• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin

19:33 : 25/08/2024
në BOTA, SHENDETI

Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkencëtarët në Universitetin e Sussexit në Britani. Ata po eksperimentojnë me teknologjinë që gjurmon lëvizjen dhe me inteligjencën artificiale për të analizuar lëvizjet e bebeve. Kjo teknologji u paraqit rishtazi gjatë një panairi të shkencave në Britani.

Shkencëtarët po përpiqen të imitojnë lëvizjet e shpejta të një bebeje. Eksperimenti i tyre synon të demonstrojë se sa komplekse janë lëvizjet e bebeve. Kamera gjurmon dhe regjistron përpjekjet e tyre, ndërsa përpiqen të imitojnë lëvizjet e shpejta të duarve dhe këmbëve që u tregohen në një ekran.

Kjo teknologji përdor pamje kompjuterike dhe inteligjencën artificiale për të krahasuar lëvizjet e bebeve, me aftësitë e tyre sociale dhe në komunikim gjatë 18 viteve të para të jetës së tyre. Studimi synon të analizojë lëvizjet e bebeve nëpërmjet pamjeve filmike dhe sensorëve të lëvizjes.

“Objektivi i eksperimentit është të kuptojmë se si lëvizin bebet, të studiojmë lëvizjet e tyre kur janë shumë të vegjël dhe të shohim nëse kjo mund të sinjalizojë për autizëm p.sh në të ardhmen. Teknologjia kompjuterike mëson nga pamjet dhe filmimet, përcakton pozicionet e gjymtyrëve në kohë të ndryshme dhe shqyrton mënyrën se si lëvizin”, shpjegon Ivor Simpson, profesor në Universitetin e Sussexit.

Shkencëtarët ende nuk e dinë se cilat prej lëvizjeve të bebeve mund të shërbejnë si paralajmërim për një diagnozë të hershme. Ata synojnë me analizën e tyre të hedhin dritë mbi mesazhin që mund të merret nga lëvizjet e shumëllojshme të bebeve. Kjo përfshin lëvizjet e gjymtyrëve, si dhe dallimet mes tyre në distanca, shpejtësi dhe drejtim.

Lexo edhe:

Sociologët: Rënia e lindjeve, emergjencë kombëtare

Marrëdhënia midis ngrohjes globale dhe çrregullimit të spektrit të autizmit

Ekspertët thonë se lëvizjet në faza kaq të hershme nuk janë të vullnetshme, por një refleks. Duke bërë lëvizje të ndryshme, bebet testojnë dhe forcojnë muskujt, të cilët u mundësojnë të fillojnë të hulumtojnë botën sociale dhe fizike që i rrethon. Shkencëtarët mendojnë se monitorimi i bebeve në një fazë kaq jetike të zhvillimit të tyre, mund të përcaktojë se si do të jetë në vazhdim jeta e tyre.

“Teknologjia nëpërmjet të cilës mëson kompjuteri bazohet tek një vlerësimi i pozave që marrin njerëzve. Kemi shqyrtuar deri më tani modele të përgatitura nga të dhënat e të rriturve, të cilat sigurisht kanë veçori të ndryshme nga të bebeve. Duhet bashkëpunim mes studiuesve nga shkencat e ndryshme. Pra, unë jam shkencëtar kompjuterik, por bashkëpunoj me kolegët e psikologjisë, si Gilly Forrester, e cila drejton projektin”, thotë zoti Simpson.

Shkencëtarët regjistrojnë bebet që mund të jenë kandidatë për të marrë pjesë në eksperiment, ku mund të kontribuojnë edhe prindërit e tyre nga shtëpia. Objektivi është të studiohen rreth njëqind bebe, lëvizjet e të cilëve do të mblidhen çdo javë. Studiuesit mendojnë se kështu do të kenë të dhëna të mjaftueshme për t’i analizuar.

“Një studim i tillë do të na mundësojë të përcaktojmë më herët së cilët fëmijë rrezikohen të kenë autizëm. Është ndoshta shpresa jonë më e mirë që të mendojmë për terapi të hershme nëpërmjet lëvizjeve, duke mos pritur që të ndërhyjmë pasi këta fëmijë të kenë paraqitur mangësi sociale dhe në komunikim”, profesorja e psikologjisë Gilly Forrester.

Pasi të jenë mbledhur të dhënat për lëvizjet e bebeve, shpresohet që të krijohet një botëkuptim më i mirë se cilat janë shenjat e hershme të çrregullimeve të tilla.

“Përdorim teknologjinë kompjuterike dhe inteligjencën artificiale për të identifikuar modele që nuk i kapin sytë tanë. Duke gjykuar nga aspekte si varieteti dhe kompleksiteti i lëvizjeve të bebeve, mund t’i njoftojmë prindërit më herët për bebet që mendojmë se rrezikohen, në mënyrë që të marrin trajtim në vitet e hershëm të jetës së tyre”, thotë profesorja Forrester.

Shkencëtarët shpresojnë që studimi do të ndihmojë edhe për t’i identifikuar këto terapi të hershme./ VOA

Etiketa: autizembebelevizje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sociologët: Rënia e lindjeve, emergjencë kombëtare

21:36 : 27/04/2025
AKTUALITET

Marrëdhënia midis ngrohjes globale dhe çrregullimit të spektrit të autizmit

17:56 : 02/04/2025
AKTUALITET

Rriten shifrat e fëmijëve me spektër autik. Ekspertja: Po paraqiten më herët

17:30 : 02/04/2025
AKTUALITET

Plakja dhe shpopullimi i Shqipërisë! Në 5 qarqe lindjet ranë nga 10-19%, Jugu më i prekuri

08:46 : 14/02/2025
SHOW BIZ

Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebit

15:39 : 23/01/2025
BOTA

Studimi: 1 në 127 njerëz në mbarë botën kanë autizëm, pothuajse dyfishi i vlerësimit të mëparshëm

09:35 : 24/12/2024
Para

Vrasja në Astir, viktima në 2015-2018 financues i dy atentateve në Tiranë

TË GJITHA

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025

“The Sun”: Mourinho kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United

19:01 : 13/05/2025

FOTOLAJM/ Skema e “trenit bullgar” në Tiranë, pamje të tjera nga KZAZ 40

18:53 : 13/05/2025

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë: Tani është koha e tyre për të shkëlqyer!

18:46 : 13/05/2025

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

18:32 : 13/05/2025

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

18:28 : 13/05/2025

Incident në Skoci, tre ushtarë belgë plagosen me armë gjatë stërvitjes

18:19 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com