• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Dialogu Kosovë-Serbi/ Shpresat te ndërmjetësuesi i ri, BE-së i kërkohet ta shtojë presionin

22:27 : 04/08/2024
në RAJONI

Marrëveshjet e arritura nga Kosova dhe Serbia në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, vazhdojnë të mos gjejnë zbatim edhe më tej.

Njohës të këtij procesi nuk presin rezultate drejt implementimit të tyre deri vitin e ardhshëm. Sipas tyre, vetëm pas zgjedhjes së ndërmjetësuesit të ri të këtij procesi, mund të ketë rezultate në dialog.

Tryeza e diskutimeve në Bruksel e cila vuri përballë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë këtij viti nuk solli rezultate.

Dakordime pati, por jo edhe veprime që çojnë drejt normalizimit, e as zbatim të marrëveshjeve të arritura më parë.

Lexo edhe:

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

LDK dorëzon vendimin e Supremes në Prokurori, kërkon hetim penal për qeverinë

Njohës të këtij procesi nuk presin rezultate në dialog para shkurtit të vitit të ardhshëm.

Dritëro Arifi, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, tha për RTK se duke e parë gjendjen në BE dhe SHBA nuk pret se do të ketë diçka para shkurtit të vitit 2025. Ai tha se pala serbe po heziton.

Sipas politologut Fidan Ukaj, implementimi i marrëveshjeve mes dy shteteve mund të arrihet vetëm kur të zgjidhet ndërmjetësuesi i dialogut.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të tregohet po ashtu më i ashpër me Serbinë.

Sipas Dushan Janjiqit, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i mbushur me sfida dhe joefikasitet në zbatimin e asaj që është rënë dakord.

Sipas tij, situata aktuale kërkon një ripërcaktim të qasjes së BE-së dhe SHBA-së.

“Mandati i të dërguarit evropian u zgjat deri në fund të janarit, për shkak të mosmarrëveshjeve për emrin e ri dhe nevojës qe Brukseli të ridefinojë politikën për shumë çështje, përfshirë Kosovën. Për SHBA-në, çështja është ndryshe. Administrata amerikane mund të dalë me një politikë të re vetëm në shkurt, me kusht që të ketë një ndryshim. Përndryshe, politika mbetet e njëjtë”, ka thënë Janjiq për RTK.

Janjiq pret që Shtetet e Bashkuara të vazhdojë të përqendrohen në çështjet e sigurisë rajonale, ku prioritet është çështja e sulmit të Banjskës, por edhe problemet në Bosnjë e Hercegovinë.

“Me seriozitet do te punohet deri në janar, sepse ka detyrime që janë marrë, e qe janë shumë të rëndësishme për Amerikën, dhe mund te jene edhe tema e zgjedhjeve atje, nëse çështjet në terren siç është Banjska, nuk adresohen në mënyrë adekuate. Po ashtu, Dodik dhe Republika Serbe, të cilat po bëhen kërcënim dhe sfidë e drejtpërdrejtë për kredibilitetin e SHBA-së si garantues i paqes në Bosnje-Hercegovinë. Prandaj, pres që metodologjia të jetë serioze, dhe objektivisht Amerika duhet dhe do të presë BE-në”, ka shtuar Janjiq.

Janjiq pret që nga janari, pas zgjedhjeve në SHBA dhe me të dërguarin e ri evropian, duhet të përgatitet një paketë e metodologjisë së re për dialog. Thelbi i të cilit do te jetë efikasiteti.

Që nga viti 2011 Kosova dhe Serbia patën arritur një sërë marrëveshjesh, përfshirë këtu atë për lirinë e lëvizjes, energjinë, regjistrin civil, marrëveshje për drejtësi e rivitalizim të urës së Ibrit, e cila u ratifikua në Kuvend në vitin 2013.

Në vitin 2023 u arrit edhe marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve, por e cila edhe më tej nuk po gjen zbatim. / TELEGRAFI

Etiketa: albin kurtiAleksander Vucic

Lajme të lidhura

BOTA

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

16:44 : 20/07/2025
RAJONI

LDK dorëzon vendimin e Supremes në Prokurori, kërkon hetim penal për qeverinë

13:21 : 16/07/2025
RAJONI

Protestuesit ‘ultimatum’ Vuçiçit: Zgjedhje të parakohshme parlamentare ose mosbindje civile

09:31 : 14/07/2025
RAJONI

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

09:04 : 13/07/2025
RAJONI

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

08:11 : 13/07/2025
RAJONI

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

17:09 : 06/07/2025
Para

Më 11 gusht, spektakël në qiell nga shiu Perseid

TË GJITHA

Lirohen të arrestuarit e “Delvina Gas”, një sekser izraelit dyshohet si orkestruesi

23:24 : 29/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 30 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 29/07/2025

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

22:50 : 29/07/2025

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025

Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë

22:49 : 29/07/2025

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

22:40 : 29/07/2025

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com