• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arlinda Muja e Kredo dhe Akan Ajdini i Iute kontrollojnë bandën e mikrokredive në Tiranë

17:04 : 04/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Pasi Prokuroria e Tiranës goditi bandën Meskuti-Ibro të mikrokredive, reagoi menjëherë Shoqata Mikrofinanca Shqiptare, duke u distancuar nga shoqëritë e mbledhjes së kredive (MCA, ADCA, Final, Zig, FLASH etj.), të cilat operojnë nëpërmjet praktikave jo-ligjore, jo-etike dhe korruptive.

“Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj i binden Kodit të Sjelljes dhe të Praktikave të Mira, miratuar me Vendim të posacëm të Asamblesë së Anëtarëve, dhe në këtë kuadër nuk adoptojnë dhe as ndjekin praktika të paligjshme apo jo-etike në veprimtarinë e tyre“, thuhet në njoftim.

Pjesë e Shoqata Mikrofinanca Shqiptare janë Kredo.al, Iute Credit, Fed Invest, Fondi Besa, Noa, Agrokredit etj., pra i gjithë karteli i mikrokredive, i kontrolluar pjesërisht nga oligarkë rusë pranë Vladimir Putinit, të cilë rrjepin shqiptarët me kredi deri në 800 %, përmes skemave joshëse dhe mashtruese. Kush nuk paguan kalon si kredi e keqe te karteli MCA, ku për 70 euro që mund të ketë mbetur borxh, paguan 14 mijë euro dhe i tjetërsohen pasuritë.

Kryetarja e shoqatës është Arlinda Muja, e cila është njëkohësisht aksionere dhe drejtore e Përgjithshme e Kredo Finance, një piramidë financiare e kontrolluar nga oligarku rus Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA Australia, Kanadaja dhe Ukraina si pjesë e rrethit të besuar të Putinit.

Lexo edhe:

Arbjan Mazniku thirret për të dëshmuar në Prokurori

Berisha: Bënë mbledhje urgjente, një gjykatës urdhëroi SPAK-un të hetojë vilën e Ramës

Arlinda Muja është edhe aksionere me 3 % te Kredo Finance, që ndryshon herë pas here emrin për të humbur gjurmët si keqbërësit.

Kredo Financë, e njohur me emrat Kredo.al, ECFA dhe Mondo Financë, i ka shitur mijëra kredi bandës MCA-ADCA të Olsi Ibros dhe Arben Meskutit. Janë shqiptarë të varfër që kanë marrë para me interesa të larta te Kredo ose kanë blerë një sobë, lavatriçe apo ndonjë telefon.

Arlinda Muja dora e zezë e Aigars Kesenfelds

Pronari në letra i Kredos është letonezi Aigars Kesenfelds, një personazh i skeduar për mashtrime me pasoja të rënda, skema piramidale, pastrim parash etj.

Sipas disa investigimeve mediatike, Aigars Kesenfelds është maska e oligarku rus të listës së zezë Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA, Australia, Kanadaja dhe Ukraina si pjesë e rrethit të besuar të Putinit.

Për të fshehur lidhjet dhe kontrollin nga oligarku i Putinit, Kredo ndryshon herë pas here emrin dhe pronësinë.

Fillimisht kompania e mikrokredive që zhvat shqiptarët me kredi me interesa deri në 800 %, u regjistrua me emrin Mondo Finance.

Më pas ndryshoi emrin nga Mondo Finance në Kredo Finance. Në vijim u shfaq me emrin Kredo.al.

Në 13 maj 2024, kompania ka ndryshuar emrin nga Kredo në ECFA.

Themelues i Kredos është letonezi Aigars Kesenfelds, lidhje e oligarkut rus Oleg Boyko i sanksionuar nga SHBA, Ukraina dhe Australia.

Në 2018, Aigars Kesenfelds ia shet Lredon kompanisë AS Fenderson Properties, pas të cilës qëndron vetë. AS Fenderson Properties ndryshon emrin në AS Finitera.

Në 2020, AS Finitera ia shet Kredon kompanisë NF Capital për 1.6 milionë euro. NF Capital ndryshon emrin në AS Eleving Consumer Finance Holding.

Në 2021, AS Eleving Consumer Finance Holding i ka shitur 3% të kuotave Arlinda Muja për 150 mijë euro.

Pas Kredo me emra të ndryshëm dhe pronësi në dukje të ndryshime, qëndron letonezi Aigars Kesenfelds, dora e zezë Oleg Boyko. Fija e tyre në Tiranë është Arlinda Muja.

Iute Credit

Iute Credit është gjithashtu pjesë e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare.

Edhe pas Iute Credit qëndron oligarku rus i listës së zezë, përmes disa tentakulave në Letoni, duke përdorur si maskë Aigars Kesenfelds.

Si administrator ka caktuar Akan Ajdinin. Oligarku rus kontrollonte edhe Final, të cilën më pas ia shiti Arben Meskutit, i arrestuar disa muaj më parë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës si pjesë e bandës së mikrokredive.

Ndërkaq, portali Kapital.al, ka publikuar një dokument, sipas të cilit në datën 14 maj 2021, Iute Credit Albania, një nga anëtarët kryesore të shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, nënshkroi një marrëveshje kuadër me kompaninë Micro Credit Albania. Përmes kësaj marrëveshje Iute i shiti MCA-së 56.2 milionë lekë kredi të këqija me një çmim total prej 7.2 milionë lekë ose sa 12.8 për qind e vlerës së kredisë. Pjesë e marrëeshjes është edhe lista me 396 qytetarët, kreditë e këqija të të cilëve u kaluan nga Iute tek MCA-ja e bandës Ibro-Meskuti.

Këto fakte tregojnë se Kredo.al, Iute, MCA, ADCA, Final, Aigars Kesenfelds, Arlinda Muja, Akan Ajdini, Elda Ibro dhe çifti Arben Meskuti – Entela Çuberi janë e njëjta bandë, e cila ka vepruar nën mbikqyrjen e Bankës së Shqipërisë, duke zhvatur mijëra shqiptarë. Dhe SPAK duhet t’i hetojë si grup i strukturuar kriminal./ Prapaskena

Lexo edhe:

Dokumenti/ Iute dhe Kredo “furnitorë” të MCA për skemën e mashtrimit me kreditë

E denoncuar për zhvatje dhe nën hetim nga SPAK/ “Kredo.al”, 9 mln euro fitim në 2023

Etiketa: Akan AjdiniArlinda MujaKredoluteProkuroria e Tiranës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arbjan Mazniku thirret për të dëshmuar në Prokurori

12:36 : 28/04/2025
AKTUALITET

Berisha: Bënë mbledhje urgjente, një gjykatës urdhëroi SPAK-un të hetojë vilën e Ramës

12:36 : 18/04/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për mishin e pulës me salmonelë

15:53 : 01/04/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muçën

09:15 : 26/03/2025
AKTUALITET

Vdekja e Leo Sadikut/ Familja kërkon që t’i bëhet autopsia, Prokuroria 17 ditë pa asnjë veprim

14:00 : 20/02/2025
AKTUALITET

Dhunuan në grup gazetarin, Prokuroria e Tiranë dërgon për gjykim Renato Bodurrin

11:16 : 15/02/2025
Para

Shiu përmbyt rrugët kryesore në Vlorë, uji merr me vete tavolinat dhe çadrat e lokalit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025

Mziu komenton humbjen: Çfarë të bënim?! Rama bleu 300 euro votën, ne i dënoncuam

22:03 : 14/05/2025

Milan-Bologna/ Start i vrullshëm dhe pastaj kujdes, mbyllet pjesa e parë e finales

21:54 : 14/05/2025

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

21:45 : 14/05/2025

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

21:40 : 14/05/2025

Berisha: I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë

21:28 : 14/05/2025

Spaho njofton fundin e karrierës politike: Jam i shokur, PD të gjejë forcë për të kaluar këtë gjendje të rëndë

21:25 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com