• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U shfaq në TV me bluzën e Serbisë, reagon gazetari: Ndaleni këtë kryqëzatë të pa fre e pa arsye!

18:27 : 20/08/2024
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, SPORT

Gazetari i sportit Ervin Baku ka reaguar pas sulmeve në rrjetet sociale për shkak se u shfaq me një bluzë me simbole të Serbisë gjatë një interviste televizive ku po komentonte kampionatin shqiptar.

Në një postim në rrjetet sociale, Baku shkruan se dalja me atë bluzë nuk e kishte menduar se do të merrej si provokacion ndaj shqiptar, e aq më tepër që t’i vinin ato fyerje dhe kërcënime.

Ai bën me dije se atë bluzë ia ka dhuruar trajneri i volejbollit të Serbisë në kampionatin e fundit ballkanik që u bë në Tiranë.

Teksa përmend më tej të gjitha aktet patriotike të tij, Ervin Baku thekson se mbetet thjesht gazetar sporti dhe i shërben vetëm këtij qëllimi.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

Vuçiç përballë krizës më të madhe: Arrestime në radhët e partisë, protesta dhe përçarje në pushtet

Kosova: Serbia arrestoi padrejtësisht një tjetër qytetar tonin

REAGIM ZYRTAR & PUBLIK

Të nderuar miq, të njohur të mi, ndjekës dhe lexues të hapësirës virtuale!

Një dalje imja në televizionin Euronews Albania, i veshur me një bluzë ku gjenden shenjat identifikuese dhe simboli i Serbisë, nuk e kisha menduar se do të merrte vlerën e një provokacioni ndaj opinionit publik kombëtar dhe aq më tepër se do të më vinte përballë një tornadoje të parreshtur fyerjesh, kërcënimesh, denigrimesh, shantazhimesh dhe aq më tepër stigmatizimesh antikombëtare. Në këtë tornado po shtojnë energjinë e keqe verbale dhe sidomos atë të kërcënimit dhe të stigamtizimit ekstrem emra dhe personalitete publike e patriotike të hapësirës sonë kombëtare shqiptare.

Ushtria agresive e nacionalistëve esktremistë po lëshohet ndaj meje dhe imazhit tim në rrjetet sociale dhe në hapësirën shumëopcionale të internetit, duke më shndërruar në gazetarin sportiv shqiptar më të kërcënuar brenda Shqipërisë dhe territorit tim kombëtar!

Së pari dhe pa asnjë ekuivok, më duhet t’ju kërkoj ndjesë gjithë mendjeftohtëve dhe kujtdo tjetër që e percepton dhe e konsideron veshjen prej meje të një bluze të tillë, si fyerje apo provokim antikombëtar!

Prej meje nuk është menduar e as që mund të imagjinoja se do të fitonte peshën e provokimit apo inspirimit nacionalist, mes dy kombeve në histori të gjatë armiqësore, një gjest i tillë. Unë jam gazetar sportiv dhe vetëm këtij qëllimi profesional i shërbej.

Unë vesha thjesht një bluzë sporti të dhuruar nga trajneri i volejbollit të Serbisë në kampionatin e fundit ballkanik që u bë në Tiranë. Vetëm kaq. Nuk mendova se çfarë do të provokonte kjo! Ky është gabimi im që për një çast shpërfilla impaktin aq negativ me të cilin po përballem dhe prej të cilit kërcënohem.

Por, pas ndjesës që ju kërkoj, më duhet të shpall para gjthkujt se zemra dhe shpirti im janë pasqyrë e trashëgimisë sime familjare kombdashëse dhe Shqipëriadhuruese. Unë kam qenë dhe mbetem thjesht një gazetar sportiv që e mishëroj patriotizmin tim në veprimtarinë time konkrete.

Në tetor të vitit 2006, me lobimin tim të fuqishëm, ngrita i pari çështjen çame në Parlamentin Europian. Për herë të parë pas 62 vjetësh.

Në vitin 2008, jam i pari që kam raportuar nga Europa pavarësinë e Kosovës.

Kam mbrojtur flamurin tonë kuqezi në Beograd dhe në Strumica. Jam marrë gjithë jetën me sport. Dhe sporti është paqe. Nuk është luftë. Si njohës i mirë i historisë së popullit dhe vendit tim, e kam më ndërgjegje të vërtetën se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës për krimet çnjerëzore, genocidin, spastrimin dhe pushtimin 100 vjeçar që i ka bërë pjesës së madhe të atdheut tim, Kosovës sonë. Sikundër e kam brendi të ndërgjegjes profesionale se sporti ndërton ura.

Ndaleni miq, këtë kryqëzatë të pa fre e pa arsye, ndaj meje për shkak të një akti të pamenduar shumë, atë të veshjes së një bluze! Ndaleni, se ndëshkimi juaj i deritanishëm dhe kaq masiv, e ka tejkaluar dhe po e tejkalon të drejtën tuaj, të padrejtë tashmë!

Me besim tek reagimi juaj njerëzor dhe me aq pasion!

Etiketa: bluzaErvin Bakuserbia

Lajme të lidhura

RAJONI

Vuçiç përballë krizës më të madhe: Arrestime në radhët e partisë, protesta dhe përçarje në pushtet

10:08 : 07/08/2025
RAJONI

Kosova: Serbia arrestoi padrejtësisht një tjetër qytetar tonin

15:52 : 05/08/2025
SPORT

Basketbolli shqiptar në pikën zero! Kombëtarja U-20, katastrofë 116-22 ndaj Serbisë

16:07 : 04/08/2025
RAJONI

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

12:01 : 04/08/2025
RAJONI

Dënimi i Dodik, Vuçiç: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008

19:50 : 01/08/2025
BOTA

Analiza: Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

17:25 : 01/08/2025
Para

Fakte e dokumenta/ Hija e “Iute Credit Albania” në skandalin e mikrokredive

TË GJITHA

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025

Protagonist i titullit kampion me Tiranën, Kristijan Toshevski kthehet në futbollin shqiptar

19:44 : 08/08/2025

Analiza: Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

19:34 : 08/08/2025

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

19:21 : 08/08/2025

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025

Vetëm 16 vjeç, mesfushori shqiptar bën debutimin e tij në SHBA

18:49 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com