• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Luhatjet e çmimeve të pronave hyjnë në “radarin” e rreziqeve sistemike për bankat

09:07 : 23/09/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Sektori bankar do të konsiderojë edhe këtë vit rrezikun e goditjeve nga jashtë si rrezikun kryesor sistemik dhe perceptimi mbi rëndësinë e tij nuk ka ndryshuar.

Rezultatet e vrojtimit mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga industria bankare tregojnë se, pavarësisht zhvillimeve pozitive globale lidhur me inflacionin dhe kushtet e financimit në tregje, faktorë të tjerë si tensionet e larta gjeopolitike (veçanërisht konflikti në Rripin e Gazës dhe mundësia e përshkallëzimi i tij në vendet fqinje, si edhe vijimi i luftës në Ukrainë), duket se kanë mbajtur të lartë shqetësimin e bankave në vend mbi rrezikun e transferimit të goditjeve të mundshme negative nga jashtë, duke e klasifikuar atë si rrezikun sistemik më të rëndësishëm të periudhës.

Rreziku nga sulmet kibernetike ka vijuar të renditet i dyti në listën e rreziqeve më të rëndësishme dhe perceptimi mbi të është rritur gjatë periudhës. Shtimi i episodeve të sulmeve kibernetike në dy vitet e fundit, ka rritur ndërgjegjësimin e bankave mbi këtë rrezik dhe pasojat e mundshme në mbarëvajtjen e aktivitetit, ndaj një pjesë e tyre deklarojnë se kanë ndërmarrë tashmë masa konkrete për përmirësimin e sistemeve të mbrojtjes.

Luhatjet kryesisht në kahun mbiçmues të Lekut në raport me Euron dhe Dollarin gjatë periudhës evidentojnë ndikimin e kursit të këmbimit mbi qëndrueshmërinë e portofoleve të bankave. Për këtë arsye, ato e kanë zgjedhur këtë tregues midis pesë zhvillimeve që ka nevojë të monitorohet me vëmendje, ndonëse niveli i kontributit në rrezik konsiderohet i ulët.

Ndonëse vijon të mbetet në grupin e rreziqeve kryesore sistemike, perceptimi i bankave mbi rrezikun e inflacionit në vend është zbutur ndjeshëm. Në këtë vlerësim ka ndikuar rënia e qëndrueshme e tij dhe stabilizimi brenda kufijve të synuar.

Lexo edhe:

“Ka mungesë transparence”, Dogjani: Bankat dhe institucionet financiare po iu marrin ‘shpirtin’ qytetarëve

Çfarë ndodh me trupin tonë nëse nuk hamë brumëra për një muaj?

Rreziku i përkeqësimit të ekonomisë së brendshme, si rezultat i përcjelljes së efektit të politikave shtrënguese të brendshme dhe të jashtme, apo materializimit të goditjeve të ndryshme, duket se vijon të mbetet i pranishëm, por perceptimi i sektorit bankar për të ka vijuar të bjerë.

Së fundi, sektori bankar ka perceptuar si një rrezik të ri atë të “paqëndrueshmërisë së vlerave të pasurive të paluajtshme”, por vlerësimi për të ka mbetur i pandryshuar gjatë periudhës dhe ky rrezik nuk renditet midis pesë rreziqeve kryesore sistemike të identifikuara nga bankat.

Në terma të përgjithshëm, bankat perceptojnë se mundësia e materializimit të një (ose disa) prej rreziqeve të lartpërmendura në të ardhmen afatshkurtër (deri në një vit), është e ulët, por rritet disi kur diskutohet për një horizont më të gjatë kohor (1-3 vjet), ndikuar nga pasiguria që rrethon zhvillimet e ardhshme.

Pavarësisht sfidave të momentit, situata e mirë e kapitalizimit dhe likuiditetit të sektorit ka bërë që besimi i bankave në qëndrueshmërinë e sistemit financiar në të ardhmen të mbetet i pandryshuar./ MONITOR

Etiketa: bankatluhatjetradarin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka mungesë transparence”, Dogjani: Bankat dhe institucionet financiare po iu marrin ‘shpirtin’ qytetarëve

14:13 : 17/03/2025
SHENDETI

Çfarë ndodh me trupin tonë nëse nuk hamë brumëra për një muaj?

22:22 : 28/01/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
AKTUALITET

Hyn në fuqi rregullorja e re, që nga janari kreditë e shpejta duhet të jenë më “të vështira”

09:21 : 09/01/2025
BOTA

Raporti: Bankat janë të papërgatitura për krizën e ardhshme financiare

20:48 : 24/09/2024
AKTUALITET

Bankat vendase mbajnë gati 39% të borxhit publik

09:03 : 30/08/2024
AKTUALITET

Abuzimi me fondet për Bujqësinë/ Tabaku: BE bllokoi 116 mln euro, qeveria tentoi t’ua marrë bankave

16:08 : 06/08/2024
Para

Manjani: Pasi Ramës nuk i eci ‘gomarllëku’ me satelitë dhe AI, bëri gjetje me shtetin e Baba Mondit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet kryekomisionerin, ndërpritet numërimi

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

13:35 : 15/05/2025

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025

Ilir Meta më i votuari tek PD në “zonë e tij elektorale”, merr votat e shokëve tek “313-ta”

13:19 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com