• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngacmimet seksuale në punë nuk denoncohen, mungon besimi te drejtësia

22:49 : 08/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gratë shqiptare që bien pre e ngacmimeve seksuale në vendin e punës zgjedhin të heshtin ose të largohen me dorëheqje në vend që t’i denoncojnë autorët, për shkak të mungesës së besimit te drejtësia dhe frikës nga paragjykimet.

Eleonora* ishte 26 vjeç dhe ekonomiste e re në një kompani ndërtimi në Tiranë kur u përball për herë të parë me ngacmime seksuale në vendin e punës. Autori i ngacmimit ishte shefi i saj 73 vjeçar.

“Përveç komplimenteve filloi të bënte sjellje të pahijshme. Sa herë kaloja pranë gjente arsye që të krijonte kontakt fizik. Më pas filloi të mbyllte dritaren, të mbyllte zyrën me çelës për të krijuar ambiente sa më intime,” kujton Eleonora, duke kërkuar që emri i saj të mbetet i fshehtë.

Në atë kohë, Eleonora ishte e martuar dhe me dy fëmijë, fakt i njohur edhe nga shefi i saj. Pas një periudhe të rëndë psikologjike dymujore, Eleonora u detyrua të jepte dorëheqjen.

“Nuk shkova as në zyrë për të lënë punën, sepse kisha frikë. Ja komunikova në kafe vendimin dhe me sa pashë, ishte e pritshme nga ana e tij,” shtoi ajo.

Lexo edhe:

Nga njohja në burg me Lulzim Arapin, te takimi me Laert Haxhiun, “zbërthehet” në gjyq Artan Tafani

Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO

Eleonora zgjodhi të mos e denonconte rastin sepse, sikurse tha për Citizens Channel, ndjente një lloj detyrimi ndaj personit që e kishte referuar në atë punë. Por nëse do të kthehej pas në kohë, ajo thotë se do të duhej ta kishte denoncuar.

“Do të doja ta kisha denoncuar, sepse njerëz të tillë e meritojnë të marrin një mësim në mënyrë që mos ta përsëriste më me punonjëse të tjera,” thotë ajo.

Kodi Penal shqiptar e përkufizon ngacmimin seksual si kryerjen e sjelljeve me natyrë seksuale, që cenojnë dinjitetin e personit, me çdo mjet ose formë, duke krijuar një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues – vepër penale kjo që dënohet me 1 deri në 5 vite burg.

Por pavarësisht nga parashikimet ligjore, shumica e grave që përballen me ngacmime seksuale në vendin e punës zgjedhin të heshtin dhe të mos denoncojnë.

Merita Poni, pedagoge e Universitetit të Tiranës dhe autore e studimit kombëtar “Ngacmimet seksuale në vendin e punës” nga organizata “Together for life” i tha Citizens se gratë dhe vajzat druhen që t’i denoncojnë ngacmimet seksuale nga frika e viktimizimit të dyfishtë.

“Nuk raportojnë sepse kanë frikë se viktimizohen më shumë ato për çka u ka ndodhur sesa ngacmuesi, për më tepër viktimat nuk kanë besim se do të marrin drejtësi me anë të ankesave apo denoncimeve,” tha Poni.

Frika për të denoncuar

Sipas studimit kombëtar “Ngacmimet seksuale në vendin e punës” nga organizata “Together for life”, rreth 60% e të anketuarve i konsiderojnë ngacmimet seksuale në vendin e punës si shqetësim serioz.  Rreth 11% e të anketuarve thonë se në dy vitet e fundit kanë përjetuar një ngacmim seksual në vendin e punës, ndërsa 19% gjatë gjithë jetës së tyre. Por pavarësisht përhapjes së fenomenit, studimi thekson nivelin e ulët të denoncimeve.

Studimi thekson se 80% e viktimave të ngacmimit seksual në vendin e punës nuk kanë ngritur ankesë për arsye që listohen prej tyre si: kanë turp të raportojnë, nuk kanë besim se do gjejnë zgjidhje, kanë frikë nga paragjykimet dhe përgjimet etj.

Përmes një pyetësori të publikuar online, Citizens Channel kontaktoi me dhjetëra gra që ndanë detaje nga historitë e tyre të ngacmimeve seksuale, por asnjë prej tyre nuk e kishte denoncuar rastin.

Mbi 50% e të anketuarve thanë se kishin zgjedhur të mos denonconin, pasi nuk kishin besim te sistemi i drejtësisë; 25% se thjesht dhanë dorëheqjen, ndërsa 10% e lidhën mungesën e denoncimit me frikën e humbjes së vendit të punës.

Sa i përket formës së ngacmimeve, shumica thanë se kishin marrë mesazhe, komplimente apo fjalë të tepërta, ndërsa një grup më i vogël tha se ishte përballur me abuzim emocional dhe psikologjik apo me prekje fizike të padëshiruara. Vetëm në 1 rast, kërkimi i favoreve seksuale kishte qenë i drejtpërdrejtë.

Citizens i drejtoi një kërkesë Policisë së Shtetit, e cila konfirmoi se përpunon të dhëna statistikore për veprën penale “Ngacmimi seksual”, e parashikuar nga neni 108/a i K.Penal, por nuk disponon nënndarje të saj, pra specifikisht për ngacmimin seksual në vendin e punës. Pyetur sërish për numrin e përgjithshëm të ngacmimeve seksuale, Zyra për Shtyp e Policisë së Shtetit vonoi të jepte informacion pavarësisht zotimit se do të përcillte shifrat brenda ditës.

Për çështjet e pabarazisë, diskriminimit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, punonjësit mund t’i drejtohen dy institucioneve kombëtare: Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) dhe Avokatit të Popullit (AP).

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2024, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, KMD, ka marrë pjesë në shtatë procese gjyqësore të natyrës së ngacmimeve seksuale, ku në të gjitha rastet paditëset kanë qenë gra.

Nё gjashtë prej rasteve, KMD ёshtё thirrur si palё e tretё, nё gjykime ku ёshtё kërkuar konstatimi i diskriminimit drejtpёrdrejtё nё gjykatё dhe dëmshpërblimi pёr diskriminimin e pёsuar, ndërsa në 1 rast, KMD ka marrë pjesë si i paditur, për shkak se është kërkuar shfuqizimi i vendimit të mosdiskriminimit të KMD-së nga ankuesja.

“Ende vazhdojnë të jenë në nivel të ulët ankesat për shqetësim seksual në vendin e punës. Edhe pse ka një njohje më të thellë të ligjit për të denoncuar raste të tilla, shpesh ky denoncim nuk ndodh menjëherë, por është i vonuar dhe shpesh ka mungesë të provave për arsye të afatit kohor të vonuar të ankuesit në raportim,” thotë Bruna Menalla, koordinatore pranë zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit thanë se ata trajtojnë vetëm raste të ngacmimit seksual në administratën publike dhe jo sektorin privat. Për të rritur ndërgjegjësimin për këtë problematikë, ky institucion ka publikuar një manual orientues për administratën publike shqiptare.

*Emri është ndryshuar për të mbrojtur identitetin e gruas.

/Citizens

Etiketa: besimidrejtesiamungonNgacmimet seksualenuk denoncohenpune

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga njohja në burg me Lulzim Arapin, te takimi me Laert Haxhiun, “zbërthehet” në gjyq Artan Tafani

12:15 : 04/06/2025
AKTUALITET

Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO

10:53 : 04/06/2025
HOROSKOPI

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria/ Meri Shehu zbulon shenjën fatlume të qershorit

19:16 : 02/06/2025
AKTUALITET

Ra nga lartësia e pallatit ku po punonte, humb jetën punëtori në Tiranë

18:56 : 31/05/2025
AKTUALITET

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

13:36 : 31/05/2025
NDRYSHE

Nga djepi në zyrë, përvojat e jetës në vendimet e shefave

09:45 : 31/05/2025
Para

Aguero hedh në gjyq Barcelonën: Dua 3 mln euro që nuk m’i dhatë kurrë!

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com