• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Irani mund të sulmojë këtë javë Izraelin

Shtëpia e Bardhë paralajmëron për një sulm të afërt iranian ndaj Izraelit. Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen dhe ushtria izraelite thotë se është në "gatishmëri maksimale".

08:18 : 13/08/2024
në BOTA

Irani mund të ndërmarrë sulme ndaj Izraelit që “këtë javë”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby. “Ne duhet të jemi të përgatitur për një sasi të konsiderueshme sulmesh,” u tha ai gazetarëve, duke shtuar se edhe Uashingtoni mendon sikurse Izraeli se kjo “mund të ndodhë këtë javë”.

Kirby e dha këtë deklaratë pasi Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, zhvilloi bisedime me krerët e Mbretërisë së Bashkuar, të Francës, të Gjermanisë dhe të Italisë, gjatë të cilave ai diskutoi për mundësinë e një armëpushimi në Gazë dhe mënyrat për të shpërshkallëzuar tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John KirbyFotografi: Ken Cedeno/UPI/newscom/picture alliance

Në një deklaratë të përbashkët të bërë të hënën (12.08.) nga Presidenti Biden dhe katër liderët evropianë thuhet: “Ne i kërkojmë Iranit të heqë dorë nga kërcënimet e tij të vazhdueshme për një sulm ushtarak kundër Izraelit dhe diskutuam për pasojat serioze për sigurinë rajonale nëse ndodh një sulm i tillë”.

Izraeli në “gatishmëri maksimale”

Lexo edhe:

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

Do të përfundonte në Izrael, kapet gjysmë ton drogë në Athinë! Ishte fshehur në…

Izraeli po përgatitet për një sulm të madhpas vrasjes së udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniya, muajin e kaluar në Teheran, një ditë pasi gjatë një sulmi izraelit në Bejrut ishte vrarë një komandant i lartë i Hezbollahut.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se Izraeli është në “gatishmëri maksimale” dhe i merr seriozisht kërcënimet iraniane, por se aktualisht nuk ka ndryshime në udhëzimet për mobilizimin e civilëve.

Izraeli është në "gatishmëri maksimale" dhe po përgatitet për një sulm të madh nga Irani
Izraeli është në “gatishmëri maksimale” dhe po përgatitet për një sulm të madh nga IraniFotografi: Gil Cohen Magen/Xinhua/picture alliance

Ndërkohë edhe SHBA-ja po shton me shpejtësi praninë e saj ushtarake në rajon në pritje të një sulmi iranian.

Izraeli as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar se qëndron pas vrasjes së Haniyhas, por qeveria izraelite ishte zotuar më parë se do ta vriste atë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Hamasit për shkak të rolit të tyre në sulmet terroriste të 7 tetorit./DW

Etiketa: Iranizrael

Lajme të lidhura

BOTA

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

15:17 : 17/08/2025
BOTA

Do të përfundonte në Izrael, kapet gjysmë ton drogë në Athinë! Ishte fshehur në…

11:26 : 17/08/2025
BOTA

Shpërthime të forta në zonë, Izraeli godet termocentralin elektrik në Jemen

08:54 : 17/08/2025
BOTA

Organizatat humanitare i drejtohen Izraelit: Ndihmat për Gazën po përdoren si armë lufte, ndaloni pengesat

13:28 : 14/08/2025
BOTA

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

16:09 : 13/08/2025
BOTA

Të paktën 24 persona të vrarë, intensifikohen sulmet izraelite në Gaza

14:33 : 12/08/2025
Para

Del jashtë kontrollit zjarri në Prespë, flakët përfshijnë Parkun Kombëtar

TË GJITHA

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com