Deri më tani, ju kemi treguar dëshmi familjarësh që kanë humbur jetën pasi janë trajtuar në Spitalin Onkologjik, ose më mirë, në klinikat private të mjekëve të këtij spitali. Folëm për dosjen e prokurorisë dhe KLSH, apo dëshmitë e mjekut Ardian Hoti, që tregojnë skandalin me mos funksionimin e aparaturave të kimioterapisë dhe pasojat që kanë ato për shëndetin e qytetarëve. Thënë ndryshe, të gjitha këto krijojnë pazëllin e qartë, se më shumë se mjekët, që kanë padyshim përgjegjësinë e tyre, krimi ndaj pacientëve tëonkologjikut është bërë në dijeni të plotë të strukturave shtetërore. Mirëpo, pas plasjes së skandalit Kryeminsitri Edi Rama tentoi ta relativizojë këtëduke ua ngarkuar përgjegjësinë mjekëve për gjithçka.
Një javë pasi plasi skandali në Spitalin Onkologjik, Kryeminsitri Edi Rama mblodhi shefat e pavioneve në Qendrën Spitalore Universitare. Gjatë fjalës së tij para mjekëve, Kryeministri akuzoi mjekët e spitalit Onkologjik duke shmangur çdo përgjegjësi nga vetja dhe qeveria e tij, në këtë rast Ministria e Shëndetësisë.
Por pak ditë pas kësaj deklarate, kryeministri Rama u nxor zbuluar nga shefja e shërbimit onkologjik Silvana Çeliku. Në 17 korrik, ajo raportoi në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, ku pranoi se spitali onkologjik jo vetëm ka pasur mungesë ilaçesh, por shpesh pacientëve në mungesë të ilaçeve edhe u janë ndryshuar trajtimet mjekësore, ndërsa mohoi që të ketë pasur ulje të dozave të mjekimit.
Qëndrimet e Shefes së Onkologjikut, Silvana Çeliku janë pjesërisht të vërteta. Së pari ajo pranoi se ka pasur munesë ilaçesh publikisht. Por Plug, nëpërmjet një kërkese për informacion u informua nga Qendra Spitalore se përgjatë periudhave….. ka pasur mungesë të medikamenteve për kimioterapi
Gazetari Osman Stafa, i cili është bërë një nga denoncuesit kryesor të skandalit me mungesën e barnave në Spitalin Onkologjik, ka arritur të sigurojë biseda nga grupet e përbashkëta të mjekëve të këtij spitali. Bisedat, jo vëtëm tregojnë situatën skandaloze me mungesën e barnave, por mjekët ndryshojnë mjekimet, ulin dozën e barnave që duhet të marrin pacientët, apo dhe raste flagrante të talljes me jetën e të sëmurëve, duke i çuar pranë varrezave… Në datën 1 tetor, gazetari publikoi në rrjetin e tij social facebook, komunikimet e mjekëve, të cilët, për t`u mbyllur gojën pacientëve dhe ankesave të tyre, u ndryshojnë mjekimet.
Komunikimi i plotë:
AP (mjek onkolog):Cetuximab a ka
BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie):mmgj . Ne lidhje me cetuximabin, besoj e kuptoni, paciente të rinj ne trajtim nuk do të kete per nje kohe të gjatë. Nuk duhet ta përmendni fare nje trajtim qe nuk është i mjaftueshëm per te gjithë .
BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie):kush e trajton nje paciente me ca mame qe trajtohet me fesgo .MK?.
FP (mjek onkolog):Eshte pacientja ime
AP (mjek onkolog):Cfare ke bere F?
EC (mjek onkolog):Nuk e thote se ka frike
FP (mjek onkolog):Eshte ankuar per phesgo
AP (mjek onkolog):Cne?
EC (mjek onkolog):Sjellje e keqe e Flutures qe eshte ankuar
FP (mjek onkolog):Per hobi
BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie):çështja u zgjidh shume shpejt. Do të vazhdohet vetëm trastuzumab qe e paçim sa malet.
BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie): kur s’kemi sorrën ,do te hame pulen thotë populli
AP (mjek onkolog): Ne vend qe te rimbursojme edhe tdm1 ne heqim edhe fesgon… po ne ato qe progresojne pas herceptines..? Zot na ruaj ne e familjaret tane
BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie): edhe trastuzumab ishte nje sorre ne fillim por tani është nje pule qe ben veze dhe nuk i lodh me njerëzit. Nje bar qe nuk mjafton per te gjithe është me shume nje helm i rrezikshem .
EC (mjek onkolog): Po , por zgjidhja duhet te ishte per te gjithe jo mos te jete
Sikur të mos mjaftonte mungesa e medikamenteve për kimio apo trajtim të përditshëm, mejkët nuk kursejnë as talljen me pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet tumorale. Në një rast, mjekët e spitalit onkologjik, diskutojnë mes tyre që një paciente, të cilës i bëjnë reaksion ilaçet, ta dërgojnë në Fier. Sipas mjekëve, aty do të jetë më afër me banesë, por për çdo rast ka afër dhe varrezat….
Komunikimi i mjekëve:
BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie):meqe është nga lushnja dhe trajtimi fillohet vone ,po e dergojme ne Fier heren tjeter .Afërsia me shtepine mund ta ndihmoje .
AP (mjek onkolog):Edhe kjo. Reaksioni ne fier do jete me i lehte pasi eksperienca eshte e gjate
EC (mjek onkolog):Fix
SS (mjek onkolog):Aty ka varrezat me afer…
Por jo vetëm kaq, mjeku me inicialet S.S. tregon historinë e Bajramit, një avokat nga Kukësi, baba i 12 fëmijëve. Historia e Bajramit, është e tillë, ai jeton me qira në një apartament në Tiranë. Por sipas mjekut, pronari i apartamentit ku jeton Bajrami me 12 fëmijë, po e nxjerr jashtë, pasi kërkon që banesën t`ia jap dikujt tjetër me çmim më të shtrenjtë. Mjeku rrëfen se Bajrami gjeti një banesë të re, por për t`i treguar qiradhënësit të ri se kishte vetëm 1 fëmijë, 11 të tjerët i dërgoi në varreza derisa përfundoi kontratën për marrjen e banesës së re. Mjeku me inicialet S.S. ua tregon gjithë këtë histori kolegëve të tij, për t`u mësuar atyre, se 9 nga 10 pacientë t`i çojnë në varreza dhe i fundit të marrë ilaçet, të cilat shteti për të sëmurët me tumor në Shqipëri i jep me recetë…
Bisedat e mjekut:
SS (mjek onkolog):Bajrami, avokat nga Kukesi, kishte 12 femije dhe jetonte me qera ne Tirane. Qiradhenesi i kerkon te liroje banesen sepse do tja jepte nje tjetri me qira me larte. Bajrami fillon te kerkoje shtepi por me 12 femije si jepte njeri sepse kishin frike mos i shkaterronin shtepine. Po keshtu Bajrami smund te genjente per numrin e femijeve. Nje dite, pasi gjeti nje shtepi qe i plotesonte kushtet, dergon gruan dhe 11 femijet te rrine ne varreza per dy ore. Me pas, merr femijen e fundit dhe shkon e takon qiradhenesin. Ai e pyet. Sa femije ke? Kete qe kam ne krah, thote Bajrami, ndersa nena e tij e 11 te tjeret jane ne varreza. Bajrami e mori shtepine. Morali per jursitet: nuk eshte e nevojshme te genjesh por te zgjedhesh fjalet e duhura.
BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie):Bukur Raqi. Cfarë fjalë të zgjedhim kur kemi 10 burra dhe vetëm një gosereline.?
LD (infermiere):Ti coni 9 ne varreza dhe njeri i fundit ta mari.hahaha
BK (mjek onkolog, pergjegjes njesie):Joo. Të gjithë shokët e tu qe e kane marre, janë në varreza tashmë
SS (mjek onkolog): U gjet zgjidhja
RB (mjek onkolog): Haaaaaaa. Lina zgjidhja me e zgjuar. Me lot.
Në dy komunikime të tjera, mjekët e onkologjikut gjejnë edhe zgjidhje skandaloze, duke u mohuar pacientëve të drejtën e mjekimit për shkak të mungesës së ilaçeve. Në vend që tëdenoncojnë mungesën e tyre, mjekët e onkologjikut u ulin dozat e mjekimit me medikamenteve dhjetëra, qindra, apo mijëra pacientëve.
Bisedat:
B.P (INFERMIERE): Filgasrima mungon
SS (MJEK ONKOLOG): Ka oxali?
BK (MJEK ONKOLOG, PERGJEGJES NJESIE): Kemi vincristin?
AR (KRYEINFERMIER): Mesna eshte mungese ne farmaci
BP (INFERMIERE): Acidi Folinik ka ardhe
AP (MJEKE ONKOLOGE): Uuuuuuu
BP (INFERMIERE): Filgastrima mungon .
AP (MJEK ONKOLOG): Miremengjes A ka filgastrim
BP (INFERMIERE): Jo nuk ka Filgastrim
BP (INFERMIERE): Eritropoetine ka vetem 6 pena
AD (MJEK ONKOLOG): Etoposid??
BP(INFERMIERE): Nuk ka
AP (MJEK ONKOLOG): Njoftoni pacientet qe kane neser hercrptine qe te mos vijne. Nis listat x neser nese mundesh afrim
BK (MJEK ONKOLOG, PERGJEGJES MJEKSIE): deri nga shtatori i fresket harrojeni dyshen ribo /palbo.
RB (MJEK ONKOLOG): Si Brazili nje here ne 4 vjet
BK (MJEK ONKOLOG, PERGJEGJES NJESIE): nuk do te filloni trajtimin pa me dhene mua emrat qe do te jene ne listën e pritjes. Buxheti është edhe ceshja jone tani sipas kontratave qe firmosim me fondin .
BK (MJEK ONKOLOG, PERGJEGJES NJESIE): kjo liste do ti dergohet drejtorise Qsut
EC (MJEK ONKOLOG): Ok , por ishin para operacionit blic keto
BK (MJEK ONKOLOG, PERGJEGJES NJESIE): dua emrat e pacienteve .
EC (MJEK ONKOLOG): RD dhe VGJ per cdk 4 inhibitor
BK (MJEK ONKOLOG, PERGJEGJES NJESIE): ne kohen e Zogut doktoret e mbanin ilacet ne dollapin e tyre . Tani ilacet e ka qeveria dhe nuk mund ti japim si te na doje qejfi .
AP (MJEK ONKOLOG): Edhe une kam ne liste pritje fxh dhe dhc dhe Ds
SS (MJEK ONKOLOG): I pari ka qene pacienti im qe e coi gjashte muaj 120 abirateron me nje kokerr ne dite dhe erdhi me psa 0.4
SS (MJEK ONKOLOG): 250 mg
RB (MJEK ONKOLOG): Ja ku filluam te mendojme me nikoqirllek
BK (MJEK ONKOLOG, PERGJEGJES NJESIE): nuk jemi pa shpresë
RB (MJEK ONKOLOG):
EC (MJEK ONKOLOG):Une po mendoja qe per te kursyer te marrim me radhe raporte. Une me Anilen psh ne nje kohe qe ju te tjeret te thoni qe nuk i bejme dot recetat e tyre ( dmth mjeket e nje dhome te mungojne ne te njejten kohe) . I vete me me leverdi shtetit se shtyjme recetat./ Syri TV