• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Po notojnë në hale”/ Garat në Senë gjatë Lojërave Olimpike, ekipet tërheqin atletët

16:17 : 06/08/2024
në SPORT

Ujërat e ndotura të lumit Senë në Paris vazhdojnë të krijojnë kaos dhe polemika në Lojërat Olimpike.

Lëvizja e fundit vjen nga Belgjika, e cila vendosi të tërhiqte ekipin në shenjë proteste nga stafeta e triatlonit miks, që u zhvillua dje.

Vendimi u mor për shkak se u sëmur atletja Claire Michel, e cila mori pjesë pak ditë më parë në garat individuale, por shfaqi probleme shëndetësore pas zhytjes në lumë.

Michel mori pjesë në garën e triatlonit për femra të mërkurën e kaluar, duke u renditur në vendin e 38-të. Por sportistja 35-vjeçare belge tani është e sëmurë dhe është detyruar të tërhiqet nga stafeta e përzier. Mediat belge bëjnë të ditur se Michel ka pësuar një infeksion “Escherichia coli”.

Ky është bakteri që vazhdon të pushtojë ujërat e Senës, sidomos pas reshjeve të fundit. Gjatë ditëve të fundit madje ishin përhapur zëra për shtrimin e atletes në spital, por kjo u mohua nga Komiteti Olimpik Belg. Tërheqja e Belgjikës nga gara mikse u shoqërua edhe me një mesazh të fortë:

Lexo edhe:

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri

“Shpresojmë që leksioni të mësohet në kuadër të garave të ardhshme të triatlonit në Olimpiadë. Është një cirk, dhe në këtë atletët janë kukulla”, deklaroi Marten Van Riel, triatlet i Belgjikës. Nga ana tjetër organizatorët parizianë të Lojërave u shfajësuan: “Është Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që vendos nëse mund të garohet në Senë apo jo”.

Ndërkohë, probleme gastroenteriti për shkak të infektimit me “Escherichia coli” kanë shfaqur edhe dy atletët zviceranë, Adrien Brifford e Simon Westermann, të cilët garuan gjatë javës së kaluar.

Por ndryshe nga Belgjika, Zvicra nuk e tërhoqi skuadrën. Për këtë çështje nuk kanë munguar as komentet e ashpra nga politika. Ministri italian i transportit, Mateo Salvini, nuk u kurseu në akuza:

“Të përfundosh në spital sepse noton në një hale është mungesë respekti ndaj sportistëve, të cilët kanë sakrifikuar për muaj me radhë për këtë garë”, u shpreh Salvini.

Ndërkohë një test që synonte të lejonte atletët olimpikë të familjarizohen me notin maratonë në lumin Seine, u anulua të martën për shkak të shqetësimeve për cilësinë e ujit.

World Aquatics mori vendimin për të anuluar stërvitjen në një takim herët në mëngjes, tha zëdhënësi Torin Koos.

Një tjetër test është planifikuar për të mërkurën dhe organizatorët do të vendosin herët atë mëngjes nëse do të vazhdojë, tha Koos. Noti maratonë për femra është caktuar për të enjten, ndërsa meshkujt janë planifikuar të garojnë të premten.

 

Etiketa: lojerat olimpikelumi senandotje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

14:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri

08:21 : 25/09/2025
BOTA

“Zjarret po nxisin ndotjen e ajrit”/ OBM paralajmëron pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin

19:55 : 06/09/2025
BOTA

Nga pyjet e Amazonës te Kanadaja, OKB ngre alarmin: Zjarret masive po nxisin ndotjen e ajrit

20:27 : 05/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Ndotet zona e pishave në Golem! Bashkia e Fisnik Qoses nuk merr asnjë masë

10:12 : 18/08/2025
AKTUALITET

Vendet me ujërat më të pastra në Europë, pse Shqipëria renditet e fundit?

12:25 : 31/07/2025
Para

Vrasja e Ismail Haniyeh, ja kush do të jetë lideri i ri i Hamas

TË GJITHA

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
Screenshot

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:58 : 08/10/2025

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com