• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U ekstradua nga Belgjika/ Gjykata e Posaçme lë në burg Leonard Dukën

10:15 : 05/08/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Leonard Dukën.

Kreu i klanit ‘Duka’, ra në pranga një vit më parë, në shkurt 2023, teksa fshihej në një banesë private në një provincë të Brukselit.

Duka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Së bashku me gjashtë persona të tjerë, ata akuzohen si autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, ish polici Santiago Malko.

Gjithashtu, Duka në bashkëpunim me persona të tjerë, ka planifikuar vrasjen e Ervis Martinajt, ndaj të cilit Santiago Malko ishte krahu i djathtë dhe ka planifikuar vrasjen e Erigers Mihasit apo anëtarëve të tjerë të grupit të tyre.

Lexo edhe:

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

Caktohet data, ja kur do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për Erion Veliajn

  • Kush është Leonard Duka? 

Kujtojmë që Leonard Duka u arrestua në shkurt të 2023 në Belgjikë por qëndroi vetëm disa muaj në arrest, pasi ende nuk kishte marrëveshje për ekstradimin e tij.

Pas megaoperacionit policor, ‘Metamorfoza 2’ ku u zbardhën biseda në Sky Ecc të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje, Duka u shpall sërish në kërkim dhe më 18 maj 2024 u vu në pranga në Belgjikë.

Personazhi i krimit “Leonard Duka” është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë, i arrestuar arrestuar për herë të fundit në vitin 2019 nga një operacion për luftën kundër trafikut të drogës.

Teksa ka qenë në kërkim edhe për një atentat të dështuar më parë. Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka tërhequr më së shumti vëmendjen. Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri dhe njeri me influencë jo vetëm në botën e krimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, mes të cilëve është përmendur edhe ‘Klani Duka’. Por edhe vet Duka shpesh herë ka qenë objektiv eliminimi, teksa u ka shpëtuar disa atentateve i ndihmuar edhe nga lëvizjet e informacionet që merrte brenda strukturës së policisë.

Goditja e tij më e fortë që mundi të bënte ishte eliminimi i ish policit Santiago Malkos, i njohur dhe si një ndër njerëzit më të rëndësishëm të rivalit të tij, Ervis Martinajt. Më tej ai është përfolur edhe si i përfshirë më atentatin ndaj Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës, por në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi, persona që janë sulmuar dhe eliminuar.

Duka u arrestua në Belgjikë më 18 maj 2024 pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhër arresti në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza 2′ ku nga zbardhja e biseda në Sky ECC u zbuluan disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje dosjet e të cilave kishin zënë pluhur në vite.

38 vjeçari, Leonard Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Lexo edhe:

Atentate mafioze/ Si u eliminuan shokët e Ervis Martinajt, “fati” i tij ende enigmë

Etiketa: BelgjikaDukaekstraduagjykata e posacmeLeonard DukaSantiago Malko

Lajme të lidhura

BOTA

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

09:22 : 23/09/2025
AKTUALITET

Caktohet data, ja kur do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për Erion Veliajn

10:42 : 16/09/2025
BOTA

Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës

08:34 : 02/09/2025
AKTUALITET

Afera “5D”/ Kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës

14:42 : 01/08/2025
AKTUALITET

2000 € ryshfet për legalizimin e shtëpisë, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-zyrtarin e Kadastrës Fier

15:08 : 30/07/2025
SPORT

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

14:53 : 23/07/2025
Para

VOA: Numri i zgjedhësve që nuk votuan dot, më i lartë se votat e Tavos

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com