• Kontakt
Wednesday, May 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çeçenët rusë të Shqipërisë

13:33 : 12/08/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, SPORT

Nga Genc Pollo

Mes tollovisë fejsbukse se kur është fituar e para medalje olimpike nga ndonjë sportist shqiptar vemendja publike nuk është fokusuar tek fakti i rëndësishëm se për herë të parë gati gjysma e ekipit olimpik të Shqipërisë nuk janë shqiptarë. Tre rusët me origjinë çeçene, të cilët këtë verë përfaqësuan Shqipërinë në Olimpiadën e Parisit, kanë marrë pasaportën shqiptare para pak kohësh dhe janë federuar tek ne sipas rregullave. Kaq mundëson që zyrtarisht ata të mund të kualifikohen në ekipin olimpik.

Por a mjafton vetëm kaq? Nga i tërë informacioni rreth tyre rezulton se lidhja e tre çeçenëve rusë më Shqipërinë është krejt oportuniste: pjesëmarrja nën flamurin kuqezi u ka dhënë atyre mundësinë institucionale të garojnë e të shpalosin talentin sportiv; dhe për fat të mirë të marrin edhe medalje olimpike. Por duke i duartrokitur me gjithë zemër këta tre sportistë për arritjet e duke i uruar sukses në karrierën e mëtejshme sportive nuk mund të mos vërej se ata do të kishin garuar edhe me Turiqinë apo me Portugalinë apo me çdo shtet tjetër që do t’u kishte ofruar një arranzhim më konvenient. Ashtu edhe sikurse më gjasë të ardhmen e tyre nuk do e lidhin me Shqipërinë, jetën në këtë vend apo kulturën shqiptare siç parakushtëzon marrja e pasaportës. Këto nuk i ndryshon as valëvitja e flamurit kombëtar e as demonstrimi me duar i shqiponjës dykrenare në podiumin e medalistëve olimpikë. Madje as shpërthimi online i patriotizmit të cekët e krenarisë folklorike nuk ngre kandar në këtë pikë.

Në kontrast me ekipin e Shqipërisë ai i Kosovës përbëhet vetëm nga sportistë kosovarë ose në një rast me origjinë nga Kosova.

Gjithashtu në kontrast me ekipin e Shqipërisë ekipet e shteteve si Franca e Hollanda vërtet kishin pjesëmarrës e medalistë nga pakicat me origjinë nga kolonitë e dikurshme por ata tashmë janë prej disa brezash qytetarë të integruar e përgjithësisht të asimiluar të këtyre shteteve.

Lexo edhe:

Hakerat rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për t’i vëzhguar ndihmat për Ukrainën

Kurti bie pre e komedianëve rusë, mendoi se po fliste me presidentin letonez: Grenell është gay!

Komercializimi i sportit, që shpesh është antitezë e idealit olimpik, ka sjellë që në shumë klube futbolli e basketbolli në Europë e Shqipëri të funksionojë merkato e sportistëve cilësorë në dëm të përfaqësimit rajonal. Ky fenomen lipset të shqyrtohet me anët e tija negative e pozitive.

Por kur bëhet fjalë për ekipin përfaqësues kombëtar të Shqipërisë do të ishte legjitime të pretendonim që sportistët të kishin një atashim shpirtëror me Gjergj Kastriotin e Ismail Vlorën, të kishin lexuar mundësisht ndonjë varg nga Naimi e Fishta e mbi të gjitha do të zotëronin mirë gjuhën shqipe.

Fatkeqsisht qeveria Rama mendon të kundërtën dhe vepron po ashtu; ; siç dëften ligji i miratuar vjet i cili reduktonte zotërimin e gjuhës shqipe si kusht për të huajt që kërkojnë shtetësinë shqiptare. Fatmirësisht një nga ekceset e rrezikshme të qeverisë Rama në këtë drejtim , shitja masive e pasaportave shqiptare (e njohur si “pasaportat e arta”), e shpallur në v.2019 është bllokuar nga BE.

KM Rama insiston se investimi masiv në sport gjatë dhjetë  viteve të fundit ka sjellë si pasojë edhe suksesin olimpik dhe është i verbër ndaj faktit ironik se medalistët “shqiptarë” në Paris nuk kanë fare lidhje me këtë gjë. Medalja më e hershme e Ymer Pampurit, një tiranas me orgjinë dibrane, është dhënë shumë kohë më parë. Por me iluzionizmin e tij a la Houdini nuk do të qe habi që të merrte meritat edhe për medaljet e v1972.

P. S. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ndaloi pjesëmarrjen e sportistëve rusë në Olimpiadën e Parisit për shkak të agresionit kundër Ukrainës. Dhënia e pasaportës shqiptare sportistëve nga Rusia mund të shihet edhe si artific ndihmues për të anashkaluar sanksionet. Kjo meriton një shqyrtim më vete.

Etiketa: cecenetruseShqiperisë

Lajme të lidhura

BOTA

Hakerat rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për t’i vëzhguar ndihmat për Ukrainën

10:10 : 24/05/2025
BOTA

Kurti bie pre e komedianëve rusë, mendoi se po fliste me presidentin letonez: Grenell është gay!

17:03 : 26/03/2025
AKTUALITET

Rama mbron “korrupsionin”: Nuk duam një drejtësi ruse

10:07 : 26/02/2025
BOTA

Shpërthim në konsullatën ruse në Marsejë/ Moska: Duket si sulm terrorist!

15:56 : 24/02/2025
AKTUALITET

Goditet organizata ruse e pastrimit të parave në Spanjë, mes klientëve dhe shqiptarë

18:59 : 23/02/2025
AKTUALITET

Goditet “foleja” e prostitucionit në Vlorë, në kërkim dy tutoret që shfrytëzonin ukrainaset

14:32 : 07/02/2025
Para

"E pashë të masakruar"/ Motra e Egli Progës: Policia më tha u rrëzua, nuk është vetëm një vrasës

TË GJITHA

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025

Ndërtuesi i njohur i mori milionat e jetës, mësuesi: 16 vite që pres të marr shtëpinë…

22:25 : 28/05/2025

Krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, 19 anëtarë në përbërje

22:24 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com