• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Hetimet për mashtrimet me diplomat, justifikohet Kushi: Nuk kam marrë dhurata

19:03 : 17/09/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Evis Kushi ka reaguar në lidhje me akuzat ku thuhej se së bashku me ish-zv.ministren Albana Tole kanë marrë ryshfet për të garantuar aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procedurës së akreditimit të Kolegjit Universitar “Wisdom” në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kushi justifikohet duke thënë se Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.

Ajo po ashtu shkruan se si titullare e Ministrisë së Arsimit për periudhën shtator 2020 – shtator 2023, nuk ka shkëmbyer asnjëherë dhurata kortezie për urime festimesh me simobolika të tilla.

“Në lidhje me disa abuzime të bëra nga disa media gjatë ditës së sotme, mbi hetimet e dosjes italiane për mashtimet me diploma të Universitetit Ëisdom, dua t’ju sqaroj se:

Në dosje ka një paragraf ku thuhet:

Lexo edhe:

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

Qumështi me aflatoksinë/ Resuli: Skandali ka pasoja të rënda! Ministria e Bujqësisë po e fsheh rastin

“Ia vlen të përmendim që në vazhdim të dhuratave Catalano Lucia e Cianci Savino përpiqen të përgatisin dhe të dhurojnë dhurata simbolike në kuadër të festës së Krishtlindjes për amabasadorin, përfaqësues të ambasadës, ministre, zv. ministre, shefes së kabinetit, zyrës së matrikullimit dhe zyrës së akreditimit”.

Dua të ndaj qëndrimin tim me opinionin publik se Ministria e Arsimit dhe Sportit, si institucion dhe në rastin tim si ish drejtuese e këtij institucioni, MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.

Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur. Si titullare e këtij institucioni për periudhën shtator 2020 – shtator 2023, edhe pse ngrihen dyshime në media, nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata kortezie për urime festimesh me simobolika të tilla”, shkruan Kushi.

  • Skandali me diplomat

Autoritetet e drejtësisë në Itali, ka zbuluar skandalin për lëshimin e certifikatave dhe diplomave false nga Kolegji Universitar “Wisdom” në Tiranë. Mediat në vendin fqinj kanë publikuar detaje të tjera, të cilat tregojnë sesi janë korruptuar zyrtarët shqiptarë për të lejuar akreditimin e këtij institucioni arsimor.

Kolegji Universitar “Wisdom” në Tiranë ka qenë në pronësi 100% shqiptare, por më vonë i ka kaluar shtetasit italian Savino Cianci, i cili ka emëruar si administrator shtetasin Leonardo Catalano.

Dy nga të dyshuarit i kanë dhënë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare për të “garantuar aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procedurës së akreditimit të institucionit”. Sipas hetimit të koordinuar nga Prokuroria e Tranit në Itali, në dosje shfaqen drejtoresha e ASCAL, Aquila-Shqiponja Telhaj, ish-ministrja Evis Kushi dhe ish-zëvendës ministrja Albana Tole.

Për profesoreshën Shqiponja Telhaj, në dosje thuhet se ajo është korruptuar me një çantë të shtrenjtë “Louis Vuitton” me vlerë 1.200 euro. Gjatë një darke, drejtoresha e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ka marrë dhuratën e shtrenjtë nga drejtuesit e Kolegjit “Wisdom”.

“... për ushtrimin e funksioneve të tij si Kryetar i Këshillit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë ASCAL, organ qeveritar i Qeverisë Shqiptare i emëruar drejtpërdrejt nga Presidenti i Këshillit të Shqipërisë, që korrespondon me aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procedurës së akreditimit të Ëisdom University, gjatë një darke i dhanë Aquila Telhaj, një zyrtari publik i investuar me funksione të ngjashme me ato të zyrtarëve të Ministrisë së Universitetit, një çantë femrash të markës Louis Vuitton me vlerë 1200.00 euro“, thuhet në fashikujt e dosjes së Prokurorisë Italiane.

Ky institucion që në vendin tonë vepronte si institucion i arsimit të lartë, është provuar se shpërndante diploma dhe certifikata false për qytetarë italianë që synonin të futeshin në administratë. Këta shtetas, paguanin nga 8.000 euro për letra false.

Po ashtu, Savino Cianci dhe Leonardo Catalano, pronari i vetëm dhe administratori i Kolegjit Universitar “WISDOM” në Tiranë, dyshohet se kanë korruptuar dhe ish-ministren e Arsimit Evis Kushi dhe zëvendësen e saj, Albana Tole.

Gjatë një episodi, në prag të Krishtlindjeve Savino Cianci dhe bashkëshortja e tij, Lucia Catalano e cila nëpër revista prezantohej si drejtuese e Kolegjit Universitar “Wisdom” në Tiranë, kanë përgatitur dhe shpërndarë dhurata për drjetuesit më të lartë të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri.

“Lucia Catalano dhe Savino Cianci bëjnë çmos për të përgatitur dhe për të dorëzuar dhuratat për festat e Krishtlindjeve për: Pietrangeli (ambasador), Lucia Cuçiarelli dhe Carlo Intaschini, Evis Kushi, Albana Tole…”, thuhet nder të tjera në dokumentet e publikuara nga mediat italiane.

Një episod tjetër i raportuar në letrat e hetuesve ka të bëjë me një makinë luksoze Maserati krejt e re. Për të “pastruar” paratë, Marco Lombardi bleu një Maserati Levante në emër të Cianci dhe Cs Consulting Group srl të Catalanos.

Etiketa: diplomatkushiskandaliunivesiteti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025
AKTUALITET

Qumështi me aflatoksinë/ Resuli: Skandali ka pasoja të rënda! Ministria e Bujqësisë po e fsheh rastin

10:17 : 22/04/2025
AKTUALITET

Gazeta amerikane: Drejtuesit e FBI të mos injorojnë skandalin Rama-McGonigal

13:30 : 10/04/2025
AKTUALITET

Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, në pikën kur skandali mbulon skandalin

11:01 : 08/04/2025
NDRYSHE

Rrëmbyes zemrash, prift, spiun dhe poet/ 300 vjet nga lindja e Casanova-s

14:59 : 05/04/2025
AKTUALITET

Skandali i koncesionit të pullave fiskale, si iu grabitën 60 mln euro bizneseve në 10 vite

09:33 : 31/03/2025
Para

Përfshihen nga flakët rafineritë e Motor Oil në Greqi, kërkohet evakuimi i zonës

TË GJITHA

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com