• Kontakt
Friday, August 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Skandal në Sarandë! Plazhi i jepet me qira personit me aftësi ndryshe, por ai s’ka dijeni për “dhuratën”

21:19 : 05/09/2024
në Lajmet e Dites

Denoncimi i rradhës ka të bëjë me një plazh publik që jepet me qira sezonale. Plazhi në Sarandë, i është dhënë me dokumenta të falsifikuara një 65-vjeçari, të quajtur Vladimir Canaj. Ky i fundit rezulton me aftësi ndryshe dhe trajtohet me kemp në Bashkinë e Sarandës si invalid.

Administratori i një tjetër plazhi privat thotë se i krijohen shqetësime pasi plazhi i Vladimirit nuk ka rrugë dhe bie në pjesën e plazhit tjetër privat.

Administratori: Jam administrator i një plazhi këtu në Sarandë, kam punuar dhe vjet pa probleme, ndërsa këtë vit, tek ky plazhi që kam unë, ngjitur ja kanë dhënë një personi tjetër, një Vladimir Canaj. Nuk e dimë se si e ka marrë, vajtëm u interesuam në bashki dhe asnjëri nuk na jep informacione. Ndërkohë që plazhin që i kanë dhënë këto tek bashki, nuk ka as rrugë se ku të kalojë, duhet të kalojë me patjetër këtu tek unë. Them pyesim, nuk na japin asnjë përgjigje. Saranda është vend i vogël dhe këtu merren vesh që të gjitha se çfarë bëhet dhe çfarë s’bëhet. Mjafton të pyesësh, ky Vladimir Canaj është i paaftë o vëlla mendërisht, del rrugëve gjasme kap peshk anës detit dhe po ju them se ku shkon që ta shihni vetë. Unë dyshoj se kjo punë është bërë nga disa të tjerë dhe i kanë marrë letrat, plazhin dhe e administrojnë vetë.

“Stop” takoi 65-vjeçarin, i cili cdo ditë qëndron në një cep të qytetit, anës detit dhe imagjinon sikur po peshkon. Ai as që e ka idenë që në emër të tij, është marrë një plazh publik me qira sezonale.

Vladimir Canaj: Jam nga Saranda.

Lexo edhe:

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

I mituri u gjet i vetëvarur në banesën e dajës në Sarandë, policia: Kishte shkuar me pushime. Nisin hetimet

Gazetari: Cili është mendimi juaj, duhet të ketë plazhe private apo shtetërore?

Vladimir Canaj: Shtetërore, po çfarë private. Po shiko ç’bëhet këtu, një shezlong 50 mijë Lekë. Ku ka bërë vaki ndonjëherë?

Në bashkinë e Sarandës, një prej specialistëve që i ka dhënë në dorëzim plazhin Vladimir Canajt në fillim thotë se e ka bërë Agjensia Kombëtare e Bregdetit, por më pas thotë se duhet kërkesë me shkrim.

Specialisti, Bashkia Sarandë: Ne kemi vepruar sipas ligjit…

Gazetari: Të kujt ligji?!

Specialisti, Bashkia Sarandë: Bëj një kërkesë, të të kthejmë një përgjigje!

Gazetari: Po si i është dhënë plazhi një personi me aftësi ndryshe dhe që merr Kemp këtu në Bashki? Një këtu, si mund t’i jepet plazhi një që nuk ka rrugë ku të hyjë ai?! Se je dhe specialist…

Specialisti, Bashkia Sarandë: Jo, jo! Këto të gjitha vendosen nga AKB-ja.

Gazetari: Jo, jo! Ai bën një para kontratë në Bashki njëherë dhe i thotë AKB-së kam një X biznes, një gjë, e ke verifikuar ti si specialist, ai ka biznes ai që e ka marrë plazhin me qira. Parakontrata bëhet këtu dhe ju e keni në dorëzim, kur ia dorëzoni plazhin…këtij personi me aftësi ndryshe?

Specialisti, Bashkia Sarandë: Mund të bësh një kërkesë zyrtare dhe të kthejmë përgjigje.

Ish-gruaja e Vladimirit vjen në bashki kur grupi i “Stop” po xhironte dhe tregon sesi kanë përdorur dokumentat e Vladimirit me një person tjetër Tomë Mllugja për të marrë plazhin me qira.

Gazetari: Ne po e ndjekim si emision, ku i është dhënë plazhi dikujt që është me aftësi ndryshe, gjë që s’i lejohet. I është thënë plazhi dikujt që s’ka rrugë dhe po e ndjekim si emision. Tani të thirri Sabi, (ish-gruaja e Vladimirit) se unë nuk të njoh.

Ish-gruaja e Vladimir Canaj: Dhe e treta, kontratën që ka bërë Vladimiri, që është bërë kontrata në emër të Vladimirit për 10 dhoma, është prishur…

Tomë Mllugja: Pse?!

Ish-gruaja e Vladimir Canaj: Është prishur. Kujt ia more ti?

Tomë Mllugja: Indritit!

Ish-gruaja e Vladimir Canaj: A bravo! Indriti e ka prishur thotë ky…?!

Gazetari: Do vërtetohet edhe kjo, që aplikimi që është bërë është fiktiv, sepse 10  dhomat nuk janë sepse kemi Indritin që thotë ia kemi dhënë kështu sa për letra… Unë e di, që e ka AKB-ja të gjithë gjënë…

Tomë Mllugja: Po mirë! Më fal një sekondë! Plazhi nuk i lejohet ta marrë një person me aftësi të kufizuara? Pse, ça ka ai…?

Gazetari: Po nuk i lejohet! Në AKB është bërë çdo gjë…

Tomë Mllugja: Po Ledioni është shoku im i ngushtë…

Gazetari: Po pra, e shikon? Ti e ke shok të ngushtë. Ta ka dhënë plazhin në shkelje.

Tomë Mllugja: Jo mo, s’ka lidhje. Ma ka dhënë me drejtësi…

Gazetari: S’ka si të ta ketë dhënë me drejtësi se ia ka dhënë një personi me aftësi ndryshe me Kemp. Gjej një tjetër mo, gjeje për shembull Genci Angjellarin, që është sagllam…

Tomë Mllugja: Dakord mo, dakord..!

Gazetari: Jo mo dakord, se ne fund të ditës, ndodh çfarë ndodh, atë të shkretin nuk e kap asnjë vepër penale. S’mund ta shfrytëzoni personin që është me aftësi ndryshe.

Ish-gruaja e Vladimir Canaj: Më kap mua që kam prokurën…

Gazetari: O Sabi, lëre tani, se s’ka lezet..!

Ish-gruaja e Vladimir Canaj: Mirë…

Gazetari: Ti e ke Ledionin shok të ngushtë. Ja doli gjithçka, se kush fshihet pas…

Tomë Mllugja: O vëlla! Jo se doli. I kam thënë në qoftë se më takon, ma jep!

Gazetari: O po ne nuk jemi budallenj. Në qoftë se takon t’ia japë shokut të ngushtë plazhin…

Në AKB Tiranë është e pamundur të takosh drejtorin Lako edhe pse ai ndodhet në zyrë.

Sekretarja e Drejtorit AKB: Kërkesa bëhet poshtë me shkrim. Po nuk është këtu.

Gazetari: Po është, sepse sapo ka pirë duhan. Dikush është aty…

Sekretarja e Drejtorit AKB: Kërkesa bëhet poshtë më shkrim..!

Zëdhënësja për media, AKB: Çfarë problemi ka?

Gazetari: Dua një takim me drejtorin Lako për ta pyetur për një plazh privat që ia ka dhënë në Sarandë një personi me aftësi ndryshe, ku pas këtij personi fshihet një tjetër, i cili pohon që është shoku i ngushtë i drejorit./ TVKLAN

Etiketa: aftesiplazhisarandeskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025
AKTUALITET

I mituri u gjet i vetëvarur në banesën e dajës në Sarandë, policia: Kishte shkuar me pushime. Nisin hetimet

11:10 : 25/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025
AKTUALITET

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

21:50 : 24/08/2025
Para

Alimehmeti i pakënaqur për mungesën e grave si drejtuese qarku: Nuk ka reflektim

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 29 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 28/08/2025

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih

22:49 : 28/08/2025

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025

Kjo pije çon në rënien e flokëve

22:31 : 28/08/2025

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

22:12 : 28/08/2025

Gjenerali francez: Evropa rrezikon të bëhet pre e grabitqarëve në një botë gjithnjë e më të dhunshme

21:58 : 28/08/2025

Dalin PAMJET nga aksidenti i trefishtë në tunelin e Llogorasë

21:41 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com