• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Poloni, shënohet 80 vjetori i Kryengritjes së Varshavës

21:15 : 01/08/2024
në BOTA

Presidentët e Polonisë dhe Gjermanisë nderuan të enjten polakët e vrarë nga Gjermania naziste gjatë Kryengritjes së Varshavës, të vitit 1944, në ceremoninë e 80 vjetorit të revoltës së shtypur nga nazistët.

Ndërsa Polonia shënonte këtë përvjetor të enjten, u njoftua edhe për vdekjen e të mbijetuarës më të moshuar të kësaj kryengritjeje, 106 vjeçares Barbara Sowa.

Ndërsa kanë mbetur pak të mbijetuar për të marrë pjesë në këtë përvjetor, ceremonia ishte një kujtim prekës i ndarjes nga jeta të brezit që sakrifikoi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti polak Andrzej Duda dhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier qëndruan së bashku, me kokat e përkulura, për të kujtuar ato ditë të gushtit të vitit 1944. Ata bënë homazhe për Masakrën Wola, vrasjen masive të civilëve të qarkut Wola të Varshavës, të kryer nga gjermanët nga 5 deri më 12 gusht 1944.

“Ata u nxorën nga shtëpitë dhe banesat e tyre, shtëpitë e tyre u dogjën dhe ata vetë u qëlluan në rrugë dhe trupat e tyre u dogjën. Disa ton hi u mblodhën në rrugët dhe sheshet e Wolas të cilat më pas u vendosën në një varr të përbashkët”, tha Presidenti Duda.

Lexo edhe:

Hakerët rusë shënjestrojnë spitalet polake dhe furnizimin me ujë të qyteteve

Alarm në Poloni, dron mbi ndërtesat qeveritare/ Arrestohen dy bjellorusë

Koka e ulur e presidentit gjerman dhe gjestet e tjera simbolike sinjalizuan pendesë për krimet e atëherëshme të vendit të tij.

“Fakti që zoti Steinmeier vendos kurorë, përkul kokën, ulet në gjunjë përpara kryqit përkujtimor, duhet respektuar”, tha Presidenti Duda ndërsa fliste për pushtimin brutal nga viti 1939 deri më 1945.

Polonia vuajti shfarosjen e miliona qytetarëve të saj, të krishterë dhe hebrenj si dhe shkatërrimin pothuajse të plotë të kryeqytetit të saj.

Kryengritja e Varshavës filloi më 1 gusht 1944 nga një grup që funksiononte me urdhra të qeverisë polake në mërgim, me seli në Londër.

Qëllimi ishte të çlirohej kryeqyteti nga pushtuesit gjermanë dhe të merrnin kontrollin mbi vendin para avancimit të ushtrisë sovjetike. Moska, e cila kishte qëllim që të sundonte Poloninë pas luftës, nuk dërgoi ndihmë dhe mbajti forcat e saj të vendosura në anën tjetër të Lumit Vistula, ndërsa Varshava digjej dhe përgjakej.

Nazistët, të cilët kishin një ushtri më të fortë dhe më shumë armatime ndaj polakëve, vranë 200 mijë luftëtarë dhe civilë dhe rrafshuan qytetin për hakmarrje.

Sot, kryengritja kujtohet nga polakët si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë të përpjekjeve për pavarësi, shpesh kundër Rusisë./VOA

Etiketa: 80 vjetoripoloniVarshave

Lajme të lidhura

BOTA

Hakerët rusë shënjestrojnë spitalet polake dhe furnizimin me ujë të qyteteve

15:35 : 17/09/2025
BOTA

Alarm në Poloni, dron mbi ndërtesat qeveritare/ Arrestohen dy bjellorusë

21:44 : 15/09/2025
BOTA

Sirena alarmi në Poloni, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër/ PAMJE

19:06 : 13/09/2025
BOTA

Rubikoni i Moskës: Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, test për NATO-n

08:42 : 11/09/2025
BOTA

NATO reagon pas incidentit me dronët rus në Poloni: Do mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

14:33 : 10/09/2025
BOTA

Polonia në alarm pas rrëzimit të dronëve rusë! Bjellorusia: Hynë aksidentalisht

10:59 : 10/09/2025
Para

Aksident në autostradën Levan - Tepelenë, humb jetën shoferi i "Benz-it"

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com