• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rinisin në paligjshmëri punimet për HEC-in në Thirrë të Mirditës

09:24 : 01/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Megjithëse u janë pezulluar punimet për paligjshmëri, makineritë e kompanisë “Sang 1” janë rikthyer ditët e fundit në Thirrë të Mirditës për të vijuar punimet për ndërtimin e hidrocentralit në këtë zonë.

Ato u pikasën nga banorët, të cilët prej pesë vitesh kundërshtojnë punimet përmes protestave dhe nisjes së proceseve gjyqësore.

“Nga kjo çështje ne nuk do të lëvizim deri sa të na marrë zoti shpirtin. Jemi në të drejtën tonë, prandaj i lutem edhe njëherë shtetit tonë, Kryeministrit, ministrit të Brendshëm, krimit ekonomik, të mos na sorollatin, por të vijnë dhe të na sjellin një vendim. Ose jemi ne të paligjshëm, ose të marrin masa të na e heqin ne si popull këtë paligjshmëri se ne besimin te shteti e kemi”,- u shpreh Ndue Prenga, banor i zonës.

Në shtator të vitit 2023, zyra përmbarimore Lezhë pezulloi punimet për hidrocentralin. Pasi panë makineritë në terren, banorët iu drejtuan sërish kësaj zyre , e cila u shpreh se pezullimi i punimeve prej saj është ende në fuqi.

“Në Zyrën e Përmbarimit Lezhë nuk është regjistruar deri më tani asnjë vendim gjykate që ka vendosur anulimin e veprimeve tona përmbarimore ndaj Shoqërisë “Sang 1” shpk. Përsa i përket vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 16.11.2023, e cila ka vendosur “prishjen e vendimit nr.152 datë 15.06.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe kthimin për rishqyrtim në po atë gjykatë me të njëjtin trup gjykues, ju bëjmë me dije se akoma nuk kemi një vendim të kësaj gjykate e cila na jep kompetencë ligjore për të anuluar veprimet përmbarimore”,- tha në përgjigjen e saj Zyra Përmbarimore Lezhë.

Lexo edhe:

Banorët e Lenies në Gramsh në protestë: Punimet për hidrocentralet na lanë pa rrugë dhe ujë!

Ndërtimi i HEC-it në Kaçinar, banorët protestë para zyrës së Ballukut: Po na vjedhin ujin!

Sipas Pashk Bajraktarit, banor i zonës, punimet po kryhen në mënyrë të paligjshme.

“Kemi ardhur në vendin e ngjarjes që quhet përroi i Qarrit ku po punohet në mënyrë të paligjshme. Ne banorët e tre fshatrave kemi një vendim të zyrës përmbarimore që firma “Sang sh.p.k” punon në mënyrë të paligjshme. Prandaj, ju lutemi institucioneve shtetërore që të marrin masë për këtë paligjshmëri”,- u shpreh Bajraktari.

Banorët kanë konstatuar se përpos nisjes së punimeve ata kanë prekur edhe tubacionet e ujit të pijshëm.

“Këta jo vetëm kanë vijuar punimet e paligjshme, por kanë prishur edhe ujësjellësin e fshatit. Kanë prishur vijat e ujit që janë që në vitin 1, jazet e ujit, kanë prishur bazamentet e mullinjve dhe sot shikoni këtu një tubacion që ka furnizuar fshatin poshtë me ujë të pijshëm nga lart dhe e kanë prishur. Pra kjo kompani vazhdon punimet në mënyrë të kundërligjshme, në kundërshtim në vullnetin e popullatës”,- u shpreh Besnik Paci.

Banorët i janë drejtuar institucioneve vendore dhe qendrore për të reaguar dhe marrë masa për situatën.

“Kemi lajmëruar Policinë e Shtetit, drejtorinë e policisë së qarkut Lezhë, sektorin e krimit ekonomik. Kemi lajmëruar me shkresë komisariatin e policisë Rrëshen. Kemi lajmëruar me shkresë, bashkinë Mirditë, IMT-në Mirditë, njësinë administrative Fan të Mirditës. Të gjitha këto kanë qenë prezent ditën kur zyra përmbarimore i ka bllokuar punimet”,-tha Besnik Paci.

Rezistenca e banorëve ndër vite

Banorët e fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebë, të ndodhura në afërsi të “Rrugës së Kombit”, si pjesë e njësisë administrative Fan në bashkinë Mirditë, protestuan në prill të vitit 2021 kundër ndërtimit të dy hidrocentraleve dhe një fabrike uji.

Kompania që po ndërtonte HEC-in në Thirrë të Mirditës, “Sang 1” SH.P.K mori licencën me një vendim të 26 qershorit të vitit 2019 për aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike për një afat 5-vjeçar.

Banorët nuk u thirrën në dëgjesa publike asokohe nga kompania. Mes të tjerash ata denoncuan edhe faktin se kompania kishte falsifikuar firmat e tyre.

Në shkurt të 2023-it, gjykata administrative e shkallës së parë në Tiranë e konsideroi të pavlefshëm vendimin për ndërtimin e hidrocentralit në fshatin Thirrë të Mirditës.

Edhe pse një çështje në proces gjykimi, punimet vijonin dhe si rrjedhojë edhe shfrytëzimi i burimeve ujore të zonës.

Banorët iu drejtuan gjykatës administrative për shfuqizimin e lejes për përdorim të burimeve ujore, të dhënë nga Këshilli i Basenit Ujor Mat. Mirëpo, gjatë procesit gjyqësor lejet e shfrytëzimit të burimeve ujore e përfunduan afatin dhe gjykata arsyetoi se nuk mund të shfuqizonte një akt që nuk ka më fuqi.

Në mars të vitit 2022, ata i drejtuan një kërkesë prefektit të qarkut Lezhë, Këshillit të Basenit Ujor Mat, bashkisë Mirditë dhe njësisë administrative Fan, ku kërkuan pajisjen e njësisë administrative Fan me leje për përdorim të burimit ujor për ujë të pijshëm, për vaditje dhe për blegtori.

Kjo kërkesë sipas banorëve nuk u mor parasysh, pasi institucionet e rinovuan lejen e përdorimit të ujit ndaj shoqërisë “Sang 1 sh.p.k”, gjatë kohës që çështja ishte në gjykim.

Në shtator të 2023-it, zyra e përmbarimit në Lezhë zbatoi vendimin e gjykatës administrative të apelit të datës 15 qershor të 2023 për pezullimin e punimeve për HEC-in dhe për fabrikën e përpunimit të ujit.

Në shkurt 2024, kompania rifillon punimet me arsyetimin se ka një vendim të Gjykatës së Lartë për të kthyer për rishqyrtim vendimin e gjykatës së apelit që pezulloi punimet. Por ky vendim, ashtu sikurse të tjera dokumente ligjore nuk i janë venë në dispozicion bashkisë Mirditë, banorëve dhe zyrës përmbarimore Lezhë.

Në mars 2024, banorët ngritën një çadër në formë proteste për të kundërshtuar vijimin e punimeve për këtë hidrocentral./ Citizens Channel

Etiketa: HEChidrocentraliMirditëspunimesang 1thirre

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banorët e Lenies në Gramsh në protestë: Punimet për hidrocentralet na lanë pa rrugë dhe ujë!

22:16 : 09/05/2025
AKTUALITET

Ndërtimi i HEC-it në Kaçinar, banorët protestë para zyrës së Ballukut: Po na vjedhin ujin!

11:41 : 02/05/2025
AKTUALITET

Punimet e Rakip Sulit “zhveshin” shtëpitë dhe tualetet e banorëve në Kamëz

14:43 : 26/03/2025
AKTUALITET

HEC-i u dëmton banesat, nuk verifikohen dëmet për banorët në emigrim

21:41 : 20/03/2025
AKTUALITET

Një pjesë e Unazës së Tiranës do të bllokohet për dy netë me radhë, ja datat dhe orari

14:46 : 07/03/2025
AKTUALITET

Shembja e digës në HEC e Sasajt, KLSH: Institucionet nuk kryen asnjë kontroll

11:05 : 19/02/2025
Para

Nuk deklaruan sigurimet e lojtarëve, Prokuroria dërgon në gjyq Refik Halilin dhe Tiranën

TË GJITHA

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë të mbyllura më 15-16 maj

11:04 : 14/05/2025

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

10:45 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Tiranë/ Vdesin dy të rinj, njëri 23 dhe tjetrit 18 vjeç

10:40 : 14/05/2025

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com