• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Munsch: Veprimet e njëanshme jashtë dialogut Kosovë-Serbi përshkallëzojnë tensionet

16:54 : 11/10/2024
në RAJONI

Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe i forcave të NATO-s me seli në Napoli, admirali amerikan, Stuart B. Munsch, tha të premten se qeveritë që veprojnë në mënyrë të njëanshme jashtë dialogut Kosovë-Serbi, panevojshëm përshkallëzojnë tensionet e brendshme dhe rajonale.

Ai i bëri këto komente gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së forcave paqeruajtëse të NATO-s. Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, pason në këtë post gjeneralmajorin turk Ozkan Ulutash.

Admirali Munsch tha se dialogu është kuadri për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Duke vepruar jashtë këtij dialogu, duke vepruar pa përkushtim të vërtetë ndaj këtij dialogu ose grindjet për atë që se çfarë duhet të përfshihet apo përjashtohet nga ky dialog, janë veprime që nuk do të arrijnë asnjë siguri kuptimplotë. Për më tepër, qeveritë që veprojnë në mënyrë të njëanshme jashtë këtij dialogu, në mënyrë të panevojshme përshkallëzojnë tensionet e brendshme dhe rajonale dhe dëmtojnë në mënyrë të panevojshme emrin e tyre si partnerë të besueshëm ndërkombëtarë”, tha ai.

Lexo edhe:

Analiza: Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

Kosova është gjetur nën kritikat e diplomacisë perëndimore për ato që janë cilësuar veprime të njëanshme dhe të pabashkërenduara në veri ku autoritetet mbyllën komunat paralele serbe të emëruara nga Beogradi, të cilat Prishtina i cilëson të paligjshme.

Në fillim të muajit gusht autoritetet mbyllën Postën e Serbisë në veri dhe shpalosën planet për të hapur urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për trafikun e makinave, mes kritikave të perëndimit dhe reagimeve të Beogradit dhe përfaqësuesve politik serb në veri.

Admirali Munsch tha se politika e NATO-s për urën mbi lumin Ibër është që të mos hapet në këtë kohë dhe çështja të trajtohet në dialogun ndërmjet palëve.

“Është një çështje politike në këtë pikë, jo një çështje ushtarake. Dhe arsyeja pse nuk do të jetë e hapur tani është për shkak të gjasave se mund të shkaktojë rrezik për mjedisin e sigurt dhe lirinë e lëvizjes të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, tha ai duke u bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë të angazhohen për një mjedis të sigurt për të gjithë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se institucionet e vendit janë të përkushtuara që të punojnë së bashku me NATO-n në mbrojtjen e vendit dhe paqes.

“Por në të njëjtën kohë në mbrojtjen e sovranitetit, integritetit tonë territorial, pavarësisë sonë si dhe parimeve të sundimit të ligjit”, tha ajo.

Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve që të zgjedhin çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel dhe të shmangin veprimet që mund të nxisin tensione. Por, bisedimet 13 vjeçare për normalizimin e marrëdhënieve kanë shënuar përparim të paktë, ndërsa një marrëveshje për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar as që ka filluar të zbatohet./VOA

Etiketa: natoStuart B. MunschTensionet Kosovë-Serbi

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza: Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

19:34 : 08/08/2025
AKTUALITET

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025
AKTUALITET

Vera e poshtërimit të Europës

15:37 : 02/08/2025
BOTA

Analiza e DW: A do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik?

08:15 : 28/07/2025
BOTA

Trump-Erdogan/ Miqësia që po testohet nga Izraeli dhe marrëveshja e F-35

17:54 : 27/07/2025
BOTA

REL: A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

09:26 : 27/07/2025
Para

Ju publikua video ku bënte s*ks me shefin 61 vjeçar, arbitrja turke: E kanë krijuar me AI

TË GJITHA

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

18:05 : 13/08/2025

Mandati i tij përfundon pas 1 viti e gjysmë, Vuçiç: Nuk do të kandidoj më për president

18:04 : 13/08/2025

Lecce i beson Medon Berishës, mesfushori i kombëtares merr numrin 10

17:46 : 13/08/2025

Përkeqësohet situata në Delvinë: Flakët arrijnë malin e Sopotit, rrezikohet Gjirokastra dhe Lazarati

17:31 : 13/08/2025

Zjarret, ish-ministri: Qeveria të shpallë gjendjen e katastrofës natyrore

17:29 : 13/08/2025

Dëmtimi më serioz se sa pritej, titullari i Tiranës shfaqet me paterica në stërvitje

17:28 : 13/08/2025

Itali/ Mbytet varka me emigrantë pranë Lampedusës, të paktën 20 të vdekur

17:19 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com