexo edhe:

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

Jo vetëm celularë, por dhe eskorta për Laert Haxhiun/ Kush e çoi bandën e Lushnjës në një sektor?

Gjithçka, është bërë e mundur falë rrëfimit të një shtetaseje kolumbiane, Jeisy Carolina, e cila mesditën e 23 shtatorit është paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të bërë kallëzim.

Sipas dosje së organit të akuzës, të siguruar nga Boldnews.al, 35-vjeçarja kolumbiane ka deklaruar se ka ardhur në Shqipëri me datë 28 Gusht me qëllim për të punuar në një qendër masazhesh.

Por, kur ka mbërritur në vendin tonë, e reja është përballur me një situatë krejt tjetër nga ajo që e kishte imagjinuar, pasi i kanë kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Propozimin për të ardhur në Shqipëri për të punuar, Jeisy Carolina e ka marrë në rrjetin social Telegram me një person me emrin Tommy, ku ka kontaktuar me të. Kur ka ardhur në Tiranë, ajo ka shkuar me taksi tek një vendndodhje që i është dërguar me anë të telefonit.

Kallëzuesja ka deklaruar se fillimisht ka qëndruar tek rruga “Abdullah Keta” në një apartament me qira ditore, bashkë edhe me dy vajza të tjera, ku njëra prej tyre ishte patriote e saj nga Kolumbia.

35-vjeçarja kolumbiane ka thënë se ka qenë personi i quajtur “Tommy” në Telegram, ai i cili ia u ka siguruar punën e prostitucionit dhe se iu merrte një pagesë në varësi të klientëve që kishin. Sipas saj, ajo nuk e ka takuar kurrë “Tommy-n”, edhe pse ka shkuar dy herë në qytetin e Durrësit për të kryer pagesat.

Rreth orës 17:52 të ditës kur bëri kallëzimin, Jeisy Carolina i shkruan në aplikacionin “Whats App” tutorët e saj, se ajo do të duhej të paraqitej në rrugën “Naim Frashëri” në kryeqytet bashkë me shoqen e saj kolumbiane që të dërgonte një pagesë prej 987 eurosh.

35-vjeçarja kolumbiane është treguar e gatshme që të bashkëupunojë me Policinë dhe në vijim Prokuroria ka autorizuar lejimin e veprimeve simuluese.

Oficerët e Policisë Gjyqësore me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale, në po të njëjtën datë janë vendosur në rrugën “Muhamed Gjollesha”, ku kanë vëzhguar dy kolumbianet Jeisy Carolina dhe Dayana Andrea Paternina, për të verifikuar se kush do të takohej me to, si dhe kush do të merrte shumën e parave, pagesa e cila do të merrej nga personat që i shfrytëzonin ato për prostitucion.

Në dosjen e organit të akuzës thuhet se në orën 19:10, 35-vjeçarja kolumbiane dhe shoqja e saj kanë kaluar pranë një hoteli në rrugën “Naim Frashëri”, dhe se në atë moment janë afruar dhe dy tutorët Elena Maslovan dhe Anna Tkachenko.

Pas një bisede të shkurtër mes tyre, dy kolumbiane kanë nxjerrë nga çanta një sasi parash dhe i’a kanë dorëzuar në dorë njërës prej tutorëve dhe se në këtë moment oficerët e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kryer arrestimin e tyre.

Tutores i janë gjendur në atë moment shuma prej 25.000 Lekë, 120 Euro, dhe 20 Paund, të cilat i’u dorëzuan nga ana e kolumbianeve.

Si personi në dijeni ka dëshmuar në Polici edhe kolumbiania tjetër Dayana Andrea Paternina, e cila ka deklaruar se njësoj si patriotja e saj, fillimisht ka biseduar në një grup në aplikacionin Telegram dhe më pas ka vazhduar kontaktet në të njëjtin aplikacion me “Tommy-n”, i cili i gjente klientët./Boldnews.al

Etiketa: Anna TkachenkoElena MaslovanEscort Tiranaeskortakallezimikolumbianiarrefimitutoretukrainase

Lajme të lidhura

NDRYSHE

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

19:12 : 06/07/2025
AKTUALITET

Jo vetëm celularë, por dhe eskorta për Laert Haxhiun/ Kush e çoi bandën e Lushnjës në një sektor?

11:49 : 06/07/2025
AKTUALITET

“Kam shitur trupin”/ Ivana rrëfen momentet e tmerrshme: Si më shfrytëzuan për prostitucion

17:54 : 29/06/2025
AKTUALITET

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
SHOW BIZ

“Do të të vrasim”/ Rrëfimi i Elinara Shehut: Si i shpëtova përdhunimit nga komshiu, u hodha nga makina

09:58 : 31/05/2025
Para

30-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në Itali, ja ku ishte parë për herë të fundit

TË GJITHA

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

13:48 : 10/07/2025

“Plumbi i artë”/ Debate të forta në GJKKO, dështon dëshmia e të penduarit të drejtësisë

13:48 : 10/07/2025

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, i mbijeton votëbesimit për çështjen “Pfizergate”

13:29 : 10/07/2025

BE-ja prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës

13:28 : 10/07/2025

FOTO/ Përfaqësuesit e kompanisë që do ndërtojë HEC-et në Kaçinar dhunojnë brutalisht banorin e zonës

13:22 : 10/07/2025

“Ramë i xanun”

13:12 : 10/07/2025

Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënstacionit elektrik në Lezhë

13:03 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com