• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

10 vite kontribut, Ermir Lenjani njofton tërheqjen nga Kombëtarja

15:33 : 03/10/2024
në SPORT

Ermir Lenjani nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi 35-vjeçar ka vendosur që të tërhiqet nga kuqezinjtë, për t’u lënë rrugën e hapur lojtarëve të rinj.

Lenjani ka qenë pjesë e Kombëtares për plot 10  vite, duke marrë pjesë dhe qenë protagonist në një kompeticion presitigjioz dhe historik për Shqipërinë, siç ishte Euro 2016.

Në 44 ndeshje si kuqezi, mbrojtësi i krahut të majtë ka shënuar 5 gola. Teksa kujtojmë, që debutimin e tij me fanellën e Kombëtares shqiptare, 35-vjeçari e ka bërë më 15 nëntor të vitit 2013.

Njoftimi i Ermir Lenjanit:

10 VITE KUQEZI, 10 VITE KRENARI & REALIZIM I ËNDRRËS SË FËMIJËRISË

Lexo edhe:

Pranoi se mund të luajë për Shqipërinë, Nelson Weiper nuk ndal së shënuari në Euro U21

Letoni-Shqipëri/ Broja dhe Asani e nisin nga fillimi, njihuni me formacionin e kuqezinjve sot

Të dashur miq,

Dua t’ju njoftoj se kam vendosur të tërhiqem nga Kombëtarja shqiptare. Një vendim aspak i lehtë, por besoj që është momenti i duhur. Për mua ka qenë gjithmonë nder dhe përgjegjësi e madhe të vesh fanellën e kombit tim.

Jam shumë krenar që emri im është pjesë e historisë së futbollit shqiptar dhe që ëndrra ime e fëmijërisë u realizua në vitin 2016, ku bëmë krenarë kombin kuqezi me përfaqësimin historik për herë të parë në një Kampionat Europian.

Kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga debutimi në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, te goli i parë në “Elbasan Arena” ndaj Danimarkës, fitorja historike në “Francë 2016” ndaj Rumanisë dhe grumbullimi im i fundit në muajin mars 2023 me Kombëtaren, ku nisi edhe rruga drejt kualifikimit në “Euro 2024”.

I jam falënderues Zotit, familjes time dhe çdo personi që më ka qëndruar pranë në çdo moment. Çdo fillim e ka një fund dhe rrugëtimi im nuk do të ishte i mundur pa trajnerët Gianni De Biasi, Christian Panucci, Edoardo Reja dhe Sylvio Mendes Campos Júnior, të cilët dua t’i falënderoj nga zemra për besimin e dhënë.

Gjithashtu, dua të falënderoj stafin teknik të Kombëtares, Federatën Shqiptare të Futbollit, Presidentin Armand Duka dhe të gjithë shokët e skuadrës që më kanë mbështetur në rrugëtimin më të veçantë të jetës time.

Në fund, falënderimi im më i madh është për tifozët e Kombëtares shqiptare. Në çdo stadium në Shqipëri dhe në Europë jemi ndjerë si në shtëpinë tonë, falë jush, tifozët më të mirë në botë. Tani e tutje jam si të gjithë ju, gjithmonë krah Kombëtares shqiptare dhe djemve kuqezi.

Faleminderit nga zemra shqiptarë. Një kapitull i mbyllur, por një rrugë e përjetshme!

Etiketa: ermir lenjaniKombetarja Shqiptareterhiqet

Lajme të lidhura

SPORT

Pranoi se mund të luajë për Shqipërinë, Nelson Weiper nuk ndal së shënuari në Euro U21

21:37 : 25/06/2025
SPORT

Letoni-Shqipëri/ Broja dhe Asani e nisin nga fillimi, njihuni me formacionin e kuqezinjve sot

08:42 : 10/06/2025
SPORT

Përballja me Letoninë, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga

21:46 : 09/06/2025
SPORT

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025
SPORT

Dueli kualifikues ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në Durrës

20:35 : 28/05/2025
SPORT

Silvinjo rikthen në skenë ëndrrën e vjetër të Panucci: Kemi një lojtar shqiptar në Argjentinë

17:39 : 26/05/2025
Para

Përballja ndaj Laçit, Dinamo nxjerr në shitje biletat

TË GJITHA

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, ja 4 qarqet që vijojnë me nivelin më të “lartë” të rrezikut

10:13 : 28/06/2025

Situata e zjarreve në vend: 9 vatra në 24 orët e fundit, një e lënduar

10:08 : 28/06/2025

VIDEO/ Incident i pazakontë në ring, boksierin rus e zë korrenti pas fitores. Rrëzohet në pishinë

10:02 : 28/06/2025

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

09:50 : 28/06/2025

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

09:35 : 28/06/2025

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton

09:15 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com