Golashënuesi më i mirë i Italisë i viteve 90’, Salvatore ‘Totò’ Schillaci po kalon një periudhë të vështirë, teksa është shtruar në spital.
Familja e Schillaci ka bërë me dije së fundmi, se fatmirësisht se gjëndja është stabilizuar.
“Duke pasur parasysh thirrjet e panumërta nga shumë gazeta dhe duke pasur parasysh lajmet e këqija që qarkullojnë, ju informojmë se Totoja jonë e dashur është në gjendje stabile dhe monitorohet nga një ekip mjekësh vazhdimisht natë e ditë. Go Totò”, –shkruan familja.
Schillaci u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në janar 2022 dhe i ishte nënshtruar dy herë operacionit.
Totò Schillaci ka luajtur 16 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola për Italinë. Në karrierën e tij ai ka luajtur për Juventusin dhe Interin.