• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A do të zhvendoset trupi i Titos nga Beogradi?

22:22 : 24/09/2024
në BOTA

Josip Broz Tito do të vazhdojë të pushojë në Shtëpinë e Luleve, apo jo? Debate në Beograd për largimin e Titos nga Serbia.

Nxjerrja e trupit të Titos dhe largimi nga Beogradi? Këtë ide nuk e mbështet gati askush në Muzeun e Jugosllavisë, por në Beograd është hapur një debat i madh, pas kërkesës së kryetarit të bashkisë së Beogradit, Aleksandar Shapiq, që mbetjet mortore të Titos të largohen nga Serbia.

Muzeu ku bën pjesë edhe Shtëpia e Luleve me varrin e Mareshalit jugosllav dhe presidentit të përjetshëm të Jugosllavisë Josip Broz Tito, nuk dëshiron t’i përgjigjet zyrtarisht pyetjeve të gazetarëve për këtë temë. Por shitësi që ofron kapele partizane, flamuj dhe simbole të tjera jugosllave para muzeut në Dedinje mendon se ideja është një marrëzi. Të njëjtën gjë mendon edhe roja në këtë muze. Por edhe të gjithë vizitorët.

Të huajt që gazetari i Deutsche Welles i takoi në këtë muze gjatë vizitës së tyre atje – nga Gjermania, Filipinet, Japonia dhe Kroacia – as që kishin dëgjuar për të gjitha këto diskutime. Ndërsa vendasit kanë dëgjuar për këtë ide dhe kjo nuk u pëlqen. Miodrag Elezoviq (70), një piktor që vizitoi muzeun me vajzën e tij dhe dy mbesat, bëri kryq para varrit të Titos. Ai mbrojti të drejtën e Brozit për të vazhduar të pushojë aty ku është.

Lexo edhe:

Alba largohet nga Ferma VIP

Shpallet në kërkim 31-vjeçarja nga Korça, ka braktisur prej 3 ditësh 4 fëmijët e mitur

“Heqja e varrit do të ishte përdhosje. Në ortodoksi, varri është i shenjtë dhe nuk duhet prekur. Kërkesat e (kryetarit të bashkisë së Beogradit) Shapiqit janë politike, por ky komb duhet të respektojë varrin dhe traditën”, tha Elezoviç për DW.

“Ne nuk do t’i zhvendosim të gjitha varret tani, apo jo? Kushdo që dëshiron të vizitojë varrin e Brozit le të vijë. Nëse nuk do, nuk është e domosdoshme”, thotë ai duke shtuar se Tito dhe Jovanka Broz kanë shkruar historinë e Jugosllavisë dhe se trupat e tyre duhet të mbeten në Dedinje.

Qëndrimet e Vuçiç

Zhvarrosja e Titos nuk do të sillte asgjë të mirë për Serbinë. Disa ditë më parë presidenti Aleksandar Vuçiç i tha Politikos se ai “kurrë nuk ishte tifoz i komunistëve dhe regjimit komunist”, por se “Tito është pjesë e historisë”. “Ai ka jetuar këtu, është varrosur këtu dhe do të mbetet pjesë e historisë jugosllave dhe serbe”, tha Vuçiq, duke hedhur poshtë idenë e Shapiqit.

Kryebashkiaku i Beogradit, Shapiç ndan neverinë e tij ndaj “regjimit komunist” me presidentin Vuçiç. Por ai me iniciativën e tij do të ngjallë vëmendjen e të gjitha mediave serbe, rajonale dhe evropiane – sepse të gjtiha ato e konsiderojnë Titon si një prej figurave më të rëndësishme të kohës së tij.

Shapiq thotë se zhvarrosja dhe zhvendosja do të paguhej nga Beogradi. Ndërsa njëkohësisht ai kërkon që ish-drejtuesit të çetnikëve Dragoljub (Drazha) Mihailoviç t’i ngrihet një monument në parkun afër Terazije, në qendër të Beogradit. E kjo temë ka shkaktuar edhe përçarje politike në Serbi. Kreu i Partisë Socialiste, Ivica Daçiç, tha ai sigurish që është kundër, ndërsa Serbia ka më shumë sfida dhe gjëra të tjera, sesa t’i hapë temat e vjetra.

Lojërat politike

Shapiqi vetë kritikohet shumë kohët e fundit për drejtimin e keq të Beogradit – për shkak të privatizimeve dhe ndërtimeve pa leje, si dhe kaosit në trafikun e qytetit. “Kur bie rejtingu i partive dhe personave, ata hapin ndonjë temë të tillë për t’u treguar patriotë, por këto tema polarizojnë dhe përçajnë edhe më shumë opinionin dhe elektroratin”, thotë Stefan Radojkoviq në një intervistë për DW.

Ai kujton se autoritetet e partisë SNS të Vuçiqit po përpiqen që edhe me tema të tilla të përfitojnë në zgjedhje. “Zhvendosjet dhe ngritjet e monumenteve nuk kushtojnë shumë, ndërsa njerëzve u dërgohet mesazhi – shihni, ne po kujdesemi për historinë tonë'”, thotë Radojkoviç.

Por kjo temë me Titon dhe Drazha Miailoviç është për shumë njerëz në Beograd një temë me interes, sepse fansat e Drazhës mendojnë se ai duhet të zërë një vend më të rëndësishëm në Beograd dhe jo të ketë vetëm një dhomë përkujtimore në një hapësirë të vogël që nuk është në qendër të qytetit.

Hapja e këtij “muzeu” në tetrin e vitit të kaluar tërhoqi rreth dy mijë njerëz që kishin shkuar për të nderuar liderin e çetnikëve. Por kur gazetari i DW-së vizitoi këtë vend këto ditë, atje nuk ishte askush. “Nuk besoj se së shpejti do të ngrihet ndonjë monument publik Drazha Mihailoviqit”, thotë Radojkoviç. Ai mendon se presidenti Vuçiç – pa miratimin e të cilit nuk ka aventura të tilla ideologjike – thjesht nuk ka interes të merret me Titon dhe Mihailoviqin tani.

Muzeu i Jugosllavisë dhe Shtëpia e Luleve janë ndër destinacionet më të shpeshta të turistëve që vijnë në Beograd. Vitin e kaluar u thye një rekord me më shumë se 120 mijë vizitorë./DW

Etiketa: BeogradiJosip Broz Titolargohetvarri

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Alba largohet nga Ferma VIP

21:40 : 13/05/2025
AKTUALITET

Shpallet në kërkim 31-vjeçarja nga Korça, ka braktisur prej 3 ditësh 4 fëmijët e mitur

10:41 : 18/04/2025
AKTUALITET

Skandal/Kosova prezantohet me fusnot, zv/ministri Dobruna braktis konferencën e organizuar nga qeveria Rama

19:41 : 14/04/2025
AKTUALITET

“Të qajmë pa lot”/ Sot Martini do festonte 15-vjetorin, familja i shkon me lule te varri (VIDEO)

21:00 : 13/04/2025
BOTA

“Te erdha i fundit, babë”/ Hashim Thaçi lë mesazhin prekës tek varri i babait

13:52 : 21/03/2025
BOTA

Nuk mundi t’i jepte lamtumirën e fundit, Hashim Thaçi viziton varrin e babait të tij

11:47 : 21/03/2025
Para

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka mungesë të ujit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

14:18 : 16/05/2025

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025

Samitin në Tiranë/ Macron: Duhet të këmbëngulim për të siguruar paqen në Ukrainë

13:47 : 16/05/2025

EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit

13:39 : 16/05/2025

Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë

13:26 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com