• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vangjel Tavo apo Petro Gjikuria? Himara zgjedh sot kryebashkiakun e ri!

08:37 : 04/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Himara zgjedh sot kryebashkiakun e ri. Kandidati i PS, Vangjel Tavo dhe ai i PD-së, Petro Gjikuria janë në garë “kokë më kokë” për të fituar mandatin e kreut të Bashkisë Himarë.

23.074 qytetarë të Himarës janë thirrur t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur mes dy kandidatëve. Në total janë 36 qendra, votimi është hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00.

Qytetarët e parë himariotë u janë drejtuar kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre për kryebashkiakun e ri.

Ndërkohë shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit u përfundua ditën e djeshme. Përmes një reagimin në “X”, Celibashi bën me dije se janë shpërndarë në çdo pikë kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.

“Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit. Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit. Ditën e dielë,  gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t’u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë”, njoftoi Celibashi.

Lexo edhe:

SKANDALI/ Kullë 27 katëshe në qendër të Tiranës, “Bregu sh.a.” lë qytetarët çdo natë pa gjumë (VIDEO)

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës në votimet e 14 Majit 2023, Fredi Beleri ndodhet në qeli i dënuar me 2 vite burg për blerje votash, ndërsa mandati i tij u shpall i pavlefshëm nga KQZ.

Ndërkohë ish-kryebashkiaku i PS, Jorgo Goro gjithashtu u arrestua për “Shpërdorim të detyrës”, ndërsa SPAK sekuestroi pasuritë e tij.

  • Nis me probleme procesi i votimit

 Zgjedhjet në Himarë po vazhdojnë në mënyrë të qetë, edhe pse shumë pak po bën procesi që ka nisur. Por jo të gjitha qendrat e votimit janë hapur, pasi në 9 prej tyre ende ska nisur votimi.

Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t’i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

  • Probleme në dy qendra votimi, pezullohet përkohësisht votimi në Himarë fshat

Në dy qendra votimi në fshatin Kuç në Himarë nuk ka nisur ende votimi (ora 08:12) Bëhet me dije se shkak bë fakti se nuk ishin bërë gati kutitë e pajisjeve Pei, që bëjnë identifimin elektronik. Pritet që procesi i votimit të nisë 30 minuta me vonesë. Ndërkohë në QV 4590/01 u bë afishimi i listave sot në orën 08:00.

Gjithashtu bëhet me dije se komisionerët zgjedhore kanë pezulluar procesin e votimit në Himarë fshat. Kjo pasi qytetarët kanë shkuar për të votuar me karta identiteti i skaduara, ndërkohë që ligji e lejon këtë. Por komisionerët, e kanë pezulluar votimin deri në një moment të dytë.

  • Rama shtoi numrin e zgjedhësve në Himarë

Sa i takon zgjedhësve në krahasim me vitin 2023 kemi 252 zgjedhës më shumë. Nga viti 2021 deri në 2023 kur del lista për zgjedhjet vendore rezultuan 8 votues më pak ndërkohë para një viti deri më sot kemi 252 më shumë dhe 331 transferime nga bashkitë e tjera jo vetëm për të jetuar por edhe për të votuar.

Kemi 119 zgjedhës pa adresë banimi që do t’u jepet mundësia për të votuar. Mundësi që nuk i mohohet për shkak të kushtetutës.

Vetëm për 5 ditë nga shpallja e dekretit janë transferuar 93 qytetarë me të drejtë vote, por duhet të hetohet nëse mund të kemi sërish.

“Nga 311, 90 janë nga kryeqyteti, si edhe nga Vlora kanë lëvizur brenda këtij harku kohor”, deklaruan për median përfaqësuesit e opozitës.

  • Policia plan masash

Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 52 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit.

Policia ndër të tjera u ka bërë apel qytetarëve dhe subjekteve të përfshira në këtë proces, që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera.

“Është miratuar nga KQZ-ja lista e punonjësve të Policisë që do të angazhohen në procesin zgjedhor. Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 52 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit. Në këtë kuadër, apelojmë për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera. Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e drejtuesit të pushtetit lokal të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt”, njoftoi policia.

Etiketa: HimaraKryebashkiakPetro Gjikuriaqytetarëtvoton

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SKANDALI/ Kullë 27 katëshe në qendër të Tiranës, “Bregu sh.a.” lë qytetarët çdo natë pa gjumë (VIDEO)

21:07 : 21/07/2025
AKTUALITET

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

20:06 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

13:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës: Nuk zbatojmë urdhrat për shkarkime

17:38 : 11/07/2025
AKTUALITET

Jo vetëm drejtorët/ Rama do “kokat” e nënkryetarëve të bashkive, mesazh edhe kryetarëve

17:21 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit

18:19 : 20/06/2025
Para

Këmbimi valutor 4 gusht/ Çfarë po ndodh sot me euron dhe dollarin

TË GJITHA

Dinamo favoriti i vetëm, superkompjuteri “eliminon” dy ekipe shqiptare nga Liga e Konferencës

17:57 : 22/07/2025

Vazhdon “telenovela” Shabani-Lapaj: S’dua më të bëhem deputet

17:51 : 22/07/2025

Zjarret në Kosovë shkaktojnë dy viktima, mbi 320 vatra në javën e fundit

17:50 : 22/07/2025

Kapet jahti me emigrantë të paligjshëm në Kanalin Anglez, 4 shqiptarë pasagjerë

17:33 : 22/07/2025

Tirana, rrethimi dhe siguria mbajnë peng rikthimin e klubit në “Selman Stërmasi”

17:31 : 22/07/2025

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret në Greqi, pilotët dalin me not

17:29 : 22/07/2025

Goditi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari në Vlorë

17:26 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com