• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet vendimi, kullës pas Teatrit i shtohen 10 kate nga projekti fillestar

16:06 : 15/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Në mbledhjen e 26 Dhjetorit 2023, në rendin e ditës u diskutua leja e ndërtimit për një kullë 33 katëshe nga Fusha shpk me vendosje krah pedonales Murat Toptani.

Vendimi i firmosur kryetari i KKT-së, z. Edi Rama dhe ministrja e linjës znj. Belinda Balluku u bë publik pas 8 muajsh në faqen e AZHT pas kërkesave të vazhdueshme nga redaksia e Citizens.al.

Foto: Kullat e Tiranës të gjeneruara në 3D | Burimi: Përdoruesi K999 në Blogun SkyScrapperCity;

Citizens iu drejtua Agjencisë së Zhvillimit të Territorit me një kërkesë për informim për të siguruar vendimet që u morën në këtë mbledhje. AZHT refuzoi t’i vinte në dispozicion edhe pas ndërhyrjes së komisionerit për të drejtën e informimit.

Përfaqësues të AZHT u shprehën se “me përfundimin e procedurës së sipërcituar, Agjencia e Zhvillimit të Territorit do të vijojë me publikimin e vendimeve të miratuara në datë 26.12.2023, sikurse ka vepruar në çdo rast gjatë 8 viteve të shkuara”. 

Lexo edhe:

Kush është inxhinieri i Shkëlqim Fushës që pritet të “marrë në dorë” drejtimin e Bashkisë së Vlorës

Shtimi i fondeve për inceneratorin e Tiranës rrit pagesat për PPP-të

Institucionit iu deshën 8 muaj për të bërë publike në faqen zyrtare vendimin e firmosur për këtë leje ndërtimi.

Citizens publikoi pak muaj më parë projektin për ndërtimin e një kulle pas Teatrit Kombëtar, që informacioneve në dispozicion ishte 23 katëshe. Por vendimi zyrtar rezulton që kulla është me 33 kate, pra i janë shtuar dhe 10 kate të tjera nga projekti fillestar.

Sipas dokumentit, kulla kufizohet në jug me pedonalen Murat Toptani, në veri me Sarajet e Toptanëve, në perëndim me Teatrin Kombëtar dhe në lindje me objekte shërbimesh.

Pasi dështuan të realizojnë ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar në këmbim të kullave, sipërmarrësi Shkëlqim Fusha dhe qeveria shqiptare kanë vijuar planin në një formë tjetër.

Citizens ka zbardhur si Bashkia e Tiranës i ka dhënë kompanisë Fusha shpk, përmes një vendimi të datës 3 Maj 2023, 1266.6 m2 truall në rrugën “Abdi Toptani”, dhe dy ndërtesa përkatësisht 801.4 m2 dhe 183 m2. Njëra prej tyre është godina e ndërmarrjes së dekorit të Tiranës.

Kujtojmë se kompania “Fusha” ishte ofruar që në vitin 2018 për ndërtimin falas të Teatrit Kombëtar në këmbim të një sipërfaqeje prej mijëra metra katrorë ku do të ngrinte edhe një kompleks prej 6 kullash. Aktualisht, Teatri me një kosto prej 40 mln. euro po ndërtohet nga fondet publike, megjithatë sipërmarrësi po e realizon ambicien për të ndërtuar mbi tokë publike në zemër të kryeqytetit.

SON Engineering & Construction është kompania që ka projektuar ndërtimin e të dyja kullave, e cila ka shoqëri bijë “Shoqërinë Koncesionare Tirana 4”, që 32.9% të aksioneve zotërohen po nga kompania “Fusha’, ndërsa administrator është Elti Fusha, djali i Shkëlqim Fushës.

/Citizens

Etiketa: 10 kate33 kateFusha shpkpas Teatrit KombetarShtohen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush është inxhinieri i Shkëlqim Fushës që pritet të “marrë në dorë” drejtimin e Bashkisë së Vlorës

23:19 : 10/09/2025
AKTUALITET

Shtimi i fondeve për inceneratorin e Tiranës rrit pagesat për PPP-të

08:01 : 10/07/2025
AKTUALITET

Shqetësime për marrëdhëniet seksuale tek të miturit/ Shtohen me 50% rastet dhe veprat penale

15:38 : 15/06/2025
BOTA

Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj dhe më të shumtë në Gjermani

08:25 : 12/06/2025
AKTUALITET

Shtohen rastet me sëmundje kronike pulmonare

22:41 : 13/04/2025
NDRYSHE

Shtohen detritet hapësinore, rrezik për satelitët

08:54 : 03/04/2025
Para

VIDEO/ Tentoi të digjte një biznes, por autori merr vetë flakë

TË GJITHA

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

19:46 : 18/09/2025

Shkencëtarët: IA mund të parashikojë sëmundje vdekjeprurëse 10 vite përpara se të shfaqen

19:35 : 18/09/2025

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

19:32 : 18/09/2025

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025

Trump kërkon shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale

19:13 : 18/09/2025

Ministri i Bujqësisë/ Malltezi ironizon me videon e Andis Sallës: Shihni çfarë niveli na udhëheq!

19:06 : 18/09/2025

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

19:04 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com