• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Rama mbron Pëllumb Gjokën nga BKH, refuzon t’i heqë statusin e investitorit strategjik

13:29 : 13/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se po refuzohet dorëzimi i dosjes në BKH dhe SPAK i investitorit strategjik që tanimë është pas hekurave, Pëllumb Gjoka.

Koordinatori Rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat shprehet se lufta kundër krimit të organizuar për qeverinë e ardhshme të PD është një prioritet jetik.

Në deklaratë theksohet se po të mos ishte për Prokurorinë Belge, Pëllumb Gjoka do të njihej sot si hero i zhvillimit të turizmit shqiptar, pavarësisht se e fitoi këtë status falë aktivitetit të tij kriminal, me dokumenta toke false dhe pa asnjë dëshmi për burimin e financimit prej 52 milionë eurosh, dhe Rama ishte ai që i dha nje pjesë të pyllit të Velipojës për të ndërtuar ‘Silver Sand’.

“Partia Demokratike, u deklaron qytetarëve që ne nuk do të reshtim kurrë së përballuri me krimin e organizuar dhe ju garantojmë që njësoj si më parë do të cojmë pas hekurave cdo kriminel, cdo trafikant, cdo bandë. Lufta kundër krimit të organizuar për qeverinë e ardhshme të Parties Demokratike është një prioritet jetik për zhvillimin e vendi” deklaron Balliu.

Lexo edhe:

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

Deklarata e plotë:

Shefi i drejtësisë së re Edi Rama kërkon të mbrojë deri në fund partnerin e pushtetit të vet, urdhëruesin e vresjeve, trafikantin Pëllumb Gjoka.

Sipas burimeve mediatike Rama refuzon t’i dorëzojë Byros kombëtare të hetimit dhe SPAK dosjen e Pëllumb Gjokës si investitor strategjik që e ka firmosur si të tille Edi Rama.

Jo vetem kaq, por për ta çuar mbrojtjen e trafikantit Gjoka deri në fund, Edi Rama refuzon t’i heqë edhe statusin e investitorit strategjik. Vetëm në një narko-shtet trafikantët mund të licensohen si një investitor strategjik, vetëm një narko-kryeministër mund të firmosë për një porositës vrasjesh, që ky të lincensohet si investitor strategjik.

E në fakt në qoftë se nuk do të ishte për Prokurorin Belge, Pellumb Gjoka do të njihej sot si hero i zhvillimit të turizmit shqiptar, pavarësisht se e fitoi këtë status falë aktivitetit të tij kriminal, me dokumenta toke false dhe pa asnjë dëshmi për burimin e financimit prej 52 milionë eurosh, dhe Rama ishte ai që i dha nje pjesë të pyllit të Velipojës për të ndërtuar ‘Silver Sand’.

Në fakt një drejtësi e vërtetë sot duhet të hetonte Ramen që ka shpallur investitorë strategjikë kriminelë të këtij kalibri, por në narko-shtet nuk ka drejtësi. Narkoshtet drejtësia është një fjalë boshe që shërben për të mbrojtur krimet e krye-pushtetarit. Pushteti i Ramës është pushteti i Gjokave. Me Ramën kriminelët hyjnë në parlament, me Ramen kriminelët u bënë deputetë, u bënë drejtorë, me Ramën kriminelët u bënë investitorë strategjik dhe kështu u krijua narko-shteti.

Burimi i të gjitha aferave korruptive dhe mafioze ka një kokë, ka një emër dhe ai është Edi Rama, vetëm hetimi dhe arrestimi i narko-kryeministrit mund të godiste narko-shtetin që Shqiperia të shpetojë nga kthetrat e krimit të organizuar.

Partia Demokratike, u deklaron qytetarëve që ne nuk do të reshtim kurrë së përballuri me krimin e organizuar dhe ju garantojmë që njësoj si më parë do të cojmë pas hekurave cdo kriminel, cdo trafikant, cdo bandë. Lufta kundër krimit të organizuar për qeverinë e ardhshme të Parties Demokratike është një prioritet jetik për zhvillimin e vendit.

Etiketa: Klevis BalliuPëllumb Gjoka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

10:43 : 26/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Metamorfoza”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Pëllumb Gjokën, Oltian Bistrin dhe të pandehurit e tjerë

11:42 : 26/05/2025
AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese rrëzon rekursin e Pëllumb Gjokës, nuk i heq sekuestron ndaj tokës në Velipojë

20:31 : 23/05/2025
AKTUALITET

Kanosën gazetaren, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

12:01 : 18/05/2025
AKTUALITET

“Metamorfoza”/ GJKKO ndan dosjen për Pëllumb Gjokën, gjykim i shkurtuar vetëm për 4 të akuzuar

16:32 : 07/05/2025
Para

Vendimi i Gjykatës, motra e 42-vjeçarit: Egli po vritet për herë të tretë

TË GJITHA

Prodhimi në krizë: Bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

08:04 : 27/06/2025

VIDEO/ Pamjet nga zjarri i madh në Ksamil, pranë resortit “Arameras”

07:54 : 27/06/2025

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com